- Me shkruaj një leter…
- Prokuroria Themelore në Gjilan: 12 aktakuza ndaj 12 personave për vepra të ndryshme penale
- E ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi përçarjet politike
- Vazhdojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës në Kabash të Vitisë
- Prokuroria e Gjilanit ngre pesë aktakuza ndaj gjashtë personave për vepra të ndryshme penale
- Kryetari Rahimaj prezantoi punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026
- Policia: 2 viktima në aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 500 gjoba të shqiptuara në 24 orët e fundit
- Diell dhe temperatura të larta gjatë ditës së sotme
Author: admin
Kryetari Haliti ndan mirënjohje për personelin shëndetësor dhe familjet që kontribuuan gjatë luftës
Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore për ngjarjet tragjike të 15 prillit 1999 në fshatin Skifteraj të komunës së Vitisë, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti priti në takim një grup të veçantë të punonjësve shëndetësorë, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, në ofrimin e shërbimeve mjekësore për të plagosurit dhe të prekurit nga lufta në veçanti në këtë ofensivë. Për kontributin e tyre, kryetari Haliti ndau mirënjohje për: • Dr. Rrahim Avdiu • Dr. Jashar Ramadani • Dr. Sadik Rashiti • Dr. Besnik Zeqiri • Infermierët: Musli Haxhiu, Adifete Halili, Feime Sylejmani, Fitore…
Është mbajt trajnim lidhur me rolin dhe përgjegjësitë e grupeve punuese në dëgjimet buxhetore, dokumentimin dhe raportimin e konsultimeve me qytetarët, vlerësimin dhe kategorizimin e kërkesave qytetare, sigurimin e përputhshmërisë me prioritetet komunale dhe kornizat ligjore, rritjen e pjesëmarrjes qytetare, me theks të veçantë ngritjen e cilësisë së planifikimit të përgjegjshëm gjinor dhe përfshirjen e grupeve të margjinalizuara. Ky takim i realizuar në kuadër të projektit DEMOS ka për synim përmirësimin e performancës së komunave në qeverisje, menaxhim dhe shërbime duke kontribuar në rritjen e kënaqshmërisë së qytetarëve dhe angazhimin në procesin e planifikimit të buxhetit. Në këtë takim ishin…
Sipas asaj që është raportuar në polici, thuhet se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, rast ky që është cilësuar si vrasje në tentativë “Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, njofton policia. Rasti është duke u hetuar./GJILANI INFO/
Në një kohë kur numri i futbollistëve shqiptarë në ligat evropiane është në rritje, figura të tjera si trajnerët dhe gjyqtarët janë ende të rralla. Një ndër përjashtimet është Granit Maqedonci, 36-vjeçari me origjinë nga Prishtina, i cili po lë gjurmë të rëndësishme në elitën e futbollit suedez, shkruan KOHA, transmeton albinfo.ch. Maqedonci ka drejtuar tashmë 112 ndeshje në Allsvenskan, ligën më të lartë suedeze, duke u bërë një prej emrave më të njohur në arbitrazhin e vendit nordik. Ndeshjen e tij të 112-të e kishte të dielën, kur ndau drejtësinë në takimin Sirius – Brommapojkarna, në xhiron e tretë të kampionatit.…
Emërimi i Demo Berishës si kandidat për Ministër të të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave është një fyerje për qytetarët shqiptarë në Luginë, për familjet tona, për historinë dhe sakrificën tonë kolektive. Ky emërim nuk është përfaqësim, por një përpjekje e ulët për të krijuar një iluzion për bashkëjetesë dhe barazi, ndërkohë që realiteti në terren është krejtësisht ndryshe. Demo Berisha nuk përfaqëson shqiptarët e Luginës së Preshevës–ai është zëri i atyre që kanë ndërtuar karrierë mbi mohimin e identitetit tonë, mbi heshtjen për padrejtësitë që na bëhen çdo ditë. Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kërkohet përfaqësim autentik,…
Në agun e 15 prillit 1999, forcat serbe ia mësynë Zhegocit me një arsenal të paparë ndonjëherë. Ishte ora 05:30 minuta kur kolona të shumta ushtarësh dhe arsenal i shumtë ushtarak serb rrethuan fshatin nga të gjitha drejtimet. Në përleshjen mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave armike për disa orë, në altarin e lirisë ranë 8 ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë. Po të njëjtën ditë në fshatin Sllovi nga dora e armikut serb u vranë 49 civilë të pafajshëm shqiptarë.
Kryetari Hyseni: Parku Baja, prej një hapësire me mbeturina, është kthyer në një prej vendeve më të bukura të qytetit
Parqet, hapësirat gjelbëruese dhe rekreative po i shtohen Komunës së Gjilanit, përkatësisht qytetit. E njëra ndër hapësirat më të mëdha rekreative tanimë është “Parku “Baja” në zonën urbane me rreth dy hektarë e cila po që ka një pamje të bukur, ofron edhe të gjitha kushtet për rekreacion. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se, parku Baja, është kthyer në një prej vendeve më të bukura të qytetit. Me 17 mijë m² hapësirë për me u çlodh, luajt e socializu. I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se parku ka gjithçka: fushën e basketbollit, atë të tenisit, tavolina…
FFK dhe Komuna e Gjilanit nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për ndërtimin e fushës së futbollit
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka nënshkruar sot një tjetër Memorandum Bashkëpunimi që ka të bëjë me ndërtimin e fushave të futbollit. Projekti i radhës është me Komunën e Gjilanit. Nënshkrimi i Memorandumit është bërë nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, teksa investimi në ndërtimin e fushës do të jetë i përbashkët me Komunën e Gjilanit. “Ndërtimi i fushës së re në Gjilan vjen si pjesë e programit të FFK-së “Çdo 45 ditë një fushë futbolli”, që synon përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në çdo cep të vendit”. “Fusha e…
Arsim Kastrati Një ndër dëmet më të mëdha që i janë bërë Kosovës pas lufte është dështimi i shfrytëzimit të thëngjillit, me të cilin nëntoka e saj është shumë e pasur. Ky dëm u bë në rend të parë nga politikanët e saj shkurtpamës dhe egoist, nga ndërkombëtarë të cilëve s’mund t’ua zëmë për të madhe pse s’u kujdesën për mirëqenien e vendit tonë por, edhe nga një dorë e papjekur e shoqërisë civile, e etur për protagonizëm dhe shërbëtore e politikës dhe tregtarëve matrapaz. Episodi më i pafat i këtyre zhvillimeve të pafavorshme për zhvillimin dhe fuqizimin energjetik të…
Policia e Kosovës, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan (NJRHKEK-Gjilan), gjatë zhvillimit të hetimeve, ka siguruar prova të besueshme se i dyshuari mashkull kosovar si person i autorizuar, me rastin e aplikimit në një aktivitet të prokurimit, me qëllim të mashtrimit si dhe ndikimit në vendimin në procedurën e vlerësimit, ka paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme apo të falsifikuara, për t’i plotësuar kërkesat, në mënyrë që të përfitojë kundërligjshëm në fonde publike sipas ofertës së çmimit nga shuma e përgjithshme e vlerës së parashikuar prej (katërqind mijë) 400,000,00 euro. Me këtë rast nga…

