- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Prokuroria në Gjilan: Sekuestrime, bastisje dhe aktakuza për sulm e kanosje në rajonin e Gjilanit
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka realizuar një (1) urdhër kontroll në komunën e Kamenicës, nga e cila janë sekuestruar bimë narkotike të kultivuara, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin. Në takim është biseduar lidhur me bashkëpunimin në mes të nivelit lokal dhe atij qendror. Po ashtu është diskutuar edhe identifikimi i mundësive për mbështetjen dhe krijimin e infrastrukturës së përshtatshme fizike, për zhvillimin e ndërmarrjeve fillestare, mikro, të vogla dhe të mesme në Komunën e Gjilanit. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, prezantoi planet komunale dhe arritjet në komunë dhe mirëpriti njoftimet lidhur me objektivat dhe progresin e arritur nga MINT, në krijimin e parqeve industriale e teknologjike, në komunat e ndryshme në…
Ma.sc., Ma.sc. Idriz Morina Një vend i vogël, por ku zhvillohen edhe ngjarje dramatike, edhe të sikletshme dhe gati tragjike. Por, nëpërmjet përcjelljes së këtyre ngjarjeve lokale, autori, arrin të ushtrojë kompetencën profesionale të një reporteri, dhe shumë shpesh edhe të një analisti, dhe jo vetëm të një kronisti, të saktë e të prerë, duke i ofruar lexuesve, jo vetëm ngjarjet rastësore personale, të një familje të ngushtë dhe të një mëhalle, apo të një fshati apo qyteti periferik, por ia del të jap imazhin më të saktë për fatin e një kombi! Ditari pra, kthehet në një kronikë…
Për ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet vranësirat. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 39°C. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, konkretisht në ato zona ku ka zhvillime të vranësirave, me shpejtësi prej 15-50 km/h
Drita kualifikohet në play-off, ku e e pret skuadra e njohur polake Legia e Varshavës. Drita e Gjilanit është kualifikuar në play-off të Conference League. Ky është suksesi më i madh për skuadrën nga Gjilani. Drita është kualifikuar pas 120 minutave në play-off, duke triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Auda-s nga Letonia. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1:0 për Dritën. Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta, pasi që ballafaqimi i parë kishte përfunduar 1:0 në favor të skuadrës Auda. Drita ndriçoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta duke iu falënderuar edhe futbollistit…
LDK: Gjilani pa zot shtëpie, i pafalshëm injorimi i vazhdueshëm i kërkesave të Handikosit dhe Shoqatës së të Verbërve
Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur sot konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan. Në kuadër të konferencave të përjavshme të degës së LDK-së në Gjilan, zëdhënësja e degës, znj. Gresa Avdiu, paraqiti shqetësimin e radhës. Ajo para qytetarëve kritikoi qeverisjen komunale, në krye me të parin e ekzekutivit, për injorimin e vazhdueshëm që po ia bëjnë shoqatave HANDIKOS dhe Shoqatës së të Verbërve në Gjilan. “Është e papranueshme për të gjithë ne që të zvarriten në këtë mënyrë projekte të rëndësishme të vendit tonë, e të keqpërdoren në mënyrë të tmerrshme taksat e qytetareve…
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan Njoftim! Ndërprerje e furnizimit me ujë sonte nga ora 23:00 deri nesër në ora 08:00 Për konsumatorët që furnizohen me ujë nga rezervari në “Kodrën e Dëshmorëve” Livoç i Ulët, Velekincë, Rr. Lotë Vaku, Rr. Idriz Seferi, Kodra e Dëshmorëve, Hysen Tërpeza, Bregu i Djegur. Të nderuar konsumatorë! Ju informojmë se në orarin e lartëcekur, sonte do të ndërprehet furnizimi me ujë në mënyrë që të rimbushet me ujë rezervari në “Kodrën e Dëshmorëve” në kapacitetin e plotë. Arsyeja e ndërprerjes është që nesër të furnizohen me presion të ujit mjaftueshëm edhe pikat më të…
KRU “HIDROMORAVA” SH.A. – GJILAN APEL ME RËNDËSI KURSENI DHE MOS E KEQPËRDORNI UJIN! Gjilan, 15 gusht 2024 – Niveli i rezervave të ujit në disa burime ka rënë dukshëm, siç është rasti me burimin nëntokësor “Baja” Gjilan, niveli i ujit në akumulacionin e Përlepnicës ka filluar të bie me të madhe (aktualisht 26.58m), por edhe në burimet tjera ka rënë sasia e rezervave të ujit. Vala e nxehtit të madh në muajt e fundit që ka përfshirë vendin tonë, mungesa e të reshjeve atmosferike në sasi të mjaftueshme, shfrytëzuesit e pandërgjegjshëm si dhe ardhja e bashkatdhetarëve kanë bërë…
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim- DMSH, Gjilan. APEL! Të dashur qytetarë të komunës së Gjilanit! Ditëve të fundit po përballemi me temperatura të larta dhe si pasojë e tyre edhe me zjarre masive malore dhe fushore. Ekipet e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit – NJPZSH, edhe sot me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike gjatë gjithë ditës kanë qenë në luftë me zjarret në këto temperatura ekstreme. Nga mesdita deri në orët e mbrëmjes ishin të angazhuar me vetëmohim të lartë në shuarjen e zjarreve në fshatrat Kravaricë dhe Myqibabë. Prandaj apelojmë te të gjithë: -Mos ndizni zjarre . -Mos lejoni që…
Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi Ndër niposhat ka hy sherri. Një palë duan sovranitet e njëkohësisht paqe e bashkëjetesë me dajat-shtete. Një palë tjetër dëshiron të vazhdojë të sillet sikur atëherë kur ata ishin fëmijë. Dajat janë njerëzit më të afërt, më të dashurit. Sidomos në fëmijëri! Të shkonim te dajat kur ishim fëmijë ishte ndoshta ndjenja më e madhe e gëzimit tonë. Por kur shkonim atje bëheshim të zhurmshëm. Niposh me thërrisnin dajat. Dikush prej tyre më merrte me përkëdhelje e më mbante në prehër. Tjetri ishte më i sertë dhe rrinte serioz. Ai që na përkëdhelte nuk na…

