Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësues nga Telekomi i Kosovës.
Me këtë rast i pari i komunës ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Telekomin e Kosovës që për qëllim ka shtrirjen e rrjetave optike për ofrimin e shërbimeve të internetit, TV dhe telefonisë fikse në tërë territorin e komunës.
Po ashtu bëhet me dije se përmes këtij bashkëpunimi, do të mundësohet modernizimi i infrastrukturës telekomunikuese dhe ofrimi i shërbimeve të sigurta të internetit brezgjerë për të gjithë qytetarët dhe bizneset në Viti.
Kryetari Haliti tha se ai dhe qeverisja e tij përkrahin çdo iniciativë që është në interes të qytetarëve të kësaj komune./GJILANI INFO/


