Author: admin

Tanimë e konfirmuar edhe nga vetë kampioni francez, Lionel Messi largohet nga Paris Saint-Germain. Përmes një komunikate në faqen zyrtare, PSG e ka konfirmuar se Lionel Messi do të largohet nga klubi në fund të sezonit. Ndeshja e fundit e Messit në “Parc des Princes” do të jetë sonte ndaj skuadrës së Clermontit. “Klubi dëshiron që të falënderojë më së miri shtatë herë fituesin e Topit të Artë, i cili gjithashtu ngriti një Trophée des Champions dhe dy tituj të Ligue 1 me ‘Les Rouge et Bleu’”, shkruante në komunikatën e PSG-së. “Faleminderit klubit, qytetit të Parisit dhe qytetarëve…

Read More

NGA: NUE OROSHI Doli nga shtypi pjesa e dytë e dylibërshit: “Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare  1945-1999 “ materiale, kumtesa, dokumente, dëshmi dhe rrëfime nga sesioni shkencor i mbajtur në Skënderaj më,18 korrik 2021 me temën: “Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1999”. Ky libër enciklopedik ka gjithsejt 696 faqe ku 52 autorët me studimet e tyre kanë shtjelluar tema të ndryshme lidhur me masakrat serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare. Si historian i vijës kombëtare shqiptare po e ndiej vetën paksa të çliruar shpirtnisht pas një pune…

Read More

NGA: XHAFER LECI Çifti Gani dhe Mejreme Azemi, janë gazetarë e publicistë profesionalistë, në gjuhë shqipe dhe frenge, në mediet belge dhe shqiptare. Gjithashtu, ishin veprimtarë të shquar të çështjes tonë kombëtare. Çifti i harmonishëm e plotësonin njëri-tjetrin. Dy librat e Gani Azemit: 1.-“Stina e zgjuar” 1982 shtypshkronja , “Viktor Hugo” Bruksel Në foto bashkëshortët, Gani e Mejreme Azemi FOTO GALERI Citate: F.41 “Zgjohu nënë të thërrasin varret e Kosovës Se kurrë nuk janë ngroh me rreze të lirisë…” F.125.- “ Çka më duhet e gjora kokë, Kur nuk jam zot në timen tokë…” 2.- “Letra për fqinjin tim…

Read More

Në seancën e djeshme të Kuvendit, deputeti Luan Aliu ritheksoi vështirësitë nëpër të cilat po kalon shteti dhe se si bandat serbe po terrorizojnë qytetarët. Ai shpjegoi se si janë të kontrolluara këto banda, të cilat udhëhiqen nga grupe kriminale të rrezikshme. Aliu ka theksuar se në veri ka banda kriminale dhe qeveria po e bën punën e saj kushtetuese. “Në krye të këtyre grupeve kriminale janë grupi kriminal i njohur me emrin “Brigada e Veriut”. Pjesëtarët e saj janë persona të armatosur që lëvizin me maska në pjesën veriore të Kosovës. Ata u shfaqën publikisht me disa aksione…

Read More

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar këtë të premte një 25-vjeçar në Gjilan, pasi në shtëpinë e tij dhe në objektet përcjellëse ka gjetur substanca narkotike. Sipas njoftimit, substancat janë gjetur nga hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë per Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjilan, gjatë operacionit “Shpërndarësi 2’. “Sot, në orët e pasdites, në koordinim me organet e drejtësisë, është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit Sh.R., (viti i lindje 1997, mashkull kosovar)”, thuhet në komunikatën për media. Aty janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: gjashtë paketime me substancë që dyshohet të jetë…

Read More

Skender Berisha Është interesante kur takon gjeneratat më të vjetra, që kanë patur rastin të jetojnë para luftës dhe që kanë qenë të preokupuar me jetën dhe mbijetesën e tyre, disi në një kënd të shpirtit kishin frikën e mbjellë nga gjithë ai sistem dhe ajo makineri e pushtetit të atëhershëm serb. Ka qenë dhe vazhdon të jetë prezent ajo frikë te këto gjenerata, “se Serbia është e fortë, se ajo na fshin, se ajo ka kapacitete të mëdha, se ajo ka qenë kështu e ashtu”, dhe shumë epitete të tjera, e në anën tjetër me këto tipare pozitive…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës- Dega Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z.Lutfi Haziri, ka mbajtur sot konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan. Para medieve, kryetari Haziri tregoi se tashmë Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan dhe në gjithë Kosovën është në proces zgjedhor. Ai ftoi të gjithë anëtarët tashmë të regjistruar të partisë të marrin pjesë në këtë proces, dhe inkurajoi të rinjtë  e të rejat të jenë pjesë e vendimmarrjes në partinë tonë, duke shfrytëzuar të drejtën e tyre për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur. “Në anën tjetër, zhvillimet në…

Read More

Instituti GAP ka publikuar të premten disa statistika, sipas të cilave numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel vendi ka shkuar duke rënë vazhdimisht. Krahasuar me vitin shkollor 2008/2009, në vitin shkollor 2021/22 mësimin e ndjekin 134 mijë e 366 nxënës më pak, apo një rënie prej 30.3 për qind. “Rënie më të madhe të numrit të nxënësve ka në komunat e Kamenicës dhe Junikut (-53 për qind), Rahovecit, Dragashit dhe Vitisë (-45 për qind), dhe Gjilanit e Suharekës (-41 për qind)”, kanë thënë nga Instituti GAP. Ndërkaq, në përmbledhjen e raportit thuhet se në…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës dje (1 qershor) ka nisur zgjedhjet e brendshme. Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, duke folur për procesin zgjedhor, ka treguar nëse do të kandidojë përsëri për pozitën e kryetarit. “Tani është koha të qëndroj mbrapa, përsëri në pozitën që e kam. Unë nuk bëj kandidime sa herë që bëhen zgjedhjet. Në politikë kandidon kur vlerëson se mund të bësh diçka më shumë, përndryshe vetëm për të dalë emri në kandidatura, nuk është e efektshme. Unë për politikën time nuk e pranoj. Për vetën time, në zgjedhjet e kaluara kam besuar që është koha, ambienti…

Read More

Nxënësit nga SHMLM “Kongresi i Manastirit” –Pozheran po qëndrojnë për vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë në kuadër të projektit “Super Schools” Nxënësit nga Shkolla e Mesme e Lartë Mikse “Kongresi i Manastrit”-Pozheran në kuadër të projektit të shkëmbimit të shkollave “ Super Schools”janë duke zhvilluar një takim me një shkollë nga Bosnje dhe Hercegovinë, konkretisht në kryeqytetin Sarajevë dhe atë në ditën e pestë. Përfaqësues nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti, bëjnë me dije se projekti u financua nga zyra lokale RYCO-s në Prishtinë, ambasada e Gjermanisë, Francës dhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Gjithashtu ata…

Read More