Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë evidentuar gjithsej 62 aksidente trafiku në tërë vendin.
Sipas raportit: 4 aksidente trafiku kanë përfunduar me fatalitet, 19 aksidente kanë qenë me persona të lënduar dhe 39 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe policia ka shqiptuar 2336 tiketa trafiku ndaj pjesëmarrësve që kanë shkelur rregullat në komunikacion.
Ndërkaq, janë arrestuar 7 persona, prej të cilëve 5 janë dërguar në mbajtje, ndërsa nuk është raportuar për persona në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/


