Author: admin

VIP

Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvije Jao, si rrallë herë kanë zbuluar gjithçka për marrëdhënien e tyre nga prindërimi, dashuria e madhe dhe planet e të ardhmes. Mirëpo i dinit 3 veset e Shpatit që Selvija nuk ia duron dot? Në sfidën e “zemrës” ajo na zbuloi veset dhe na emocionoi njëkohësisht. “Vesi i parë është cigarja, vesi i dytë është fshehja e ndjenjave, nuk e zbulon kurrë gjendjen e tij emocionale, sepse dua ta di kur ai është i mërzitur, sepse dua të bëj të lumtur!”, u shpreh Selvija ndërsa Shpati i tha: “Nuk të tregoj sepse ti fillon…

Read More

1. Pranojeni që optimizmi është një zgjedhje që mund ta bëni çdo ditë “Kjo nuk do të thotë që ju të ndiheni pozitivë gjatë gjithë kohës; por që të keni besim se mund të përballeni me çdo gjë që ju sfidon”-thotë dr.Wheatley. “Pra do të thotë ta pranosh negativitetin, në një kohë që të bëshpërpjekje të vetëdijshme për të menduar në mënyrë optimiste.  Për shembull, mund të jetë e thjeshtë të zgjidhni të buzëqeshni edhe kur ndiheni të mërzitur. Është zgjedhja juaj të ndiheni të zhgënjyer apo të bëni diçka pozitive për ta çuar mendjen tuaj në një drejtim tjetër. Ju nuk mund të kontrolloni gjithçka, por nëse ka një gjë që mund të kontrolloni, kjo është ajo që mendoni”-thekson ai. 2. Kujdes mendimet negative Herën tjetër kur e gjeni veten…

Read More

Shkroi: Arsim Kastrati Tash, me ja përmend nga pak kryeministrit metamorfozën e tij politike bënë por, me i thanë se nuk është mirë që e ka pranuar planin frankogjerman, pasi që tërë kohën i është thënë që ta pranojë atë dhe bashkësinë e komunave në të cilat serbët janë komunitet shumicë nuk bënë, nuk është korrekte! Edhe opozita bënë metamorfozë politike dhe bie në hipokrizi kur, për një moment e ndryshon qasjen kundrejt bisedimeve me Serbinë, kundrejt propozimeve të Amerikës dhe aleatëve të saj si dhe kundrejt qeverisë së vendit. Deri te ky angazhim i sforcuar diplomatik i fuqive…

Read More

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin, kanë festuar fitoren me rezultat të thellë 3:0 ndaj Cremoneses, në kuadër të javës së 22-të në Serie A. Vetëm ndonjë çudi mund ta lërë pa titull Napolin sepse në bazë të epërsisë që ka, zor që ka rival që mund t’ia rrëmbejë kreun Napoli ka treguar lojë me të përsosur duke i shkaktuar humbje të thellë rivalit. Rrahmani u paraqit standard, dha maksimumin për fitoren domethënëse. Golat i realizuan Kvaratskhelia (22′), Osimhen (65′) e Elmas (79′) Napoli kryeson me 59 pikë, ka një ndeshje dhe 16 pikë më shumë se Interi…

Read More

DAVID LODGE E pashme, e zgjuar dhe e pasur, me një shtëpi të rehat­shme e me natyrë të hareshme, Ema Udhaus gëzonte bekimet më të mira të jetës. Kishte ardhur në këtë botë njëzet e një vjet më parë dhe vështirë se e kishte njohur ligështimin a brengën. Ajo ishte më e vogla e dy bijave të një babai shumë të dhembshur e zemërbutë. Pas martesës të së motrës, ishte bërë zonjë e shtëpisë atërore në një moshë shumë të re. Meqenëse e ëma i kishte vdekur prej kohësh, ajo ruante një kujtim të vagullt të përkëdheljeve të saj.…

Read More

Alpinisti nga tetova, Nadir Murseli sot nga qyteti turk Kahramanmarash na dërgoi informatë dhe fotografi për shpëtimin e pabesueshëm të vajzës së mbijetuar dhjetëvjeçare e cila madje shtatë ditë ishte nën rrënoja. Ai u nis në Turqi ku iu bashkua shpëtimtarëve nga Bosnja e Hercegovina. Ky ekip së bashku me ekipin turk AFAD arritën ta nxjerrin vajzën e mbijetuar. “Rreth orës 13:00 sapo e nxorëm vajzën irmak, patëm gëzim të madh këtu. Që këtu u dëgjua një zë, tre-katër orë punuam për ta nxjerrë nga rrënojar. Mrekulli e madhe është se si ka mbijetuar. Ajo ishte shtatë ditë nën…

Read More

Janë mbajtur zgjedhjet për anëtarët e Qeverisë dhe të Parlamentit Kantonal të Cyrihut. Qëndresa Sadriu-Hoxha është rizgjedhur në parlament T ë dielen janë mbajtur zgjedhjet për anëtarët e Qeverisë dhe të Parlamentit Kantonal të Cyrihut. Në zgjedhjet parlamentare kanë marrë pjesë 17 kandidatë me rrënjë shqiptare, kryesisht nga SP (Partia Socialdemokrate) dhe FDP (Partia Liberale). Në mandatin e mëparshëm ishte zgjedhur deputete Qëndresa Sadriu-Hoxha nga Partia Socialdemokrate, si e para shqiptare në këtë post. Ajo ka kandiduar edhe për këtë legjislaturë dhe është zgjedhur sërish, duke qenë sërish e vetmja shqiptare fituese, me 4659 vota të fituara. Pas zgjedhjeve,…

Read More

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit në rrugën Gjilan-Kamenicë, ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e trembëdhjetë (113) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej një (1) viti dhe pesë (5) pikë negative. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha…

Read More

Një intervenim i rrallë në zemër është kryer për herë të parë me sukses në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës njoftoi të hënën se bëhet fjalë për ablacionin (djegia) radiofrekuent të takikardisë ventrikulare idiopatike të ventrikulit të majtë me qasje arteriale, intervenim ky që është kryer te një pacient i moshës 37 vjeçare. “Në Klinikën e Kardiologjisë, Shërbimi i Elektrofiziologjisë dhe Elektrostimulimit, për herë të parë u realizua me sukses ablacioni (djegia) radiofrekuent i takikardisë ventrikulare idiopatike të ventrikulit të majtë me qasje arteriale, te një pacient i…

Read More

Sot në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë në Sallën e Sporteve, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Republikës së Kosovës. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, ambasadorë, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës. Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit. Po ashtu policia ka njoftuar se në hyrje…

Read More