- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Me organizimin e Drejtorisë së Arsimit dhe administrimin e vlerësimin nga mësimdhënësit, u mbajt gara e diturisë në fushën e Gjuhës dhe Komunikimit me nxënësit e shkollave të mesme të ulta dhe të larta në Kamenicë. Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Dervishi, ka thënë se rezultatet e këtyre garave janë të shkëlqyeshme. “Rezultatet janë të shkëlqyeshme. Janë për t’u gëzuar e lavdëruar. Do të festojmë bashkë me 1 Qershor për rritjen e tyre, shëndetshëm. Për zhvillimin e tyre, suksesshëm. Për të ardhmën tonë, të lumtur”, ka thënë Drejtori./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se do të renovohen ndërtesat shumë-banesore sociale në Kamenicë. I pari i komunës ka treguar se me marrëveshjen e radhës të nënshkruar me Fondin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të renovohen edhe këto banesa, duke u përmirësuar infrastruktura e brendshme dhe e jashtme e tyre. Sipas tij ky është një grant tjetër i FKEE-së për Komunën e Kamenicës, që mbulon 90% të projektit, sepse sië theksoi ai mirëqenia e qytetarëve dhe infrastruktura e përshtatshme për secilin, janë prioritet i qeverisjes së tij./GJILANI INFO/
Është nënshkruar sot marrëveshja e përbashkët për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit për pesë fshatra të komunë së Vitisë. Këtë marrëveshje e nënshkruan Sokol Haliti,kryetar i komunës së Vitisë dhe Ymer Salihu kryeshef ekzekutiv i Kompanisë “Hidromorava” . Në bazë të kësaj marrëveshje, fshatrat Sadovinë e Jerlive, Sadovinë e Çerkezëve, Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme dhe Tërsteniku, kalojnë nën menaxhimin e kompanisë “Hidromorava”. Kryetari Haliti, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e këshillave të këtyre fshatrave, u shpreh se mbikëqyrja e rrjeteve të ujësjellësit do të jetë më e sigurt,…
Komuna e Gjilanit ka pranuar lodra nga druri për parashkollorët, që është donacion nga Caritasi zviceran. Në ngjarjen e pranimit të këtij donacioni ka marrë pjesë drejtoresha e Arsimit, Albana Demiri dhe Gerhard Schaumberger, drejtor i Caritasit zviceran. Demiri e ka falënderuar Caritasin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme për shkollat e Gjilanit, ndërkaq bëri të ditur se ky donacion do të shpërndahet në pesë shkolla, tri në fshatra dhe dy në qytet. Ajo bëri të ditur se shuma e këtij donacioni është 17 mijë e 500 euro, ku 70 për qind e financon Caritasi zviceran, ndërkaq Komuna participon me…
Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mungesë të kuorumit, e ka ndërprerë sërish seancën e sotme, pas diskutimit për anulimin e tri vendimeve të mëhershme që kanë të bëjnë me plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në nënzonën e Bllokut “B3” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në zonën e Bllokut “B4” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë” dhe në zonën e Bllokut “I” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e Arapit”, të cilat i ka arsyetuar drejtori për Urbanizëm, Ali Arifi. “Fjala është për tri vendime të konstatuara nga Ministria e Mjedisit dhe…
Super Shaqiri, asiston dhe shpallet lojtari i ndeshjes në fitoren e Chicagos! Xherdan Shaqiri ka qenë protagonist në fitoren e radhës së ekipit të tij, Chicago Fire FC. Ylli ynë ka bërë paraqitje fantastike në fitoren 2:0 ndaj Austin për ta ndihmuar ekipin e tij që të shkojë në çerekfinale të US Open. Shaqiri u shpall lojtari i ndeshjes në “Q2 Stadium”, ku golat i shënuan Rafael Czichos dhe Kacper Przybylko. Futbollisti nga Kosova asistoi në golin e dytë të Chicagos, e cila synon ta fitojë këtë trofe. Pas eksperiencës së suksesshme në Evropë, ku luajti me Baselin, Bayernin,…
NGA: MARJETA SHATRO RRAPAJ Sytë e etur për jetën Me ngjyrat e ujërave Përpijnë horizontin E prekin kufijt e paprekshëm të Diellit Për t’u ringritur mbi përkohshmërinë e përditshmërisë Dëgjojnë klithmat e shekujve Që vijnë me jehonat e erës Nëpër sqepa zogjsh që çajnë ajrin Për të rindërtuar të tashmen Mbi gjurmët e së vjetrës Mbuluar nga harresa Me pranga ndryshku Që shtrëngojnë dhimbjet e kohëve Që shkuan me furtunë Mbi caqet e durimit Për të kërkuar e gjetur flakën e mendimit Në kryqëzime fatesh rastësore Ngrirë në ikona të besimit të shenjtë Për përndritje e zbardhje misteresh…
23-vjeçarja nga Kosova, Jetlira B. Avdiaj, do të promovojë në Cyrih romanin e saj të shtatë. Romani me titull ‘Simfonia e fundit’ promovohet të shtunën e 27 majit 2023, nga ora 17:00, në Bibliothek Pestalozzi (Hardau), Norastrasse 20, 8004 Zürich Ndërsa është bërë e ditur se pjesëmarrësve libri do t’iu dhurohet pa pagesë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur, ka kujtuar fëmijët që ishin zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Përmes një postimi në Twitter, MPJD ka shkruar se qëndrojnë të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve, gjithashtu, është thënë se kjo ministri është e përkushtuar edhe për autorët përgjegjës për krimet e tyre. “Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur, kujtojmë solemnisht fëmijët që ishin viktima të zhdukjeve të dhunshme nën regjimin serb në Kosovë. Ne qëndrojmë të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve…
Një person ka raportuar se një femër ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00, në Prizren. Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti është në procedurë hetimore. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

