- Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
- Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
- Parashikimi i motit për sot
- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
- Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
Author: admin
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësues të projektit “ Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes” (FEGO), që synon të nxisë tregun gjithëpërfshirës dhe zhvillimin e sistemeve në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim në veshje, mobilje dhe sektorët e turizmit rural. Ky projekt financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar SIDA dhe implementohet nga Swisscontact. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar për punën që është bërë në kuadër të këtij projekti dhe për punën që pritet të bëhet, në veçanti në promovimin e mundësive për turizëm në territorin e komunës së…
Policia e Kosovës ka marr sot donacion 7 sisteme të fluturakeve pa pilotë donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ceremoninë e nënshkrimit të pranim-dorëzimit të donacionit prej 7 dronëve mori pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, ambasadori i amerikan Jeffrey Hovenier etj. Drejtori Hoxha tha se SHBA-të janë ndër mbështetësit kryesorë të Kosovës, ndërsa tha se ky donacion është tejet i çmueshëm dhe ndër të tjera do të përdoret për monitorimin edhe të kufijve të Kosovës. “Në lidhje me donacionet që po pranojmë sot, është një donacion i nevojshëm dhe i çmueshëm…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një grua të zhdukur në veri të Mitrovicës. Siç njofton Policia rasti është raportuar të martën. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin policor. Rasti është duke u hetuar.
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit”Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur trajnimin lidhur me “Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komunitetit Rom”. Qëllimi i organizimit të trajnimit ishte informimi i qytetarëve të komunitetit rom lidhur me promovimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve për të rritur besimin e komuniteteve ndaj institucioneve komunale dhe qëndrore dhe pjesëmarrja aktive në proceset vendimmarrëse. Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në këtë trajnim kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e komunitetit rom ku si rekomandime kryesore të dala janë: Përkrahja e Organizatës Joqeveritare Lokale të Komunitetit…
Në rrugën Halim Orana të Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, mirëpo për fat të mirë kishte vetëm dëme materiale, por jo edhe dëmtime në njerëz, ka bërë me dije Policia./GJILANI INFO/
Në Gumnishtë të Gjilanit është arrestuar një person i dyshuari pasi që gjatë kontrollit tek a i është gjetur dhe konfiskuar: një armë e gjatë me dy karikator të zbrazur, një pushkë gjuetie, 22 fishekë dhe një thikë. Kështu kanë njoftuar autoritetet policore, kurse nga i njëjti burim mësohet se me vendim të prokurorit i njejti është dërguar në paraburgim. /GJILANI INFO/
Është arrestuar nj ë person i dyshuar n ë Gjilan pasi q ë gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 49 gram marihuanë si dhe 253 (dyqind e pesëdhjetë e tre) euro që dyshohet se janë fituar kundërligjshëm, njofton Policia. Sipas autoriteteve zyrtare policore thuhet se më urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në mbajtje./GJILANI INFO/
Uta Ibrahimi u ka shpëtuar dy ortekëve në majën Shishapangma të Kinës. Alpinistja nga Kosova ka reaguar në rrjetin social “Facebook”. Ajo ka njoftuar se i ka shpëtuar vdekjes. “Miqtë e mi, nuk jam mirë. Por jam gjallë, dhe kjo është në rregull”, ka shkruar Ibrahimi në “Facebook”. “Kam ëndërruar kaq gjatë për këtë mal, por që për kaq shumë vite ka qenë i mbyllur për shkak të tragjedive. Më vonë ajo ka treguar se si ka ndodhur orteku i parë që mori dy jetë njerëzish. Kjo ndodhi në Shisha Pangna, dhe ende nuk mund ta besoj e procesoj…
Musa Ramadani Mik Shtëpitë tona si gota cakrrohen Gjerdhe as dyer përmes s’kmi bërë Dielli Udhën deri te ne kur e gjen Gëzim kuj më tepër i bjen Ty apo mua ? Mik Livadhet tona si dashnorë puthen Gurë a mexhde askund s’ kemi vënë Shiu Sixhim teposhtë kur ligron N’cilin më shumë fryt lëshon: N’tëndin apo timin? Atëbotë Kujtohu mirë lum miku im Përse prore më bën të druaj? Se për dallim o dredhim Koha kaherë ka kaluar
Qendresa Llapashtica-Ismajli, 26-vjeçe, nënë e dy fëmijëve, është diagonstikuar me leukemi akute dhe për shërimin e sëmundjes kërkohen 130 mijë euro, të cilat ajo dhe familja e saj nuk ka mundësi t’i përballoi. Bashkëshorti i saj, Erduan Ismajli, ka publikuar një thirrje për ndihmë në shërimin e Qëndresës. Ismajli, në një njoftim në rrjetin social Facebook, ka thënë se bashkëshortja e tij aktualisht ndodhet në një spital në Turqi. Ai ka publikuar diagnozën e sëmundjes me të cilën vuan Qëndresa, nënë e dy fëmijëve (dy vjeç dhe dy muajsh). “Familja jonë nuk i ka mundësitë financiare për përballimin e…

