- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 249 gjoba trafiku. Për të njejtën periudhë kohore janë shënuar 62 aksidente trafiku, 15 me lëndime si dhe 47 me dëme materiale. Ndërkaq, janë arrestuar 22 persona, 8 u dërguan në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje-Lagjja jote, vendimi yt, dëgjimi publik ka vazhduar me banorë të fshatit Livoç të Epërm, në shkollën “Vatra e Diturisë”. Në këtë takim me banorët ishin drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri, drejtori i Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimi dhe ai për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Bekim Salihu. Banorët e këtij fshati kanë dhënë këto propozime për projekte për fazën e dytë të votimit: 1. Rregullimi i terrenit sportiv. 2. Parku në lagjen e Muhaxherëve. 3. Parku në lagjen e re. Më 28 maj do të ketë proces të votimit për projektin e lagjes. /GJILANI…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot nxënësit e klasës së katërt të Sh.M.F.U “Skënder Emërllahu” nga paralelja e ndarë në Fshatin e Ri të cilët u shoqëruan nga mësimdhënësit e kësaj shkolle. Gjatë kësaj vizite nxënësit kishin mundësinë të njoftohen rreth punës së komunës si dhe të kanë bërë pyetje mbi çështje të ndryshme por patën edhe disa kërkesa për kryetarin e komunës. Po ashtu nxënësit i dhuruan një letër kryetarit Haliti. Gjatë kësaj vizite kryetari Haliti, i ka dëshiruar nxënësve mirëseardhje dhe i njoftoj ata rreth punës që ka bërë dhe po…
Ka vazhduar dëgjimi publik me banorë të lagjes “Tregu i gjelbër” në Gjilan në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje- Lagjja jote, vendimi yt!, në shkollën “Thimi Mitko”. Në këtë diskutim ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri, drejtori i Arsimit Shpend Nuhiu dhe drejtori i Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimi. Banorët e kësaj pjese kanë dhënë këto propozime për projekte për fazën e dytë të votimit: 1. Drunj dekorativ. 2. Shportat për mbeturina. 3. Këndi i lodrave për fëmijë. Më 27 maj do të kthehemi përsëri me procesin e votimit për projektin…
Që prej pandemisë COVID-19, në Kosovë e më gjerë flitet për rritje çmimesh. Ky trend ka vazhduar edhe në muajt e parë të vitit 2025. Madje, në prill të këtij viti ka produkte, si kafeja, që kushtojnë deri në 16 për qind më shtrenjtë sesa në prill të vitit 2024. Rritja e çmimeve për shumë produkte bën që familjet në Kosovë, me të njëjtat paga, të mund të blejnë më pak gjëra tani. Për shembull, çmimi i mishit të viçit është rritur nga 7.78 euro, sa ishte në vitin 2020, në 11.03 euro në prill të këtij viti, shkruan Radio Evropa…
Para një jave, përkatësisht më 12.05.2025, në polici ishte raportuar rasti i një personit të zhdukur në Gjilan, e që pastaj ishte gjetur. Dhe pas hetimeve në lidhje me rastin, njesitet e hetuesisë dje kanë identifikuar personin për të cilin dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari për rastin është dërguar në mbajtje, ka njoftuar sot policia./GJILANI INFO/
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e lëshuar thuhet se moti do të jetë me diell, shi dhe shkarkime rrufesh. Por, si do të jetë moti sot: Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Kryetari Hyseni: Me nderim të thellë përkulemi para veprës së Dëshmorëve Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani
“Si në çdo përvjetor, edhe sot me nderim të thellë përkulemi para veprës së Dëshmorëve Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani, simbole të qëndresës, urtësisë dhe guximit të rrallë”, ka thënë Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni në përvjetorin e rënjës së dëshmore. Al ka thënë se emrat dhe veprat e tyre janë të skalitura në kujtesën tonë kolektive si dëshmi e mirënjohjes sonë të përhershme për bijtë më të mirë që pati Gjilani dhe e gjithë Kosova. Kreu i Komunës së Gjilanit bashkë me familjarët e Dëshmorëve, invalidët, veteranët dhe qytetarët e shumtë, kanë nderuam sot…
“Në 26-vjetorin e rënies heroike të Abdullah Tahirit, Arben Ramadanit dhe Ibrahim Pacollit, nderuam me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve, duke rikujtuar edhe një herë sakrificën e tyre të lavdishme për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit. Ai shtoi se heroizmi i tyre mbetet udhërrëfyes për gjeneratat që vijnë. Lavdi e përjetshme!/GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka thënë se ka përfunduar asfaltimi i rrugëve edhe në fshatin Petroc. Sipas Kryetarit Rahimaj në çdo vendbanim të Kamenicës, fshat më fshat, po mundohen që të plotësojnë secilën kërkesë të qytetarëve dhe se kësaj here radhën e ka Petroci. Në Petroc ka përfunduar asfaltimi i këtyre rrugëve: Asfaltimi i rrugës “Xhelal Sopi” (degëzimi 1), Asfaltimi i rrugës “Xhelal Sopi” (degëzimi 2), Asfaltimi i rrugës “Xhelal Sopi” (degëzimi 3), Asfaltimi i rrugës “Flamuri i Arbërit” (degëzimi 1), Asfaltimi i rrugës “Flamuri i Arbërit” (degëzimi 2), Asfaltimi i rrugës “Petrit-degëzim”./GJILANI INFO/

