Author: admin

Një zë i veçantë poetik, i shfaqur dhe i forcuar ndër vite në Perëndim, është ky i Drita Ademit. Përvojën poetike dhe veçantitë poetike, me kalimin e viteve dhe me botimin e librave të rinj, ajo po ua lë trashëgim pasardhësve, krijuesve dhe studiuesve. Sinonimi i emrit të saj shtrihet në gjithë librin e ri të saj Me kend fola. Nuk i duhet një shenjë pikësimi e pikëpyetjes kësaj fjalie. Ajo flet me ata që e lexojnë, me ata që e duan poezinë, me ata që emocionin dhe mendimin i kanë në një linjë. Ky nuk është një libër i madh…

Read More

Kombëtarja e Kosovës në futboll është ngjitur për pesë pozita në ranglistën e FIFA-s për kombëtare. Me këtë ngjitje, kombëtarja jonë ka arritur edhe pozitën më të mirë ndonjëherë që prej pranimit në FIFA dhe UEFA. Kosova, pas ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024” renditet në pozitën e 105-të, që është më e mira ndonjëherë. Në ranglistën e shtatorit, Kosova renditej e 111-ta. Kombëtarja e Kosovës në tetor ka zhvilluar vetëm një përballje, ndonëse në kalendar i kishte dy. Ndeshjen me Andorrën, djemtë e Kosovës e kanë fituar me rezultat bindës 3-0, ndërsa përballja me Izraelin, e planifikuar të zhvillohej…

Read More

Përfaqësues komunal, të familjeve të dëshmorëve dhe zyrtarë të tjerë, kanë marrë pjesë në mbjelljen e drunjve dekorativ, shkurreve dhe luleve në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Viti. I pranishëm ishte edhe kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kryetari i Shoqatës së familjeve të Dëshmorëve, Qemajl Rexhepi, drejtori i Shërbimeve Publike Basri Aliu etj./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot fshatin Podgorcë të Vitisë, ku po zhvillohen punimet në zgjerimin e rrugës Podgorcë-Vërbovcë. Ai tha se zgjerimi i kësaj rruge ka qenë e domosdoshme dhe kërkesë e banorëve. Kryetari Haliti theksoi se me këtë projekt infrastrukturor rritet siguria e pjesëmarrësve në komunikacion. Projekt u mirëprit edhe Naim Haziri, kryetar i fshatit, duke shtuar se për banorët zgjerimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë. Ai falënderuar komunën për realizimin e këtij projekti./GJILANI INFO/

Read More

Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës. Rivali i tyre që zbarkon sonte në Prishtinë, përkatësisht në stadiumin “Fadil Vokrri” është Astana, skuadër kjo e cila ka dy humbje nga dy ndeshjet e zhvilluara dhe rrjedhimisht është e fundit në grupin C me zero pikë. Skuadra e Ilir Dajës do të luajë vetëm për fitore në mënyrë që të marr epitetin e liderit të grupit, aty ku momentalisht është Viktoria Plzen me gjashtë pikë, kundrejt tri sa ka Ballkani. Para ndeshjes, trajneri Ilir Daja dhe…

Read More

FLORIM ZEQA Deklaratat e emisarit evropian për dialogun, sllovakut Mirosllav Lajçak: “Nëse s’ka dialog mes Kosovës dhe Serbisë, mund të ketë përseritje të përshkallëzimit” dhe “Asociacioni të bëhet pa vonesa, pa të Kosova s’ka progres drejt BE-së”, paraqesin kërcënim të hapur për Kosovën! Ndëshkimi i viktimës dhe shpërblimi i agresorit Serbia në krye më Vuqiqin nuk po ndëshkohet nga BE-ja për sulmin në Bajnskë. Në anën tjetër, kërcënimi i Kosovës dhe heshtja e kësaj ngjarje tragjike nga pesshja e diplomatëve të vendeve të ‘Quintit’ është më tepër se shqetësuese. Me një fjalë, qasja e gabuar e Bashkimit Evropian me…

Read More

Ballkani do ta kërkojë sonte fitoren e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Kampioni i Kosovës vjen nga fitorja e madhe dhe historike ndaj Dinamo Zagrebit, ndërsa të njëjtën gjë synon ta bëjë edhe sonte. Ekipi nga Suhareka do ta mirëpresë skuadrën nga Kazakistani, FC Astana, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C të kësaj gare. Ballkani po gëzon formë të mirë edhe në kampionatin vendor dhe është gati për ta bërë një tjetër ndeshje të madhe në stadiumin “Fadil Vokrri”. Trajneri Ilir Daja e ka bërë gati ekipin për një tjetër sfidë evropiane, i vetëdijshëm…

Read More

Shkelzen Halimi Kam parë odën mbushur plot me terr dhe vetminë në shtratin akull Në syprinën e Detit të Vdekur kam parë hijen time duke luajtur vallen e vdekjes Kam parë hënën e ngrysur dhe disa pika shiu që zgjonin ëndrrat e fjetura Kam parë se si ikin stinët duke më lënë dhimbjen dhe klithmën e kohëve plot pikëllim e gjurmë rrugëve të mbuluara me gjethet e pemëve të rrahura nga erërat që shkulnin rrënjë Rrugës së jetës kam parë veten në pasqyrën e thyer herë i mallkuar herë i harruar Kam parë veten në ëndërr se si qëndroja…

Read More

Diaspora shënon rekord me remitencat Remitencat nga mërgimtarët shqiptarë në diasporë për nëntë muaj kanë tejkaluar vlerën e 1 miliard eurove në Kosovë, shkruan albinfo.ch. Remitencat nga diaspora kanë qenë përherë një ndihmë e madhe për ekonominë e Kosovës. Mirëpo viti 2023 duket se ka shënuar rekord të këtyre remitencave, sipas raportit të fundit nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK). Referuar BQK-së, kjo paraqet një rritje prej 12 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. “Një miliard e 12.6 milionë euro është vlera e remitencave deri në muajin shtator, gjë që paraqet rritje prej 11…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit mund të përsëritet derisa “Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste ndaj fqinjëve të saj”. Ai këtë deklaratë e ka bërë të enjten në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). Ministri tutje është shprehur se Serbia ka 48 baza operacionale përgjatë kufirit me Kosovën. “Rëndësia e jonë në operacione është dëshmuar në pjesën veriore të vendit, ku grupet serbe kanë tentuar të marrin territor dhe të destabilizojnë vendin tonë. Duke…

Read More