Author: admin

Greva do të vazhdojë edhe më tutje, ka njoftuar SBAShK-u. Në takimin e së shtunës në mes të kryeministrit Albin Kurtit dhe kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hymolli, sindikalistëve s’u është ofruar zgjidhje për ndërprerje të grevës. Hymolli të dielën ka treguar se me Kurtin ka debatuar, por zgjidhje s’ka pasur. Sindikata po kërkon 100 euro shtesë, ndërkaq qeveria ka ndarë nga 50 euro për të gjithë punonjësit publikë. Sindikata sërish kërkon nga mësimdhënësit të mos dalin në punë derisa t’i realizohet kërkesa.

Read More

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë në një intervistë për “Ekonomia Online” se këtë vit mbi 61 mijë punëtorë e kanë lëshuar vendin. Sipas tij, krahasuar me vitin e kaluar, nga Kosova kanë ikur 43 670 punëtorë. Ai ka thënë se Kosova ka mbetur pa punëtorë sepse shumë kompani janë drejt mbylljes e shumë të tjera po punojnë me 50 % të kapaciteteve. Azemi ka treguar se po mungojnë punëtorët e kualifikuar dhe se e vetmja rrugë e tyre po shihet largimi nga Kosova. “Sipas të dhënave statistikore në vitin 2021 vendin e…

Read More

Është koha që pikërisht amerikanët të organizojnë një konferencë ndëkombëtare e cila do t’i vendoste parametrat bazë për shtetësinë e Kosovës, qëndrueshmëria e së cilës nuk do të mund të varej nga fqinjët e saj, e më së paku nga Serbia. Kësaj të fundit duhet t’i merren privilegjet e të qenit kujdestar arbitrar i vujatjeve serbe në Ballkan, sepse jo vetëm serbët, por edhe kombet e tjera, përfshi edhe shqiptarët, jetojnë në disa shtete. Nëse Serbisë i lejohen këto privilegje, atëherë mbetet e hapur Kutia e Pandorës që Ballkani asnjëherë të mos gjej qetësi. Shkruan Mehmet PRISHTINA Nëse i…

Read More

Xhiro e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës ka startuar ditën e shtunë me dy ndeshje shumë interesante. Trepça ’89 arriti fitoren e parë këtë kampionat pas triumfit 2-5 në udhëtim te Drenica, derisa Malisheva e Dukagjini ndanë pikët pas barazimit 1-1 në stadiumin Liman Gegaj. E sot në program janë për tu zhvilluar tri ndeshje të tjera dhe që të tria do të luhen me fillim nga ora 15:00. Padyshim që vëmendja më e madhe e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Drenas, ku kampioni në fuqi Ballkani pret Dritën. Suharekasit kanë zhvilluar tri ndeshje…

Read More

Teksti i mëposhtëm është pjesë nga bashkëbisedimi mes gazetarit Bernardo Neustadt dhe gjeniut të letrave, Jorge Luis Borges. Borgesi përgjigjet në pyetjet se çfarë është demokracia dhe si duhet të jetë shteti. – Zoti Borges, çfarë është për ju demokracia? Borges: Për mua, demokracia është një abuzim me statistikat. Dhe përveç kësaj, nuk mendoj se ka ndonjë vlerë. Ju besoni vërtet se për të zgjidhur një problem matematikor apo statistikë duhet të konsultoheni me shumicën e njerëzve? Unë do të thosha jo. Atëherë, pse të supozojmë që shumica e njerëzve e kupton politikën? E vërteta është se ata nuk e kuptojnë atë dhe…

Read More

Burrë e grua janë therur me thikë nga një i dyshuar në Rahovec. Sipas dëshmitarëve i dyshuari vuan nga probleme psikike. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë, njofton policia. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njoftimi i plotë i policisë: VRASJE NË TENTATIVË/Rahovec 10.09.2022 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar me mjet të mprehtë viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar (burrë e grua) duke ju shkaktuar lëndime trupore. Sipas dëshmitarëve i dyshuari vuan nga probleme mendore. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe…

Read More

Në Murano të Venecias, secili klientët që hyjnë në restorantin ku ai punon janë të kënaqur dhe njëkohësisht të habitur me veprat e shqiptarit Në Murano të Venecias, pastiçeri shqiptar, Selam Allaraj, krijon vepra impresioniste pikture dhe skulpture që do t’ju emocionojnë vetëm për t’i parë, shkruan albinfo.ch. Pa dyshim se për të gjithë kilentët e kësaj pastiçerie thuhet se kombinimi më perfekt që ata kanë parë ndonjëherë mes ngjyrave në harmoni me shijen dhe formën, gjë që e bën unik secilin krijim të tij. Secili nga klientët që hyjnë në restorantin ku ai punon në Venecia, janë të…

Read More

Kur Chris Hart-Spegal u takua me gruan e tij tani Desiree në tetor 2013, ai tashmë kishte tetë fëmijë dhe ajo kishte tre, dhe pasi u martuan në 2014 dhe bashkuan familjet e tyre, çifti kishte shtatë të tjerë së bashku, dhe tani familja e tyre ka 20 anëtarë. Ndonëse thonë se u pëlqen që ka shumë, pranojnë se ka edhe anët negative, si shpenzimi i shumtë për ushqim dhe kanë edhe hallin për të mbajtur shtëpinë të rregullt. “Është e vështirë për mua t’i mbaj gjërat të pastra dhe të organizuara”, tha Desiree për Daily Mail. Një mëngjes…

Read More

Nga Aleanca për Shqiptarët njoftojnë kryetari në largim, Ziadin Sela sot ka realizuar takim me strukturat e partisë në Strugë. Sela ka falënderuar aktivistët për mbështetjen ndërsa ka bërë të ditur se aktiviteti i tij politik do të vazhdojë edhe pas dorëheqjes nga kreu i partisë. “Faleminderit të gjithë aktivistëve dhe përfaqësuesve zyrtarë politik të degës për mbështetjen e parezervë që më keni dhënë si Kryetar i ASH. Por aktiviteti im politik nuk përfundon me dorëheqjen si kryetar, sepse unë nuk do heq dorë nga ideali mbi të cilin e kemi ndërtuar subjektin tonë politik, andaj shfrytëzoj rastin të…

Read More

Në shumë institucione të drejtësisë ka mungesë të psikologëve gjë e cila zvarrit intervistimet e të miturve. Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë thënë  se për këtë çështje i kanë kërkuar zgjidhje Këshillit Prokurorial, por këta të fundit nuk janë përgjigjur. Nga ana tjetër, në koalicionin e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve thonë se prezenca e psikologut në trajtimin e këtyre rasteve është e domosdoshme Të miturit të cilët dalin para Prokurorisë Themelore në Prishtinë në shumë raste me muaj nuk mund të intervistohen për shkak të mungesës së psikologëve. Në disa institucione të drejtësisë nuk ka psikologë derisa…

Read More