Author: admin

Janë bërë 24 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, pas 78 ditë të sulmeve që kishin filluar më 24 mars. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, më 10 qershor 1999 ka lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit, kurse Këshilli i Sigurisë së OKB-së, po në të njëjtën ditë ka miratuar rezolutën 1244, ku janë dërguar 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të…

Read More

“Filluam takimet me përfaqësues të institucioneve publike të Komunës së Gjilanit, për t’i informuar lidhur me projektin “Avoko kundër dhunës dhe pro diskutimit për Edukimin Seksual”, ka bërë me dije, Blend Bllaca, nga OJQ RARE, koordinator i projektit. Institucioni i parë që vizitua ishte Qendra për Punë Sociale (QPS),  ne Gjilan, ku u mirëpritën nga drejtori i këtij Institucioni, Mursel Zymberi. “E informuam drejtuesin e QPS-në në lidhje me aktivitetet që do implementojmë, trajnimet që do i mbajmë dhe aktivitetet tjera të parapara, përgjatë këtyre muajve të vitit 2023”, ka thënë Bllaca. Kurse, Drejtori Zymberi ka thënë se QPS-ja…

Read More

Organizata joqeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar debatin me temën: Sfidat e Zhvillimit Ekonomik dhe Planifikimi Strategjik në Komunën e Kamenicës. Në këtë debat kanë marrë pjesë: Drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, projekt menaxheri i OJQ-Dardanapres, Sherafedin Vranja, përfaqësues të Qendrës për përkrahje të Bizneseve, përfaqësues të bizneseve lokale, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale. Qëllimi i organizimit të debatit ishte diskutimi me bizneset lokale dhe institucionet komunale lidhur me infrastrukturën ligjore, zbatimin si dhe sfidat, vështirësitë me…

Read More

Inter Miami apo Barcelona. Këto janë dy destinacionet ku Lionel Messi do ta vazhdojë karrierën, sipas The Athletic. Mediumi amerikan shkruan se ylli argjentinas e ka përjashtuar mundësinë që t’i bashkohet ekipit nga Arabia Saudite, Al-Hilal. Sipas tyre, Major League Soccer dhe klubi Inter Miami po bëjnë maksimumin që ta joshin shtatë herë fituesin e Topit të Artë që t’u bashkohet atyre. Ndërkohë, maksimumin është duke e bërë edhe Barcelona. Katalonasit dje morën dritën jeshile nga La Liga dhe tani kanë mundësi t’i bëjnë ofertë Messit për ta rikthyer në “Camp Nou”.

Read More

NGA: DIBRAN DEMAKU Gani Mehmetaj, „Zogjtë e qyqes“, laureat i çmimit “Kadare” 2021, botuar nga Uetpress, Tiranë. Kur sekretari i Lidhjes sonë, zotëri Pal Sokoli mu drejtua me kërkesën që mundësisht të bëja prezantimin e romanit të Gani Mehmetajt, të them të drejtën, në fillim isha në mëdyshje. Në mëdyshje për dy arsye: e para kishte të bënte se nuk e kisha në dispozicion krijimtarinë letrare të zotëri Mehmetajt dhe e dyta ishte fakti se romanin e jashtëzakonshëm “Zogjtë e qyqes” nuk e kisha të “prekshëm”, si të thuash fizikisht, nuk e kisha si libër. Atë, pra romanin në fjalë…

Read More

“Emrin `Zidan`e ka zgjedhur babai im, i cili është edhe vetë një fans i madh i futbollistit legjendar, Zinedine Zidane” Albinfo.ch hedh një vështrim në karrierën e jashtëzakonshme sportive të Zidan Tairit dhe rreth asaj se si pasioni për futbollin ia ndryshoi jetën. Mësoni se si familja e tij dhe FCZ ndikuan në vendimin e tij për t’u bërë futbollist profesionist. Albinfo.ch: Cilat janë tri përvojat që kanë karakterizuar më shumë rrugën tuaj drejt një karriere të suksesshme futbolli? Tairi: Përvoja e parë ishte një rast turneu ndërkombëtar ku më shpallën si lojtarin më të mirë nga gjithsej 40 ekipe…

Read More

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, në mbledhjen e sotme ka identifikuar një varg shqetësimesh nga anëtarët e këtij këshilli, të cilat edhe u morën si rekomandime për të gjetur zgjidhje të tyre. Zv.kryetari i komunës, Hasan Aliu, duke vlerësuar lartë punën e të gjithë anëtarëve dhe të gjithë akterëve të sigurisë ka falënderuar KKSB-në, Ekipin Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB), KFOR-in amerikan, FSK-në, bashkësitë fetare, komunitetet etj. Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, e vlerësoj të qetë dhe stabile situatën në këtë komunë duke shtuar se gjatë periudhës Halili, duke vlerësuar gjendjen e…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim homologun e tij, Nuhi Neziri nga komuna e Tearcës nga Maqedonia e Veriut i shoqëruar edhe nga Tahir Shabani-Ambasador i Paqes. Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti fillimisht e ka njoftuar atë për zhvillimet e gjithmbarshme në këtë komunë, konkretisht rreth projekteve që janë realizuar dhe atyre që pritet të realizohen. Gjithashtu në këtë takim është folur edhe për mundësitë e bashkëpunimit të dy komunave në interes të qytetarëve dhe atë, në kuadër të agjendave ndërkombëtare. Kryetari Haliti e çmoj lartë vizitën e homologut të tij nga komuna…

Read More

Policia në Gjilan njofton se janë arrestuar katër persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e posedimit dhe shitjes së paautorizuar të armëve. Njësitet policore gjatë bastisjes në tri lokacione, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar: 102 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, para të gatshme 2270 €, 30 franga zvicerane, dhe dy vetura. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon në procedurë hetimore.

Read More