- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Departmenti i Stomatologjisë në Gjilan është shërbimi i dytë për nga numri i punëtorëve në QKMF, ka thënë për lexuesit e Agjencionit të Lajmeve GJILANI INFO, Prof.Ass.Dr. Musa Qazimi, Shef i këtij Departamenti. Sipas tij, thuhet se aktualisht në këtë shërbim janë 16 doktorë të lëmive dhe specializimeve të ndyshme të cilët iu ofrojnë shërbime qytetarëve të kësaj komune si dhe 12 infermiere, por që ka nevojë edhe për afër 8 infermiere. Ndërkaq, numri i teknikeve dentar është 9 e që mund te thuhet se i plotëson nevojat e Stomatologjisë. “Sa i përket kushteve të punës mund tē thuhet…
Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti, fillimisht kanë vizituar sot çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë”, në Viti. Me këtë rast kryetari Haliti, i ka uruar fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre, duke theksuar se fëmijët janë shtylla kryesore e motivit për zhvillimin e vendit. Më pas, kryetari Haliti dhe drejtoresha Ajeti, kanë pritur në takim nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysen Tërpeza”, nga fshati Tërpezë. Kryetari Haliti ka kërkuar nga nxënësit që të jenë të përkushtuar në mësime dhe të…
FC Drita e ka konfirmuar edhe largimin e dytë nga skuadra, pasi që u bë zyrtare largimi i Hamdi Nimanit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ilir Blakçori, i cili me marrëveshje të dyanshme ka mbyllur bashkëpunimin me Dritën, raporton KosovaPress. Blakçori ishte pjesë e Dritës që nga sezoni 2019/20, dhe gjatë këtyre katër viteve arriti të bëjë 132 paraqitje mbi emrin e tij. “Klubi jonë e falënderon ILIRIN për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhej ndër të tjera në komunikatën e Dritës.
NGA: BAKI YMERI Nicolae Balasa e përjeton lirinë e fjalës për të ëndërruar, për të hulumtuar, për të shkruar, për të dashuruar. Gjatë gjithë jetës sime kam punuar për të bukurën, – thotë në një letër private, duke shtuar në faqet e një romani: Për më shumë se njëqind vjet, kam kërkuar këtu, në simbol, të vërtetën. A e gjeti? Pyetje e lehtë për një përgjigje të rëndë. E gjithë vepra letrare e tij (roman, roman-ese, teatër), është e organizuar si një sistem unitar i përgjigjeve për një pyetje të vetme: A mundet që njeriu të bëhet së pari një…
Lëvizja Vetëvendosje ka prishur prishur koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës për qeverisje në Gjilan. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, i cili ka thënë se kjo është bërë pas dështimit të seancës për të tretën herë me radhë. “Kundërligjshmërinë dhe padrejtësinë e luftojmë, pa kompromis. Pas dështimit të seancës për të tretën herë me radhë, qeverisja e përbashkët me PDK në Gjilan ka marrë fund”, ka shkruar ai në Facebook. Tutje, Hyseni ka thënë se janë edhe tri vendime të ngjashme që pritet të votohen, e që po bëhen shkaktarë për ndërprerjen…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se qortimet nga ShBA-ja nuk janë duke ndodhur për herë të parë. Pavarësisht kësaj, Konjufca ka thënë se këto qortime nuk janë të mira për Kosovën. “Kjo s’është e mirë për ne. E pranojmë që është gjë e keqe për Kosovën”. “Sa i përket deklaratës se Blinkenit nuk është hera e parë që është duke na ndodhur kjo. Po më kujtohet edhe para dy viteve kur ishte ajo çështja e reciprocitetit, kur ne aplikuam me Serbinë, d.m.th hasem në një gjuhë të ashpër, në një qortim të ashpër”, ka thënë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për folur në Forumin “Globsec” për situatën në veri të vendit, ku ka komentuar ngritjen e gatishmërisë së ushtrisë serbe. Rama ka thënë se ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën e ka fuqinë zero dhe se e gjitha bëhet për politika të brendshme. “Ky është shou më i pabesueshëm emocional i politikave të brendshme sepse ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën, ka fuqinë e barabartë me zero. Kjo i bie sikur ushtria e Meksikës të shfaqet në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra çka mund të bëjë ? Me gjithë…
Arrestohen dy serbë në veri – policia u gjeti dhe konfiskoi armë, flamuj serb e emblema nacionaliste
Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se mbrëmë gjatë natës, në veri të vendit ka ndaluar një automjet (me targa të Sllovenisë), me të cilin ishin duke qarkulluar dy persona meshkuj serbë, shtetas të Serbisë. Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonin janë gjetur dhe janë konfiskuar disa pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione etj. “Dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë: një (1) shufër metalike (policore), një (1)…
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti (QKMF) në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, ka shënuar sot Ditën Botërore kundër Duhanit me disa aktivitete. Dr.Gentianë Ferati, nga QKMF në koordinim me menaxhmentin e shkollës fillore “Bafti Haxhiu” në Viti, ka mbajtur ligjëratën kundër duhanit me nxënësit e klasave të IX-ta. Pastaj, në qendër të qytetit punëtorët shëndetësorë kanë shpërndarë broshura për qytetarët e rastit dhe janë dhënë këshilla kundër pirjes së duhanit. Këtë aktivitet e kanë përshëndetur kryetari i Komunës z.Sokol Haliti, drejtoresha e DKA znj.Arta Ajeti dhe drejtoresha e QKMF-së dr.Vjollca Kadolli-Halili. Pjesëmarrësit thanë se qëllimi i shënimit…
Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të pestën me radhë, ku mes tjerash është diskutuar edhe për propozim vendimin për rritjen e mjeteve vetanake të vitit 2022 në vitin 2023. Kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, ka njoftuar në fillim këshilltarët për ligjshmërinë e vendimeve që janë marrë në seancën e kaluar, ndërkohë zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, ka informuar kuvendarët me punimet e projektit të shkollës fillore në Pozheran dhe bisedimet e delegacionit të përbërë nga Institucionet komunale, si dhe arritjen e një shkrese nga Ministria e Arsimit, që më shumë është një përshkrim i gjendjes…

