- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Author: admin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës, për ushtrimin e detyrës së kryetarëve në objektet komunale në katër komunat veriore. Pasoja e parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ishte përjashtimi i Kosovës nga stërvitjet “Defender Europe 2023”. E këtë qasje të SHBA-ve karshi Kosovës po e kritikon diplomati amerikan, William Walker. Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, thotë se për tensionet në veriun e Kosovës fajtori kryesor është shteti serb. Sipas tij, serbet lokal gabuan që nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës dhe kësisoj dëgjuan urdhrat që u erdhën…
Kryetari Haliti po merre pjesë në mbledhjen e Kuvendit vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti sot po merre pjesë në mbledhjen e Kuvendit vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK). Gjatë këtij takimi sipas rendit të ditës së paraparë pritet të shqyrtohen dhe miratohen këto pika: Paraqitja e raportit nga mbledhja e kaluar e Kuvendit vjetor të AKK-së, pparaqitja e draft – raporteve vjetore të AKK-së për vitin 2022, paraqitja e planeve të punës dhe draft buxhetit për vitin 202 si dhe çështjet e lobimit në interes të komunave të Republikës së Kosovës si dhe pika të tjera./GJILANI INFO/
Sot në Viti, është mbajtur mbledhja e dytë e Formimit të Komunitetit për Interes Publik për këtë komunë. Me këtë rast zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu bëri me dije se në kuadër të punës së këtij forumi dhe në mbështetje të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në këtë komunë është realizuar një projekt në interes të gjithë qytetarëve, konkretisht në realizimin e pjerrinave brenda qytetit. Zv. kryetari Aliu tha se pas këtij takimi përfaqësuesit e këtij forumi kanë vizituar edhe fshatin Binçë për të shikuar mundësitë që të realizojnë edhe një projekt tjetër. Përndryshe…
Brenda vetëm dy muajsh, bankat në Kosovë kanë shtrenjtuar normat e interesit në disa lloje të kredive, ndërsa rritje e vazhdueshme vërehet tek kreditë konsumuese. Nga ky lloj i kredisë prekën pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës pasi ka pjesëmarrjen më të lartë në portfolion kreditore. Në muajin prill 2023, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.3 për qind, thuhet në raportimin mujor të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Rritje konstante nga muaji në muaj vërehet sidomos tek kreditë konsumuese. Kështu norma mesatare e interesit tek kreditë konsumuese ka arritur në 6.3 për qind…
Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit organizuan Mbledhjen e parë të Asamblesë Komunale të Fëmijëve. Mbledhjen e hapi Kryetarja e Asamblesë komunale të fëmijëve Elda Kallaba ku ndër të tjerat përshëndeti të gjithë asambleistët dhe të pranishmit duke thënë se 1 Qershori shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. “Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive” ka thënë…
Asfaltohet rruga Sllatinë e Poshtme – Sllatinë e Epërme dhe bëhet finalizimi i rrugës Sllatinë-Viti
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet në vazhdim e rrugës Sllatinë-Viti, konkretisht të finalizimit të asfaltimit të pjesës që lidhë mes veti fshatrat Sllatinë e Poshtme dhe Sllatinë e Epërme. Kryetari Haliti, i ka përgëzuar banorët e kësaj pjese për realizimin e këtij projekti madhor që po realizohet në komunën e Vitisë. Ai theksoi se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë për banorët e komunës së Vitisë sepse pos që lehtëson qarkullimin banorëve, shkurton rrugën dhe krijon alternativ të lëvizjes. Gjithashtu kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë edhe më tej do të vazhdojë…
Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme. Nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti dhe nxënësit e kursit “Art Sudio Vincent” – Viti, kanë mbajtur një koloni artistike në parkun e qytetit “Njazi Azemi- Komandat Mjekra”, kryesisht me motive rreth mjedisit si dhe u bë një aksion i grumbullimit të mbeturinave. Në këto aktivitete i pranishëm ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe drejtori i Urbanizmit, Visar Demiri dhe të tjerë. Kryetari Haliti falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësuesin vitias, Heset Zuka, i cila është pensionuar. Me këtë rast kryetari Haliti, ka falënderuar atë për kontributin e dhënë në fushën e arsimit, duke i ndarë atij një mirënjohje. Të pranishëm në këtë takim ishte edhe drejtoresha e arsimit, Arta Alidema Ajeti dhe të tjerë. Përndryshe z. Zuka së fundmi ka qenë i angazhuar si mësimdhënës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “ Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë të Vitisë./Gjilani Info/
Përmes mbjelljes së fidaneve e luleve në kampusin shkollor, aktiviteteve vetëdijësuese për parandalimin e përdorimit të plastikës, hapjes së bunarit për ujë te Shkolla e Muzikës, simbolikisht edhe ne dhamë mesazhin global se si ta ruajmë tokën, respektivisht ambientin. Gjithashtu, nxënësit patën mundësi të ndjekin një dokumentar të shkurtër me titullin “Ruajtja e ambientit”. E të gjitha këto u realizuan në bashkëpunim me projektin YENI dhe Eko-Klubet e shkollave të mesme të Komunës sonë. Falënderojmë Caritasin Zviceran për mbështetjen e vazhdueshme në projekte të tilla./Gjilani Info/
Shkruan: Arieta Mjeku Azizi Sikur të gërmoja në tokën e shenjtë, sikur të mundohesha të kapja një yll në univers e të kërkoja, jam e bindur se nuk do mund të gjeja njeriun që ma solli lirinë, gëzimin e lumturinë. Je ti, je pikërisht ti dashuria ime që solle lirinë në shpirtin tim. Me ndihmove të bëhem si ti, sepse gjithnjë më pëlqente të isha ti. Jo pse doja të ndrroja veten time, por thjesht njerëzit si ti e tjetërsojnë edhe të bukurën duke e shndërruar në diçka hyjnore, diçka të paarritur, diçka që vështirë se mund ta bëjë…

