Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Rektori i UP “Kadri Zeka” ka pritur një delegacion të lartë nga institucionet turke dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Kosovë
Lajme Lokale

Rektori i UP “Kadri Zeka” ka pritur një delegacion të lartë nga institucionet turke dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Kosovë

adminBy adminMay 16, 2025Updated:May 16, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku së bashku me prorektorët, ka pritur sot në një takim zyrtar një delegacion të lartë nga përfaqësues të institucioneve turke arsimore, kulturore dhe fetare, si dhe përfaqësues të KBI-së dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.

Delegacioni përbëhej nga Bünyamin Albayrak, Këshilltar për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Kosovë, Ramazan Yılmaz, Drejtor i Qendrës Kulturore “Yunus Emre” në Prishtinë, Veysel Erdel Këshilltar për Arsim pranë Ambasadës së Turqisë, Nedim Arslan Drejtor i Përgjithshëm i Fondacionit “Maarif” dhe Shkollave Ndërkombëtare “Maarif”, Ahmet Saçit Këshilltar për Kulturë, Vedat Sahiti Kryeimam i Republikës së Kosovës dhe Naim Aliu Kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan.

Gjatë takimit u diskutuan mundësi të shumta për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe institucioneve të lartpërmendura, me theks të veçantë në bashkëpunimi akademik dhe shkëmbimet ndëruniversitare. Përfaqësuesit nga Fondacioni “Maarif” dhe Ambasada e Turqisë shprehën gatishmërinë për të krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet UKZ-së dhe universiteteve turke, përmes nënshkrimit të marrëveshjeve për shkëmbim të stafit akademik, studentëve dhe projekteve të përbashkëta kërkimore.

Po ashtu u bashkwbisedua për mbështetje me ekspertizë dhe trajnime profesionale, ku u theksua mundësia që Fondacioni Maarif dhe Qendra “Yunus Emre” të ofrojnë trajnime për stafin akademik dhe administrativ të universitetit, si dhe mundësinë e organizimit të seminareve, punëtorive dhe konferencave shkencore të përbashkëta. Qendra Kulturore “Yunus Emre” shprehu gatishmërinë për të organizuar kurse të gjuhës turke për studentët dhe stafin e universitetit, si dhe aktivitete kulturore që synojnë nxitjen e dialogut ndërkulturor.

Delegacioni diskutoi edhe mundësitë për ofrimin e mbështetjes materiale për universitetin, në formë pajisjesh laboratorike, literaturës akademike, ose përkrahjes në ndërtimin e hapësirave të reja mësimore e kërkimore.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku i falënderoi mysafirët për vizitën dhe interesimin për të ndihmuar zhvillimin e mëtejshëm të Universitetit “Kadri Zeka”, duke theksuar se çdo formë e bashkëpunimit që ndihmon studentët, ngritjen e cilësisë dhe ndërkombëtarizimin e institucionit është e mirëpritur.

“Ishte kënaqësi e veçantë të mirëpresim një delegacion kaq të rëndësishëm nga institucionet arsimore, kulturore dhe fetare. Ky takim dëshmon përkushtimin tonë për të ndërtuar ura bashkëpunimi ndërkombëtar që sjellin vlera konkrete për studentët dhe stafin tonë. Universiteti Publik “Kadri Zeka” është i hapur për bashkëpunime që ndikojnë pozitivisht në cilësinë e arsimit, zhvillimin profesional dhe shkëmbimet akademike. Ne e vlerësojmë lartë interesimin e këtyre institucioneve për të kontribuar në fuqizimin e rolit të universitetit në shoqëri,” ka thënë Rektori Dërmaku. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

By adminOctober 23, 2026

Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga alternimi i periudhave me diell dhe…

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.