Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pensionohet Ajet Sallahu, drejtori komunal në Viti

July 18, 2025

KSSB-ja e Komunës së Gjilanit, vlerësohet nga MPB-ja si më aktivja në Kosovë, në adresimin e shqetësimeve dhe organizimin e mbledhjeve

July 18, 2025

Mbahet dëgjimi buxhetor në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës

July 18, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pensionohet Ajet Sallahu, drejtori komunal në Viti
  • KSSB-ja e Komunës së Gjilanit, vlerësohet nga MPB-ja si më aktivja në Kosovë, në adresimin e shqetësimeve dhe organizimin e mbledhjeve
  • Mbahet dëgjimi buxhetor në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës
  • Mbahet dëgjimi buxhetor në fshatin Karaçevë e Poshtme të Kamenicës
  • Ndërron jetë pasagjerja pas aksidetentit mes dy veturave tek penda e liqenit të Livoqit të Gjilanit
  • Drejtoresha e Administratës Komunale në Gjilan, Arbenita Sopi Haziri: Esati ishte i përgjegjshëm në punë, i përkushtuar në detyra, i afërt me kolegët dhe i dashur me të gjithë
  • Nënkryetari i LDK-së, Arbër Ismajli: Mbetja pa Esadin është humbje e rëndë jo vetëm për familjen, por edhe kolegët dhe gjithë komunitetin që që i ka shërbyer me përkushtim
  • Kreu i AAK-së Nazim Gagica: Esadi ishte njeri i urtë, i qetë e i palodhur dhe gjithmonë i gatshëm për të dhënë më të mirën për institucionin dhe qytetarët
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Rajonale»13.7 për qind më pak bebe të lindura në Shqipëri vitin e kaluar, rënia përtej skenarëve më pesimiste
Rajonale

13.7 për qind më pak bebe të lindura në Shqipëri vitin e kaluar, rënia përtej skenarëve më pesimiste

adminBy adminFebruary 11, 2023Updated:February 11, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në projeksionet zyrtare të popullsisë 2019-2031 të Shqipërisë në skenarin me pesimist pritej që numri i lindjeve të ishte mbi 27 mijë bebe në vitin 2022, por të dhënat e institutit kombëtar të statistikave INSTAT që u publikuan sot tregojnë se gjatë vitit të kaluar në kanë lindur 25,570 bebe në të gjithë vendin.

Vitin e kaluar kanë lindur 13.7 për qind më pak bebe se në vitin 2021, ndërsa përgjatë dekadës numri i lindjeve ka rënë me mbi 35 për qind sipas shifrave zyrtare.

Rënia e lindjeve po përmbys të gjitha skenarët për ecurinë ë e popullsisë në vend duke dëshmuar se, popullsia përveç se po tkurret, po plaket me shpejtësi prej emigrimit masiv të moshave të reja.

Numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2022 është 5,963, duke shënuar një rënie me 13.7 për qind, krahasuar me tremujorin e katërt 2021.

Në tremujorin e katërt 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e katërt 2021.

Në tremujorin e katërt 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.121 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 93 lindje.

Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të katërt 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Shkodrës me 8.0 për qind, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Korçës me 28.2 për qind.

Numri i lindjeve në Shqipëri ka qenë i fortë, nga 67.7 mijë lindje në vitin 1993 në vetëm 23,500 të tilla në vitin 2022

Rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë i të rinjve po tkurr pjesën më vitale të popullsisë, të rinjtë.

Zhvillimi më shqetësues është fakti që në pjesën më të madhe të kësaj tkurrjeje ka ndikuar rënia e numrit të grup-moshës 20-24 vjeç.

Kjo grup-moshë shënoi një rënie me 15 mijë persona përgjatë vitit 2021, duke ndikuar në gati gjysmën e tkurrjes së popullsisë totale të vendit. Rënia në vlerë është gati tre herë më e lartë se grup-moshat e tjera, një faktor indirekt që efektin më të lartë nuk e kanë dhënë zhvillimet natyrore të popullsisë, por emigracioni.

Në krahasim me vitin 2001, grup-mosha 20-24 vjeç ka rënë me gati 12 për qind. Tkurrja më e lartë e popullsisë së të rinjve 20-24 vjeç ka nisur pas vitit 2015, në një linjë me rikthimin e ciklit të emigracionit, që u reflektuar në rritjen e kërkesave për azil.

Në vitin 2021, kjo grup-moshë përbënte 7.2 për qind të totalit, nga 9 për qind në vitin 2004. Rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë tek të rinjtë po ndikojnë në uljen e peshës së popullsisë në moshë të re dhe në kontrast po rritet ajo në moshë më pjekur dhe e moshuar.

Të dhënat e INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se gjysma e popullsisë në moshë të re (0-39 vjeç) po tkurret me shpejtësi. në të kundërt po rritet ajo mbi moshën 40 vjeç.

Në fund të vitit 2021, popullsia deri në 39 vjeç zinte 52 për qind të totalit, nga 68 për qind në vitin 2001, duke u tkurrur me gati 16 pikë përqindje./Telegrafi/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shi dhe shkarkime rrufesh – parashikimi i motit për sot

June 27, 2024

Një shqiptar nominohet për ambasador të ShBA-së në Mal të Zi: Jam falenderues ndaj Bidenit dhe Blinkenit

March 8, 2024

Borë në Slloveni e Kroaci [foto]

October 15, 2023
Mos humbni
Lajme Lokale

Pensionohet Ajet Sallahu, drejtori komunal në Viti

By adminJuly 18, 2025

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim…

KSSB-ja e Komunës së Gjilanit, vlerësohet nga MPB-ja si më aktivja në Kosovë, në adresimin e shqetësimeve dhe organizimin e mbledhjeve

July 18, 2025

Mbahet dëgjimi buxhetor në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës

July 18, 2025

Mbahet dëgjimi buxhetor në fshatin Karaçevë e Poshtme të Kamenicës

July 18, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pensionohet Ajet Sallahu, drejtori komunal në Viti

July 18, 2025

KSSB-ja e Komunës së Gjilanit, vlerësohet nga MPB-ja si më aktivja në Kosovë, në adresimin e shqetësimeve dhe organizimin e mbledhjeve

July 18, 2025

Mbahet dëgjimi buxhetor në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës

July 18, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.