Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe 1,734 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

June 22, 2026

Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë, pasdite priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

June 22, 2026

Kryetari Hyseni i fton qytetarët në dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029

June 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe 1,734 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
  • Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë, pasdite priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh
  • Kryetari Hyseni i fton qytetarët në dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029
  • Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029
  • Gjilani forcon kapacitetet për menaxhimin e fatkeqësive natyrore
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre aktakuzë për “Tregti të ndaluar”
  • Bilanc i trafikut: 28 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 gjoba të shqiptuara
  • Zhduket një mashkull në Makresh të Epërm – Policia nis hetimet për rastin
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lifestyle»Shtatë mënyrat për të qenë një njeri më optimist
Lifestyle

Shtatë mënyrat për të qenë një njeri më optimist

adminBy adminFebruary 13, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

1. Pranojeni që optimizmi është një zgjedhje që mund ta bëni çdo ditë

“Kjo nuk do të thotë që ju të ndiheni pozitivë gjatë gjithë kohës; por që të keni besim se mund të përballeni me çdo gjë që ju sfidon”-thotë dr.Wheatley. “Pra do të thotë ta pranosh negativitetin, në një kohë që të bëshpërpjekje të vetëdijshme për të menduar në mënyrë optimiste. 

Për shembull, mund të jetë e thjeshtë të zgjidhni të buzëqeshni edhe kur ndiheni të mërzitur. Është zgjedhja juaj të ndiheni të zhgënjyer apo të bëni diçka pozitive për ta çuar mendjen tuaj në një drejtim tjetër. Ju nuk mund të kontrolloni gjithçka, por nëse ka një gjë që mund të kontrolloni, kjo është ajo që mendoni”-thekson ai.

2. Kujdes mendimet negative

Herën tjetër kur e gjeni veten duke pasur një mendim negativ, ndërrojeni atë me një mendim më pozitiv. “Kjo gjëmund të kërkojë pak praktikë, por pas një fare kohe do të fillojë t’iu duket më e natyrshme. Ndaj nëse keni pasur sot një ditë të keqe, thojini vetes ‘Nesër do të jetë më mirë’, dhe planifikoni se çfarë mund të bëni për ta bërë atë në atë mënyrë. Ose nëse e dini që keni një takim në platformën “Zoom” me një klient të vështirë, në vend se t’i qaseni me frikë, përgatituni për sfidën dhe jepni më të mirën tuaj, dhe më pas mos e mbani mendjen aty”– shton eksperti.

3. Praktikoni mirënjohjen

“Mirënjohja ju jep mundësinë ta ridrejtoni vëmendjen tuaj. Kur ndiheni mirënjohës, mendja juaj e zhvendos fokusin tuaj nga ajo që duhet të keni më shumë, tek ajo që është e mirë në jetën tuaj tani. Praktikimi i mirënjohjes, është një proces i përpjekjes maksimale për të qenë mirënjohës ndaj gjërave pozitive në jetën tuaj, edhe në mesin e një situate të vështirë”– thotë Kimberly.

4. Shkëputuni nga lajmet 

Sa shpesh zgjoheni me një humor shumë të mirë. Dhe sa hapni TV për të ndjekur lajmet nisni të ndiheni i zemëruar, i zhgënjyer, i ngopur, i neveritur apo i dëshpëruar me gjithçka që po ndodh në botë?”. “Prandaj kufizojeni veten ndaj çdo gjëje që ju bën të ndiheni keq. Nëse kjo përfshin edhe lajmet, atëherë merruni me diçka emocionuese në vend të tyre”- thotë dr.Wheatley.

5. Kujdes me cilët e kaloni kohën tuaj

“Kur e rrethoni veten me njerëz që ju bëjnë të ndiheni të lumtur dhe të relaksuar, kjo automatikisht ju bën të ndiheni më pozitivë”– shpjegon dr.Wheatley. “Kjo do të thotë që ju mund t’i ndani problemet me ta, sepse njëgrup miqsh të mirë ju ngrenë humorin dhe ju frymëzojnë, ndaj është më e lehtë të ndiheni optimist”- deklaron ajo.

Ekspertja shton se negativiteti buron shpesh nga shpenzimi i tepërt i kohës për veten tuaj dhe të menduarit eshumë gjërave. “Është kjo arsyeja pse është e rëndësishme të gjeni kohë për miqtë tuaj, qoftë edhe vetëm për t’u takuar për një shëtitje apo për të folur në telefon”– nënvizon Wheatley.

6. Bëhuni aktivë

“Në vend se të ankoheni dhe të ndjeni keqardhje për veten tuaj, bëni një shëtitje në këmbë, me biçikletë ose shkoni në palestër”-thotë Kimberly. “Ideja është ta mbani në lëvizje trupin tuaj. Aktiviteti fizik çliron hormoninendorfinë, dhe me këto neurokimikate që qarkullojnë në trupin tuaj, keni më pak gjasa të ndiheni pesimistë. Nëse nuk dini nga t’ia filloni, shkarkoni një aplikacion mbi fitnesin”– shton ajo.

7. Analizoni me ftohtësi dështimet e të kaluarës 

Nëse e shihni që mendja juaj po fiksohet shumë pas një zhgënjimi të së kaluarës, si për shembull një punë ose marrëdhënie që nuk funksionoi, mendoni për të gjitha detajet që mund të mbani mend, duke u përpjekur të jeni sa më shumë objektivë që mundeni.

“Në çfarë mënyre do të dëshironit që situata të ishte më e mirë? Tani riformulojeni situatën duke hequr dorë nga ajo që dëshironit të ndodhte, dhe shkruani një paragraf se çfarë gjëje pozitive doli prej saj”-thotë Kimberly. Ndoshta keni fituar një punë më të mirë apo keni bërë një rreth të ri miqsh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Vendi ku njerëzit flenë në punë dhe askush nuk ankohet

February 13, 2026

Gjeni ekuilibrin tuaj të brendshëm

November 12, 2024

Çfarë duhet të bëni kur dikush ju injoron?

October 30, 2023
Mos humbni
Kronikë

Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe 1,734 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

By adminJune 22, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit. Sipas raportit,…

Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë, pasdite priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

June 22, 2026

Kryetari Hyseni i fton qytetarët në dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029

June 22, 2026

Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

June 19, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe 1,734 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

June 22, 2026

Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë, pasdite priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

June 22, 2026

Kryetari Hyseni i fton qytetarët në dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029

June 22, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.