- Mbi 1700 tiketa trafiku dhe 23 persona të arrestuar për 24 orë e fundit
- Moti sot: Diell, vranësira dhe reshje të përkohshme me bubullima
- Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë
- Arrestim për posedim të paautorizuar të armës dhe prishje të rendit familjar
- Moti sot
- Pensionohet Mehra Gashi pas më shumë se 43 vitesh kontribut në shërbim të shëndetësisë
- Është mbajtur punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”
- Gjykata e Hagës, Drejtësi apo Gjykatë Politike?
Author: admin
Me rastin e shënimi të “Ditës së Veteranit”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjilan. Kjo vizitë u bë në kuadër të aktiviteteve, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka premtuar mbështetje edhe më të madhe për ta nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre./Gjilani INFO/
Në prezencë të menaxhmentit të QKMF-së, shërbimit të Stomatologjisë dhe familjes Baliu është pensionuar pas një periudhe të gjatë pune, mbi 33 vite në shërbim të qytetarëve, Dr. Spec. Rukije Limani. Duke dhuruar mirënjohje dhe disa fjalë rasti, drejtori Dr. Basri Kamberi çmoi lartë profesionalizmin dhe karrieren e saj. Shefi i Shërbimit të Stomatologjisë Dr. Taulant Ramadani tha: “Pensionimi i Dr. Spec. Rukije Limani reflekton humbje për institucionet shëndetësore të Anamoravës e me gjerë. Ajo mbetet një prej personaliteteve më të shquara të shëndetësisë, qysh nga fillimet e saj të karrierës në vitin 1992 e gjerë më sot. Udhëheqësja…
“Arbnorja, gruaja më e votuar në Kamenicë në zgjedhjet lokale nga të gjitha partitë politike, për dy palë zgjedhje radhazi, do të udhëheq legjislativin komunal”, ka bërë me dije kreu i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj. Ai tha se përvoja e saj (Arbnore Beqiraj) profesionale dhe angazhimi i saj politik, e bëjnë Arbnoren njeriun më të denjë për këtë pozitë të rëndësishme e angazhim të ri. “Me këtë rol të ri, Arbnorja pritet të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve dhe garantuese e funksionimit demokratik të Kuvendit Komunal, duke hapur rrugë për një kapitull të ri të përgjegjshmërisë dhe…
Fakulteti Juridik i UP “Kadri Zeka” ka organizuar takim me studentët për kampanjën “Qasja në Drejtësi”
Në kuadër të projektit “Ngritja e Vetëdijes dhe Besimit të Qytetarëve në Institucionet e Drejtësisë”, mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Fakulteti Juridik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” organizoi panelin “FOL Hapur mbi Qasjen në Drejtësi”. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të kampanjës “Qasja në Drejtësi”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe studentëve mbi të drejtat dhe mekanizmat e sistemit të drejtësisë. Studentë dhe njohës të fushës, krijuan një diskutim të hapur mbi sfidat dhe mundësitë për të përmirësuar qasjen në drejtësi. Prof. Asoc. Dr. Fatmire Krasniqi, Dekane e Fakultetit Juridik, tha se ky…
Qytetarët e Kosovës dëshmuan kulturë të lartë demokratike – Lëvizjes Vetëvendosje arriti fitore historike!
Ismajl Kurteshi Qytetarët e Kosovës i përgëzoj që dëshmuan kulturë të lartë demokratike, gjatë zhvillimit të këti procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm. Lëvizjes Vetëvendosje! ia uroj fitoren historike të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Uroj që VV-ja këtë besim të fituar nga qytetarët, t’ua kthen atyre me punë të mira e të ndershme në dobi të vendit. Me drejtësi për të gjithë qytetarët. Me luftë kundër dukurive negative. Me bashkëpunim me ata që kanë vullnet për punë, për të mirën e Kosovës dhe respekt për të gjithë ata që e meritojnë. Suksese!
Është arrestuar një femër për shkak të dyshimit se ka ushtruar ndikim te votuesit e subjekteve tjera. E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/
Arrestohet një qytetar në Gjilan për pengim të procesit të votimit dhe cenim të fshehtësisë së votimit
Policia ka arrestue një qytetar në Gjilan nën dyshimin se i njejti kishte ekspozuar fletëvotimin në qendrën e votimit, pasi e kishte plotësuar, para se ta vendoste në kutinë e votimit. Ky veprim është cilësuar nga Policia si pengim i procesit të votimit dhe cenim i fshehtësisë së votimit. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/
Ditën sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe me acar të fortë në orët e mëngjesit. Era do të fryjë drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 10-34 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -7 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7°C.
Është arrestuar një person në Kamenicë nën dyshimin se ka sulmuar një femër, shtetase e Kosovës, ka njoftuar sot Policia. E njejta thuhet se ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/
Sot parashikohet depërtimi i masave të ftohta ajrore që në orët e mëngjesit. Fillimisht pritet të përfshihet veriu i vendit, e më pas ky depërtim do të shtrihet gradualisht drejt jugut. Në këto kushte, moti do të karakterizohet me intervale me diell dhe vranësira. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë reshjeje të dobët dhe lokale. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-58 km/h.

