Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 19 maj 2026, rreth orës 21:45, në rrugën “Hamdi Kurteshi”, ku gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar 4.67 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe një thikë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/


