- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Me urdhër të prokurorit, Prokuroria Themelore e Gjilanit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave. Kjo Prokurori, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një person është ndaluar për veprat penale ‘’Fajdeja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, personi tjeter për veprën penale ‘’Dhunimi’’ si dhe personi i tretë për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’./GJILANI INFO/
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Novobërdë, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale dhunim. Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur ditën e hënë. “Më 23.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Shkolla e mesme “Nazmi Hoxha” në Gjilan, është bërë me laborator të shkencave të natyrës, i cili u mundëson nxënësve të saj të zhvillojnë praktikën në lëndët matematikë, fizikë, kimi dhe biologji. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili ka prerë shiritin e përurimit, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku dhe drejtoreshën e Arsimit, Albana Demiri, ka thënë se investimi arrin vlerën 49 mijë euro. “Sot përuruam laboratorin e shkencave të natyrës në shkollën “Nazmi Hoxha”, ku nxënësit e saj tani do të kenë mundësinë të zhvillojnë praktikën në lëndët matematikë, fizikë, kimi dhe biologji”, ka thënë kryetari…
Teksa po realizonte detyrat në një pikë kontrolli në Prishtinë, policia e Kosovës e ndaloi një automjet për kontroll. Megjithatë, gjatë këtij procesi, një 26-vjeçari iu gjetën një sasi e konsiderueshme e monedhave metalike nga dy euro. E në bazë të njoftimeve të Policisë, ky nuk është rasti i vetëm. Një ditë pas, policia kapi mbi 1 mijë euro para të dyshuara si të falsifikuara edhe në komunën e Vushtrrisë. Në një përgjigje për Tëvë1, Policia thotë se numri i rasteve të tilla të iniciuara në gjashtë muajt e parë të këtij viti është mbi 460. “Gjatë vitit të…
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se ushtarët britanikë nga Forca Rezervë Strategjike të Aleancës po kryejnë patrulla përgjatë vijës kufitare në veri. Gjithashtu, në njoftim thuhet se ushtarët ofrojnë mjete inxhinierie për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë në një shkollë lokale në Kosovë, transmeton Telegrafi. “Njësia u mobilizua pas tensioneve të shtuara në Kosovë, në mënyrë që të sigurojë aftësinë e KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. Ndryshe, para disa ditësh,…
Janë më të lirë se ato të blera në dyqan Versioni i bërë në shtëpi i kësaj ëmbëlsire të famshme është jashtëzakonisht i lehtë për t’u bërë. Toblerone është një çokollatë e famshme zvicerane që fillimisht është bërë me bajame, por sot ka shumë versione me përbërës të ndryshëm. Fitoi popullaritet sapo u shfaq për shkak të shijes fantastike dhe ne ju sugjerojmë të bëni sa më lehtë Toblerone në shtëpi. Ju duhen vetëm tre përbërës dhe pak kohë, dhe ato janë më të lira se të blera në dyqan dhe më të shijshme, transmeton Telegrafi. Përbërësit: ▪ 250…
Margot Robbie femra më e bukur dhe më e suksesshme e vitit 2023 sipas revistës Maxim Australia. Kjo revistë ka publikuar listën e saj vjetore Hot 100 për vitin 2023, e cila paraqet femrat më të suksesshme dhe më të bukura në argëtim, sport dhe kulturë pop. Në krye të listës është aktorja Margot Robbie, e cila u shpall femra më e bukur dhe më e suksesshme këtë vit, dhe karriera e së cilës në Hollywood vazhdon të shkëlqejë pas suksesit të filmit të saj të fundit, Barbie. Ky është viti i dytë me radhë dhe hera e…
Gjithmonë lind pyetja gjatë procesit të kërkimit të një pune: Cilat janë pritshmëritë tuaja për pagën? Natyrisht, përgjigja e saktë është paga më e lartë që dikush mund të ketë. Por në fakt mos e thuaj këtë me zë të lartë. Pra, çfarë duhet të thoni? Në fund të fundit, derisa nuk doni të dukeni si dikush që është vazhdimisht i pangopur, gjithashtu nuk dëshironi të zvogëloni atë që kërkoni dhe të përfundoni me më pak rrogë sesa mund të kishit marrë.Fatkeqësisht, nuk ka përgjigje të lehtë kur bëhet fjalë për t’iu përgjigjur pyetjes, “Cila është rroga që duhet…
Mënyra më e mirë që të mbroheni nga sëmundjet është imuniteti i fuqishëm Për të pasur imunitet të fuqishëm është e nevojshme që të ushqeheni shëndoshëm, mirëpo mund të përdorni edhe një struk të vogël. Provojeni këtë pije. Një lugë e kësaj pijeje në ditë mjafton që të përmirësojë imunitetin tuaj, por jini të kujdesshëm sepse është goxha djegës. Para përdorimit të kësaj pijeje konsultohuni me mjekun. Përbërësit: – 700 ml uthull molle – 1/4 e gotës hudhër të copëtuar imët – 1/4 e gotës qepë të karamelizuar – 2 speca të freskët – 1/4 e gotës xhenxhefil të…
Pas Grudës dhe Berishës, një tjetër futbollist me origjinë shqiptare po spikat në Bundesligë. Bëhet fjalë për Elvis Rexhbeçaj, i cili gjeti sërish rrugën e rrjetës në elitën e futbollit gjerman, me fanellën e Augsburgut, në triumfin 2-5 ndaj Hedenheimit të arritur ditën e djeshme. Mesfushori shënoi golin e pestë për skuadrën e tij në minutën e 88-të të sfidës, duke u treguar i saktë na pika e bardhë e penalltisë. closevolume_off Ky ishte goli i dytë në 8 ndeshjet e kampionatit për 25-vjeçarin i cili është shndërruar në një titullar te skuadra e Augsburgut. Shqiptari ka disa sezone…

