- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
- 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
- Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
- Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
- Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
- Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
Author: admin
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë periudhës 17–23 prill 2026 janë shqiptuar gjithsej 1,828 gjoba trafiku, në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në rrugë. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe: Janë hetuar 5 aksidente me dëme materiale, Janë hetuar 19 aksidente me persona të lënduar, Janë shqiptuar 42 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, Janë shqiptuar 17 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, Janë shqiptuar 21 gjoba për modifikim të paautorizuar të automjeteve, Ndërsa 38 ngasësve u është ndaluar drejtimi i mjeteve motorike. Policia ka apeluar tek të gjithë…
UKZ siguron qasje në mbi 30 milion burime elektronike përmes marrëveshjes me Komunën e Gjilanit
Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Komuna e Gjilanit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e zhvillimit akademik dhe shkencor, si dhe përmirësimin e kushteve për mësim dhe hulumtim. Kjo marrëveshje mundëson qasje në burime të shumta shkencore dhe profesionale për studentët dhe stafin akademik të universitetit. Në kuadër të saj, parashihet edhe përdorimi i pajisjeve elektronike të pajisura me aplikacione të avancuara, të cilat ofrojnë qasje në databaza ndërkombëtare me mbi 30 milion burime elektronike. Në prani të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, Kushtrim…
Me këtë rast, është shprehur mirënjohje e veçantë për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës për donacionin e çmuar të librave. Po ashtu, janë falënderuar udhëheqësja e bibliotekës dhe zyrtarët për përkushtimin e vazhdueshëm, si dhe Drejtoria Komunale e Arsimit dhe drejtorët e shkollave për bashkëpunimin korrekt dhe profesional. Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Viti, Valmir Sahiti, ka theksuar se mbështetja për nxënësit dhe të rinjtë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, përmes investimeve në dije, kulturë dhe zhvillim./Gjilani INFO/
Në Komunën e Gjilanit, ka rritje të sipërfaqeve të mbjella me grurë, që arrijnë mbi 3000 hektarë, çka tregon interes dhe zhvillim të kësaj kulture, tha Bajram Isufi, drejtor për Bujqësi. Sipas tij, komuna ka mbështetur fermerët me fara cilësore dhe pleh artificial. “Ka vazhdimësi të politikave mbështetëse për grurin (fara, plehra, subvencione), që ndikojnë pozitivisht në gjendjen e kulturës”, tha Isufi. Drejtori për Bujqësi, tha se këta faktorë tregojnë se baza për një prodhim të mirë është e qëndrueshme dhe në përmirësim. Sipas tij, duke u bazuar në mbështetjen institucionale, rritjen e sipërfaqeve, përdorimin e farës cilësore, mund të…
Universiteti Publik “Kadri Zeka” mori pjesë në një vizitë studimore të organizuar në Vjenë, Austri, nga OeAD dhe SHER, ku u mblodhën përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë dhe udhëheqës të zyrave për bashkëpunim ndërkombëtar. Në kuadër të kësaj vizite, Universiteti Publik “Kadri Zeka” u përfaqësua nga U.D. Udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime, Betim Berisha, i cili mori pjesë aktive në diskutime dhe aktivitete të fokusuara në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe zhvillimin e bashkëpunimeve akademike. Gjatë qëndrimit, ai pati mundësinë të përfitojë nga praktikat dhe përvojat e universiteteve të ndryshme austriake. Gjatë këtij…
Në rrugën “Sherif Jonuzi” në Gjilan, është arrestuar një person i dyshuar, pasi gjatë kontrollit në veturën që po drejtonte iu gjet dhe konfiskua një pistoletë me një karikator dhe 9 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet./Gjilani INFO/
Sot vendi ynë do të ndikohet nga një mot i qëndrueshëm me intervale me diell dhe vranësira të herëpashershme. Orët e mëngjesit do të karakterizohen nga temperatura të ulëta dhe freski e theksuar. Gjatë ditës pritet një rritje graduale e temperaturave, ndërsa era do të fryjë nga drejtimi verior dhe verilindor, me intensitet që herë pas here mund të jetë i fuqishëm, duke arritur shpejtësi prej 15 deri në 40 km/h. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 0 dhe 5°C, kurse ato maksimale do të arrijnë nga 12 deri në 16°C./Gjilani INFO/
Në Kravaricë të Gjilanit prezantohet projekti për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga ngricat pranverore
Në fshatin Kravaricë të Gjilanit është mbajtur një ditë fushore, ku është prezantuar projekti “Zgjidhje praktike kundër ngricave pranverore në bujqësi”, me qëllim mbrojtjen e prodhimit bujqësor nga temperaturat e ulëta. Gjatë aktivitetit, fermerët patën mundësinë të shohin nga afër demonstrimin e përdorimit të qirinjve antifrost me parafinë, të cilët shërbejnë për rritjen e temperaturës në pemishte gjatë netëve kritike. “Gjatë aktivitetit u prezantua dhe u demonstrua në praktikë përdorimi i qirinjve antifrost me parafinë, të cilët ndihmojnë në rritjen e temperaturës në pemishte dhe mbrojtjen e luleve dhe frutave gjatë netëve kritike”, u bë e ditur gjatë prezantimit. Sipas të…
Fillon aksioni ”Për një Kamenicë të pastër” për pastrimin e mjedisit dhe vetëdijesimin qytetar në Komunën e Kamenicës
Komuna e Kamenicës ka nisur një aksion gjithëpërfshirës për përmirësimin e gjendjes së mjedisit jetësor, duke adresuar një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen qytetarët – ndotjen e mjedisit.Ndotja, e cila shfaqet në forma të ndryshme si ndotja e tokës, ajrit dhe ujit, vazhdon të jetë një problem shqetësues edhe në nivel lokal. Një ndër çështjet më të theksuara mbetet hedhja ilegale e mbeturinave në hapësira të papërshtatshme, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe duke dëmtuar ekosistemin, përfshirë botën bimore dhe shtazore. Me qëllim të përmirësimit të kësaj gjendjeje dhe rritjes së vetëdijesimit qytetar, Drejtoria për Shërbime…
Shqyrtohen pasqyrat financiare janar-mars dhe nisma për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale në mbledhjen e KPF-së
Në mbledhjen e tretë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit Komunal të Vitisë, e mbajtur sot, fillimisht u paraqitën disa shqetësime të qytetarëve si dhe çështje të tjera jashtë rendit të ditës, e më pas, komiteti vijoi punimet sipas rendit të ditës, ku u trajtuan këto pika: Pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–mars 2026. Në këtë pikë u bë e ditur se gjatë kësaj periudhe janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlerë prej 184,510.38 euro, ndërsa shkalla e inkasimit ka arritur në 14.25%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, të…

