Author: admin

Një person është arrestuar këtë të premte në Prishtinë, si i dyshuar për veprën penale të dhunimit, të raportuar më 10 shtator të vitit të kaluar. Policia njofton se i dyshuari është R.S 38-vjeçar. I njëjti dyshohet se veprën e dhunimit ndaj një femre e ka kryer duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor. “Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të dhunimit, të raportuar më datë 10.09.2022. Puna disa mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e…

Read More

Në projeksionet zyrtare të popullsisë 2019-2031 të Shqipërisë në skenarin me pesimist pritej që numri i lindjeve të ishte mbi 27 mijë bebe në vitin 2022, por të dhënat e institutit kombëtar të statistikave INSTAT që u publikuan sot tregojnë se gjatë vitit të kaluar në kanë lindur 25,570 bebe në të gjithë vendin. Vitin e kaluar kanë lindur 13.7 për qind më pak bebe se në vitin 2021, ndërsa përgjatë dekadës numri i lindjeve ka rënë me mbi 35 për qind sipas shifrave zyrtare. Rënia e lindjeve po përmbys të gjitha skenarët për ecurinë ë e popullsisë në vend duke…

Read More

Edhe pse kanë kaluar kaq shumë vjet nga kthimi i ushtarëve shqiptarë në arkivole të mbyllura hermetikisht nga ish-Armata Popullore e Jugosllavisë (APJ), kjo nuk ka bërë që familjet e tyre të mos kërkojnë të vërtetën e tyre. Vrasja e ushtarëve shqiptarë ishte shpeshtuar sidomos pas protestave të vitit 1981. Vetëm këtë vit 7 ushtarë shqiptarë janë kthyer në arkivole. Rastet e ushtarëve shqiptarë që ktheheshin në arkivole ishin regjistruar herët që nga viti 1951, edhe pse atëherë ishin shumë më të rralla. Në librin e tij “Ushtarët shqiptarë të vrarë në armatën jugosllave” të profesor Qazim Berishës janë…

Read More

Me praninë e rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, profesorëve, studentëve, miqve dhe familjarëve, profesori, autori, gazetari dhe publicistit, Musa Sabedini, promovoi librin voluminoz “Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari”, i cili është një libër profesional që shtjellon, trajton e studion raste nga më të ndryshmet, bazuar e nisur edhe nga përvoja e vet autorit. Në fjalën përshëndetëse, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi e përgëzoi profesorin Musa Sabedini për botimin e këtij libri, duke e konsideruar një ndër librat më të mira dhe me vlerë të madhe për fushën…

Read More

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe Shoqata e Arkitektëve të Gjilanit, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi. “Tash e tutje, ka një adresë për gjitha projektet infrastrukuturore për të ardhmen”, tha Naim Aliu, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan. Ai shfaqi shpresën për një bashkëpunim të mirëfillët dhe sinqertë, duke theksuar se pret që punët të ecin mire dhe mbarë. Kryetari Aliu ka njoftuar gjithë gjematin, imamët dhe punëtorët e Bashkësisë Islame të komunës së Gjilanit, se gjitha projektet që kanë në lagjet e vendbamimet e tyre, prej sot e tutje, kanë adresën e tyre, duke…

Read More

“Kemi arritur të identifikojmë zëra, të cilët kanë ardhur nga thellësia, brenda. Në fillim, nuk ka qenë e qartë se nga po vijnë. Me mjetet tona që i kemi, ne kemi arritur saktë ta identifikojmë vendndodhjen”. “Kur janë afruar (ekipet), fillimisht kanë arritur ta prekin nënën e fëmijës, e ka pasur fëmijën në dorë ashtu siç e kanë zënë gërmadhat. Kemi marrë kërkesë nga nëna që ta shpëtojmë fëmijën. Na tha: ‘Ju lutem, nxirreni vetëm fëmijën, vetëm fëmijën nxirreni’”. Kështu rrëfen për “Radion Evropa e Lirë” përvojën e shpëtimit të një vajze 2-vjeçare në Hataj të Turqisë, më 8…

Read More

Flamur Lladrovci student i shkencave politike në Universitetin e Vjenës është përplasur të martën në një diskutim publik me politikanin dhe diplomatin serb, Vuk Jeremiq I ftuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës mbi temën  “Roli Gjeopolitik i Ballkanit“, politikani serb, Vuk Jeremiq, më shumë kishte folur rreth rolit të Serbisë dhe pavarësisë, sipas tij, jolegjitime të Kosovës, sesa për temën për të cilën ishte i ftuar. Duke qenë se ishte një diskutim i hapur, në këtë takim kishte marrë pjesë edhe studenti Flamur Lladrovci nga Gllanasella e Drenasit. Në një prononcim për albinfo.at, Lladrovci tregon se si ka ndodhur…

Read More

Konsumimi i alkoolit dhe substancave narkotike është kthyer trend edhe për vajzat, madje kombinimi i tyre me alkool. Frekuentimi i jetës së natës, për të qenë pjesë e një shoqërie por shpesh edhe duke u lidhur me djem që janë konsumatore, vajzat bien pre e tyre duke u bërë deri edhe të varura ndaj këtyre substancave. Mjeke të toksikologjisë konfirmojnë se është shtuar numri i vajzave që kanë krijuar varësi, kryesisht të moshave nga 25-45 vjeç, pasi ato shkojnë të konsultohen më tepër kur dhe mbeten shtatzënë. Mjekë të toksikologjisë konfirmojnë se është shtuar numri i vajzave 25-45 vjeç…

Read More

Kuvendi i ka thënë përfundimisht ‘po’ koeficientit prej 105 eurosh për Pagat në Sektorin Publik në Ligjin e Pagave. Me 63 vota për kanë kaluar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin e Buxhetit për Vitin 2023. Ky ligj u votua në formë të përshpejtuar. Votimit i parapriu një debat i ashpër mes opozitës e opozitës. Kjo e fundit kërkonte që koeficienti mos të jetë nën 125 euro, me PDK-në që kërkoi që i njëjti të jetë 132 euro. Kësisoj, pagat për muajin shkurt do të dalin sipas Ligjit të ri të Pagave. Buxheti i përgjithshëm për paga në…

Read More

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka njoftuar se sot në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar shqiptar kosovar G.A. (1994). “Ai ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej tetë (8) muaj e njëzet e pesë (25) ditë për veprat penale ‘’Posedim i substancave narkotike’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë…

Read More