- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Pas shumë vitesh padrejtësi, sot është marrë vendimi për Stadiumin e Gjilanit, që të gjithë po e presin me padurim. Vendimi i OSHP-së i hap rrugë realizimit të këtij projekti madhor. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se tashmë nuk ka më dilema: procedurat ecin përpara dhe Gjilani do ta ketë stadiumin që i takon, sipas standardeve të UEFA-s, ashtu siç kemi premtuar! “Ne nuk ndalemi. Për krenarinë tonë, për qytetin e sportit e sportistëve, shihemi së shpejti në stadium”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se është edhe një lajm i mirë. “Projekti i stadiumit…
Sot në fshatin Letnicë të Vitisë, komuna e Vitisë ka ndarë pako ushqimore për komunitetin kroat të fshatit Letnicë dhe fshatrave për rreth. Me këtë rast i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili u interesua për gjendjen e këtij komuniteti dhe ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e këtij komuniteti për të mësuar më shumë rreth kushteve dhe nevojave të tyre. Përndryshe në fshatin Letnicë dhe disa fshatra përreth jeton një numër i vogël i komunitetit kroat, shumica e të cilëve janë individë të moshuar. Pjesa tjetër e banorëve të këtij komuniteti u shpërngulën gjatë…
Sot, kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Vërnakollë të Vitisë. Me këtë rast, kryetari i komunës, Sokol Haliti, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, vizituan nga afër procesin e realizimit të këtyre punimeve. Në këtë vizitë, kryetari Haliti theksoi se ky projekt është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të fshatit Vërnakollë, i cili, ndonëse pothuajse është boshatisur, tani po përfiton nga investimet infrastrukturore të realizuara nga komuna e Vitisë dhe Ministria e Infrastrukturës. “Po vizitojmë sot punimet në asfaltimin e rrugës së Vërnakollës, që është një fshat pothuajse i boshatisur. Megjithatë, me krijimin e…
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës takoi ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Fehmi Hoti me bashkëpunëtor, takoi ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë z. Jonathan Hargreaves. Ambasadori z. Hargreaves u prit në një takim të ngrohtë nga Zv.drejtori Hoti, me të cilin ndau informacione mbi situatën e sigurisë në Kosovë, përfshirë situatën në veri të vendit, si dhe për punën e angazhimin e Policisë së Kosovës, si një polici profesionale, demokratike dhe e zhvilluar në fusha të ndryshme policore. Ndër të tjera nga z.Hoti u potencua se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me partnerët e sajë strategjik, përfshirë edhe një bashkëpunim…
Do të shfaqet filmi që trajton jetën e punëtorëve sezonalë në Zvicër ndër ta edhe nga Gjilani në UP “Kadri Zeka”
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Kosovë dhe Universitetin e Kulturave të Gjenevës (UPA), organizon shfaqjen e filmit dokumentar “Lettres Ouvertes” të autores Katharine Dominicé. Filmi trajton jetën e punëtorëve sezonalë në Zvicër, ndër ta edhe shumë shqiptarë nga Kosova respektivisht nga Gjilani, duke sjellë rrëfime autentike për përvojat, sfidat dhe kujtimet e tyre. Ky organizim do të mbahet më 15 maj, 2025 në sallën A34, në Universitet, duke filluar nga ora 15:00. Në këtë ngjarje, fjalën kryesore do ta mbajë Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Ambasadori i Zvicrës në…
Shefi i Kabinetit Vaxhid Rexhepaj së bashku me Drejtorët e Drejtorive Komunale dhe qytetarë e familjarë përkujtuan dhe nderuan dëshmorët, Asllan Thaqi, Ismajl Ismajli, Selver, Emin e Nevzad Kryeziu, Mehmet Sabedini e Ramadan Latifaj, me rastin e 26 vjetorit të rënies. Ata bënë homazhe tek lapidari i Asllan Thaqit në Karaçevë, Ismajl Ismajlit në Kopernicë, Selver, Emin e Nevzad Kryeziut në Roganë, Mehmet Sabedinaj e Ramadan Latifaj në Hogosht. Në këto homazhe u tha se kontributi për liri nuk do të harrohet dhe do të kujtohen gjithmonë me nderime e krenari./GJILANI INFO/
Janë intervistuar katër persona të dyshuar në Viti për armëmbajtje pa leje, ndërkaq njësiti për hetime ka konfiskuar një pushkë e prodhimit jugosllav. Me vendim të prokurorit lidhur me rastin të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/
Policia ka arrestuar personin e dyshuar në Viti, pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GJILANI INFO/
Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Komunës së Gjilanit, ka hapur thirrjen për aplikim për fermerët prodhues të qumështit për subvencionim me 0.10 për liter, e cila është dorëzuar në pikat grumbulluese ose qumshtore nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2024. “Të tregojmë se për herë të parë pas luftës, fermerët e Gjilanit, subvencionohen për qumësht nga kjo qeverisje”, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për të shtuar se janë komuna e vetme që subvencionon fermerët me 10 centë për litër qumështi. Ai tregon se deri në vitin 2000 2021 ishin 0 euro për…
Në mesin e shumë talenteve të shkollës fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, një emër që shkëlqen veçanërisht është ai i nxënëses së klasës së nëntë, Bora Devaja. E dalluar në shumë fusha, Bora është një vlerë e vërtetë e kësaj shkolle, jo vetëm për sukseset e saj akademike, por edhe për angazhimin dhe përkushtimin ndaj bashkëmoshatarëve. Përveçse është një nxënëse shembullore me rezultate të shkëlqyera në mësime, Bora mban edhe pozitën e Kryetares së Parlamentit të Nxënësve, ku me zë të qartë përfaqëson interesat e bashkëmoshatarëve të saj para udhëheqësisë shkollore. Ajo është gjithmonë aktive në nisma që ndihmojnë…

