Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Vëllezërit nga Kosova dënohen me burg në Gjermani për falsifikim dokumentesh
Diasporë

Vëllezërit nga Kosova dënohen me burg në Gjermani për falsifikim dokumentesh

adminBy adminAugust 22, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kanë shitur teste false për pasaportën gjermane, dënohen dy vëllezër nga Kosova

Për të marrë një pasaportë gjermane, të huajt duhet të paraqesin dëshmi të zotërimit të gjermanishtes. Siç u tregua në një proces gjyqësor në Shtutgart, ky sistem nuk është aspak i sigurt ndaj falsifikimit.

Duke përdorur një sistem profesionalisht të sofistikuar, dy vëllezër në Baden-Württemberg kanë falsifikuar dhe shitur për qindra njerëz dokumente, si certifikata gjuhësore dhe certifikata nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, transmeton albinfo.ch.

Një 32-vjeçar dhe vëllai i tij, gjashtë vjet më i vjetër, u dënuan nga Gjykata e Landit e Shtutgartit, njëri me katër vjet e gjysmë dhe tjetri me katër vjet e tetë muaj burgim, ndër të tjera, për 355 raste falsifikimesh të dokumenteve, shkruan dpa.de. Ata kanë pranuar veprën me të cilën ngarkoheshin. Një tjetër vëlla është ende në paraburgim për akuza të ngjashme.

lg.php.gifPersonat nga qyteti Aspach (rrethi i Rems-Murr) – të dy nga Kosova – kishin shënuar emrat dhe adresat e klientëve të tyre si dhe çmimet dhe çdo borxh në fletore. Kryetari i trupit gjykues tha se janë vërtetuar të ardhurat prej së paku 313,940 euro, nga ky “biznes”.

Certifikatat u prezantoheshin klientëve në një restorant në Backnang ose u dërgoheshin me postë apo në një shkollë gjuhësore në Ellwangen. Në rreth 220 prej këtyre rasteve, klientët u kanë dorëzuar autoriteteve falsifikimet për të marrë leje qëndrimi ose për t’u natyralizuar.

Testet e gjuhës në Gjermani janë të detyrueshme që nga viti 2008

lg.php.gifQë nga viti 2008, çdo emigrant duhet të bëjë një test gjuhësor nëse dëshiron të ketë një pasaportë gjermane. Ai duhet të demonstrojë njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane, transmeton albinfo.ch. Ndër të tjera, pritet që të huajt që kanë aplikuar për natyralizim të zotërojnë mjaft mirë gjuhën gjermane për të komunikuar në mënyrë adekuate me njerëzit e tjerë në jetën e përditshme, në punë dhe me autoritetet në Gjermani.

Aktgjykimet nuk janë ende përfundimtare. Të dy të dënuarit mund ta kundërshtojnë këtë. Por, sipas një marrëveshjeje ndërmjet mbrojtjes dhe prokurorit publik, dënimet me burg janë brenda kornizës së dakorduar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Rexhepi: Serbia bllokon fondet e Kosovës, nxënësit e Luginës mbesin pa libra

April 30, 2026

Padia për pasivizimin e adresave në Gjykatën Evropiane, hap drejt kërkimit të drejtësisë për qytetarët

March 2, 2026

Si u zhduk identiteti shqiptar në Vranjë pas vitit 1878

February 13, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.