Author: admin

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini foli për gjendjen e shqiptarëve në Luginë si dhe sfidat me të cilat përballen ata. Ai tha se shqiptarët përballen me diskriminim sistematik, i cili është vendosur nga vitet e 90-ta me ardhjen e Sllobodan Millosheviqit në pushtet. “Diskriminimi vazhdon edhe sot me trashëgimtarët e Millosheviqit. Pra, përballja jonë me pushtetin e egër të Serbisë dhe diskriminimin, nuk lë në asnjë moment hapësirë që të mendosh se mund të bëhet më mirë. Me Serbinë edhe mund të arrish marrëveshje, por problemi më i…

Read More

Komuna e Vitisë, perkatesisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë publike listat e përfituesve në sektorinë e bujqësisë. Sipas këtyre listave 161 fermerë vitias kanë përfituar mekanizëm të ndryshëm bujqësorë si: pllug, centrifuga elektrike, shkrirëse dylli, makinë për nxjerrjen e patateve, motokultivator si dhe arra./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit Arta Ajeti kanë pritur në një takim Drejtorin e Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi me stafin e tij. Takimi është mbajtur në vazhdën implementimit të ‘’Strategjia e integruar e policimit të drejtuar nga intelegjenca dhe policimit në bashkësi’’ dhe implementimit të planeve operacionale ‘’Fillimi i vitit të ri shkollorë dhe siguria në shkolla 2023-2024’’ Ndërkaq, qëllimi i këtij takimi ka qenë bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me DKA-në, personelin shkollor, këshillin e prindërve dhe këshillin e nxënësve në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në…

Read More

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar vizitën institucioneve komunale dhe bizneseve lokale. Qëllimi i organizimit të vizitës institucioneve komunale dhe bizneseve lokale kishte për qëllim njoftimin e një grupi të rinjsh me organizimin e brendshëm të komunës dhe ambientit të punës të institucioneve komunale dhe të disa bizneseve lokale në Kamenicë. Fillimisht të rinjtë i priti në takim udhëheqësja e zyrës së informimit Lidiona Maroca e cila i informojë të rinjtë me punën e zyrës së kryetarit të komunës dhe të arriturat e deri tanishme të Kryetarit dhe kabinetit…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Njëri nga personat është ndaluar për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, personi tjetër për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës” si dhe personi i tretë për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar marrëveshjen për hartimin e projektit të varrezave të reja të qytetit, bashkë me kreytarin e Këshilluit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu. “Ky projekt i cili do të ofrojë zgjidhje afatgjate për komunën e Gjilanit, do të fillojë të jetësohet së shpejti”, ka thënë kryetari Hyseni. Përndryshe, projekti i varrezave të qytetit ka marrë mbështetjen e shumicës së kuvendarëve javë më parë, ndërkaq është konfirmuar ligjshmëria edhe nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. “Zgjidhja për varrezat po bëhet për 100 vitet e ardhshme”, ka theksuar kryetari…

Read More

Një person ka informuar se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 23.10.2023 rreth orës 17:00, në Gjilan. Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar. “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot punimet që po zhvillohen në qytetin e Vitisë, në kuadër të projektit “GRANTI PERFORMANCËS 2023”, e cila financohet nga grandi i përformances komunale falë punës së mirë të kësaj komune. Me këtë rast u bë me dije se do të bëhet rregullimi i disa pjesëve në qytetin e Vitisë, si hapësira përgjatë lumit “Morava e Binçës” prej Xhamisë së qytetit e deri të kryqëzimi afër marketit “Rifa”, hapësirë kjo e cila do të rregullohet me kalldrëm. Gjithashtu në këtë pjesë pritet të ndërtohen edhe dy ura, një…

Read More

Gjatë ditës së djeshme drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë (DSHPE), ka vazhduar aksionin për eliminimin e deponive ilegale në fshatra. Sipas Basri Aliut, drejtor i DSHPE-së, aksioni i largimit të deponive ilegale dje është zhvilluar në katër lokalitete të komunës së Vitisë, konkretisht në fshatrat: Sllatinë të Poshtme, Pozheran Beguncë, Remnik. Ai tha se komuna e Vitisë, mbetet e angazhuar që me përkushtim të lartë për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë. Drejtori Aliu ju bëri thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në vendet ku nuk janë të paraparë dhe të ruajnë mjedisin.…

Read More

Me qëllim të parandalimit dhe asgjësimit të prerësve ilegalë të pyllit, drejtori i Bujqësisë dhe pylltarisë Bajram Isufi në bashkëpunim me udhëheqësin e sektorit të pylltarisë, Kujtim Shahiqi, kanë marrë masa të shumta në terren përmes aksioneve me policinë e shtetit dhe efektivit të vet për parandalimin dhe kapjen e prerësve ilegalë. “Pylli është një ekosistem kompleks, pa pyje klima ndryshon, temperatura rritet dhe për shkak të sipërfaqes së zhveshur, ndodh erozioni i tokës. Me zhdukjen e pyjeve kërcënohen ujërat nëntokësore, burimet e ujit të pijshëm. Do të ketë pasoja të mëdha në të ardhmen. Drejtoria Bujqësisë dhe Sektori…

Read More