Author: admin

Kështu ka thënë  Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu duke theksuar se një ndër problemet në përfundimin e autostradës së Gjilanit ka qenë edhe çështja e shpronësimit. Aliu ka theksuar se janë duke bërë përpjekje që kjo autostradë të përmbyllet në fund të këtij viti. “Te autostrada e Gjilanit jemi duke u marrë me secilin llot veç e veç, disa kanë probleme më të mëdha disa më të vogla, por jemi duke bërë përpjekje që e gjithë puna në autostradë të arrijë të përmbyllet në këtë vit. Pra fundi i këtij viti të jetë vit i përmbylljes se projektit të…

Read More

Me rastin e përfundimit të shkollimit të mesëm të lartë, drejtoresha e Arsimit, Albana Demiri, ka përgëzuar maturantët. “Jeta ju dhuroftë surpriza të këndshme, rruga juaj qoftë e lehtë dhe me diell”, ka thënë ajo. Të dashur maturantë, Dëshiroj të ju përgëzoj për përfundimin me sukses të një tjetër moment historik jetësor. Shpresoj të keni marrë sasinë e njohurive që ju nevojiten, të cilat patjetër do t’ju vijnë në ndihmë në jetë. Mundohuni t’i kushtoni më shumë vëmendje zgjedhjes së profesionit dhe mos harroni miqtë dhe mësuesit tuaj të shkollës. Shkoni në rrugën tuaj, duke parë me guxim përpara dhe…

Read More

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit Z. H. Ekziston dyshimi i bazuar se në fund të vitit 2021, në kohë të pavërtetuar, në Gjilan me qëllim të rregullimit të nënshtetësisë së Republikës së Kosovës, i pandehuri Z. H. i merr nga i pandehuri A. R. shumën prej 10.000 (dhjetë mijë) euro, me qellim që të njëjtat t’ia dorëzon të akuzuarit M. D. – zyrtar në Zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Vitisë, ashtu që pas dhënies së tërthortë të ryshfetit…

Read More

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 40 (katër dhjetë) ditë të pandehurit S. J. I pandehuri S. J. (shtetas i Malit të Zi), dyshohet se në gjysmën e dytë të korrikut të vitit 2020, në Kotor të Malit të Zi, duke vepruar si anëtarë i organizatës kriminale dhe duke përdorur telefon të koduar dhe aplikacionin SKY ECC, në bashkëkryerje me dy të akuzuar të tjerë, kanë planifikuar që në mënyrë tinëzare të privojnë nga jeta – tani viktimën N. S. Me datë 01.08.2020 i pandehuri me…

Read More

Komuna e Kamenicës ka theneluar Asamblenë Komunale të fëmijëve. Themelimi i kësaj Asambleje është bërë me iniciativë të zyrtares për të drejtat e fëmijëve, njëkohësisht, Koordinatores së NJKDNJ-së, Nazmije Demolli Kastrati dhe me mbështetje të Kryetarit të Komunes, Kadri Rahimaj dhe Drejtorit të Arsimit Afrim Dërvishi. Asambleja Komunale e Fëmijëve do të jetë një zë i fuqishëm i mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në komunë. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Dërvishi, në seancën e Asamblesë përshëndeti nxënësit edhe në emër të Kryetarit Rahimaj, potencoi angazhimin dhe përkushtimin e qeverisjes komunale në përmirësimin e ambientit ku zhvillohet mësimi, rritjen…

Read More

Ndue Ukaj Si komb kemi vuajtë gjatë për shkak të aksidenteve fatale historike, prandaj kemi nevojë që orët e historisë dhe të kulturës t’i përsërisim shumë shpesh, të kujtojmë kah kemi ardhë, si kemi ardhë dhe ku jemi tani. Mjerisht, shpesh jemi treguar tmerrësisht të shkujdesur në raport me të kaluarën tonë, ndaj rrëzohemi në të njëjtat gropa të zeza, sepse sillemi egërsisht me të kaluarën, nuk e shpjegojmë si duhet, e duam një histori që iu përshtatet epsheve të sotme e kjo “histori” për fatin e keq të disa trutharëve nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën…

Read More

Granit Xhaka është duke e kaluar njërin prej sezoneve më të mira në karrierë. Ylli nga Kosova është bërë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të trajnerit Mikel Artetës, i cili deri para pak xhirosh ishte lider dhe favorit për ta fituar titullin e kampionit të Anglisë, i cili në fund i takoi megjithatë Manchester Cityt. Sidoqoftë, rënia e “Gunners” në dy muajt e fundit nuk nënkupton se disa prej lojtarëve nuk e kishin një sezon fantastik. Njëri prej tyre është edhe përfaqësuesi zviceran, i cili kontribuoi si në fazën defanzive, ashtu edhe në atë ofanzive. Dhe, tash…

Read More

Në vitin 1950 Bertrand Russell fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë. Ky çmim erdhi për shkrimet e tij të rëndësishme mbi lirinë e mendimit dhe idealet njerëzore. Bertrand Russell përfaqëson një nga qasjet më me ndikim në historinë e filozofisë moderne. Ai është një studiues dhe filozof britanik, puna e të cilit ka ndikuar në epistemologjinë, metafizikën, teorinë e dijes dhe filozofinë e shkencës. Mendimi i këtij intelektuali u shënua nga dy luftërat botërore, të cilat frymëzuan tek ai reflektime mbi konfliktet e armatosura dhe efektet e tyre mbi njerëzimin. Bertrand Russell: figura dhe transcendenca intelektuale Bertrand Russell ishte një…

Read More

E rritur dhe e shkolluar në Kosovë, tani storje suksessi në Washington Pa dyshim se nuk janë të pakta storjet e suksesit të studentëve shqiptarë nëpër botë, shkruan albinfo.ch. E reja Erblina Sejdiu, e lindur në Prekaz të Skënderajit, pas përfundimit të studimeve në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Juridik, me rezultat të shkëlqyeshëm si bursiste e Universitetit, fitoi të drejtën e studimeve Mastër në Universitetin “Georgetown” në Washington D.C. Studimet e saj u mbështetën nga fondacioni Fulbrajt dhe Ambasada Amerikane dhe Qeveria e Kosovës. Dje, në një ceremoni madhështore të organizuar nga Universiteti, pas rezultateve shembullore gjatë studimeve,…

Read More

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, është takuar me senatorin amerikan, Gary Peters, me të cilin kanë bashkëbiseduar për shqetësimet e shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës. Mustafi ka shkruar në Facebook se senatorin amerikan e ka njoftuar me disa nga problemet kryesore të shqiptarëve, sic është pabarazia, mungesa e sigurisë, nënpërfaqësimi e kështu me radhë. “Diskriminimi: Adresimi i nevojës urgjente për të luftuar të gjitha format e diskriminimit dhe për të promovuar barazinë për të gjithë. Shënjestrimi i shqiptarëve në pasivizimin e adresave është “spastrim i heshtur etnik” sipas HCfHRS. “Siguria:…

Read More