Author: admin

Në këtë shkollë, pos rivitalizimit është duke u ndërtuar edhe palestra sportive. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot fshatin Sllatinë të Epërme, ku po zhvillohen punimet në rivitalizimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Nijazi Rexhepi”. Pra, në kuadër të projektit të Fondit të Kosovës për Efiçiencën e Energjisë (FKEE) dhe përfshin ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturën e shkollës. Në këtë shkollë po ndërtohet edhe palestra sportive shkollore. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, po punon në krijimin e kushteve më të mira për mësim për nxënësit dhe mësimdhënësit, jo vetëm…

Read More

“Provinca” me regji nga Ard Islami, Teatri i Mitrovicës “Muharrem Qena”. “Provinca” nuk është thjesht një komedi – është një pasqyrë e guximshme e jetës politike dhe sociale, e mbushur me personazhe e situata që, megjithëse shpesh absurde, janë të njohura për secilin prej nesh. Në këtë shfaqje, do të qeshim me realitetin, me hipokrizinë dhe paradokset e pushtetit, me premtimet boshe dhe me lojërat e politikës që i njohim aq. Kjo komedi shkon përtej të qeshurës – është një ftesë për reflektim dhe diskutim mbi gjendjen e shoqërisë sonë. Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj ngjarjeje artistike që…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim koordinues përfaqësuesit e Organizatës “Swisscontact”, në kuadër të projektit FEGO, me qëllim të diskutimit dhe prezantimit të projektit të turizmit që synon të promovojë resurset turistike të kësaj komune. Gjatë këtij takimi u prezantua vazhdimi i marrëveshjes së mëhershme të bashkëpunimit mes Komunës së Vitisë dhe Organizatës “Swisscontact”, me fokus të veçantë në dizajnimin dhe zhvillimin e brendit turistik të Komunës së Vitisë. Një nga komponentët kryesorë të këtij projekti është edhe ndërtimi dhe promovimi i shtegut turistik që lidh famullinë e Stubllës me atë të…

Read More

Po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në ndërtimin e objektit të Stacionit të Autobusëve në Gjilan. Tashmë kati përdhes është drejtë përfundimit dhe pritet të vazhdoj ndërtimi i katit të parë. Për të parë ecurinë e punimeve, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike Kushtrim Ibrahimin. “Stacioni i Autobusëve në Gjilan, po merr formë, më shpejt se që ishte paraparë”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se njërin ndër projektet më të mëdha që po punojnë është edhe Stacioni i Autobusëve, ku është duke u përgatit pllaka e dytë…

Read More

Në kuadër të përkushtimit për avancimin e fushave të Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim dhe kërkim shkencor, është mbajtur takimi Kick-off i projektit të ri ndërkombëtar CoVE STEM Europe. Ky projekt synon ndërtimin e një rrjeti të qëndrueshëm evropian të qendrave të kompetencës në STEM dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, arsimit profesional dhe industrisë në vende të ndryshme evropiane. Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, si partner i këtij projekti të rëndësishëm, ishte i përfaqësuar në këtë takim nga Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Rektor i…

Read More

Në tërë territorin e Kosoves janë shqiptuar 2 mijë e 129 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur ligjin. Në raportin e fundit te policise prej 24 oresh bëhët e ditur se kan[ ndodhur 74 aksidente trafiku, 24 me lëndime dhe 50 me dëme materiale. Nderkaq, brenda kësaj kohe janë arrestuar 16 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /GJILANI INFO/

Read More

Me rastin e ditës Ditës Ndërkombëtare e Tokës sot në Viti, nga institucionet komunale të udhëhequra nga kryetari i komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, pjesëtarë të KFOR-it amerikan, pjesëtarë të policisë, drejtorë të drejtorive e zyrtarë komunal, punonjës të institucioneve arsimore, punonjës të kompanisë së pastrimit “Eco Higjiena”, Njësisë së zjarrfikësve dhe të tjerë janë mbjellur lule dhe drunjë dekorativ në parkun e qytetit dhe në disa pjesë tjera të qytetit në Viti. Aktivitetet kanë filluar nga parku i qytetit, ndërsa kryetari Haliti u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtjen e ambientit. Ai…

Read More

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 -12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gardë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Read More

Drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani, po merr pjesë në konferencën ku u publikua analiza mbi “Planifikimin Strategjik, Zhvillimin e Projekteve dhe Menaxhimin e Kontratave”. Në këtë aktivitet ishin përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe ekspertë të fushës, ku u diskutuan praktikat më të mira dhe sfidat në menaxhimin e ciklit të plotë të projekteve – nga planifikimi strategjik e deri te zbatimi dhe mbikëqyrja e kontratave. Pjesëmarrja në këtë konferencë është një mundësi e mirë për shkëmbim përvojash dhe forcim të kapaciteteve institucionale në funksion të rritjes së efikasitetit në zhvillimin ekonomik lokal.…

Read More