- Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
- Moti sot
- Shtëpia me inati nuk mbahet
- Shtëpia me inati nuk mbahet
- Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
- Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
- 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
- Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Author: admin
Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit. ndërmjet Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale dhe Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë, me qëllim të themelimit të Këshillit të Pacientëve në Komunën e Gjilanit. Nënshkrimi i memorandumit e bë nga drejtoresha Mimoza Kadriu Qerimi dhe drejtori ekzekutiv i SHDPK, Agron Bytyqi. I pranishëm ishte edhe u. d të drejtorit të QKMF-ës, drejtori Basri Kamberi. Ky bashkëpunim parasheh një sërë aktivitetesh të rëndësishme, duke përfshirë hartimin e dokumentacionit për funksionalizimin e Këshillit, përzgjedhjen e anëtarëve, monitorimin e punës së tij, si dhe organizimin e aktiviteteve që synojnë adresimin e nevojave dhe…
Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, në Komunën e Vitisë janë zhvilluar aktivitete informuese dhe shërbime falas për qytetarët kalimtarë të rastit, me qëllim të promovimit të kujdesit ndaj shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve. Me këtë rast, një ekip i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)-Viti, ka qëndruar në sheshin e qytetit, ku qytetarëve u është ofruar matja falas e nivelit të sheqerit në gjak dhe tensionit arterial. Po ashtu, janë shpërndarë fletushka me këshilla shëndetësore dhe informacione të dobishme lidhur me mënyrën e jetesës së shëndetshme. Gjatë këtij aktiviteti, qytetarët janë njoftuar edhe për shërbimet që…
Prokuroria Themelore nëGjilan: Janë parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masave tjera) Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna ne familje”, dhe kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vetëgjyqësia”./Gjilani INFO/
Një rast i vjedhjes së rëndë në tentativë është raportuar në fshatin Rogoqicë të Kamenicës. Sipas ankuesit, imam i xhamisë, përmes kamerave të sigurisë është vërejtur një person i panjohur duke hyrë në objekt, ku më pas ka tentuar të thyejë kasafortën me mjete të forta. Megjithatë, i dyshuari nuk ka arritur ta hapë atë, duke shkaktuar vetëm dëmtime. Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./Gjilani INFO/
Interesim i madh i banorëve të Mireshit. lidhur me fillimin e zbatimit të projektit për rindërtimin e kadastrit
Kanë vazhduar takimet informuese me qytetarët lidhur me fillimin e zbatimit të projektit për rindërtimin e kadastrit në Komunën e Gjilanit. Takimi informues është mbajtur të hënën mbrëma me banorët e shumtë të fshatit Miresh (Dobërçan), i cili është përfshirë në këtë projekt në SHFMU “Nzim Hikmet”, në fshatin Miresh. Banorët e këtij fshati janë informuar për rëndësinë e këtij procesi për Rindërtimin e Zonave Kadastrale, i cili synon përditësimin e të dhënave pronësore dhe rritjen e sigurisë juridike për pronën. Drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Eljesa Rashiti. tha se: Mireshi me interesim të madh për Rindërtimin Kadastral. Pjesëmarrja…
Kryetari Hyseni, uron vajzat e Klubit të Volejbollit “Drita”, për trofeun e Kupës së Kosovës
Pas fitores së Klubit të Volejbollit “Drita”, në finale ndaj ekipit “Fer Volley” nga Ferizaj, në konkurrencën e femrave me rezultat 3-2 apo: 25-18, 25-22, 27-29, 22-25, 13-15 dhe marrjes së trofeut të Kupës së Kosovës, ka uruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. “Vashat e “Dritës”, vazhdojnë traditën. Përmes një loje të jashtëzakonshme dhe një shpirti luftarak, vajzat e KV “Drita”, arritën të fitojnë Kupën e Kosovës në volejboll, duke i rikthyer trofetë në qytetin tone”, tha Alban Hyseni. Kryetari i komunë, uroi qytetarët e Gjilanit, klubin KV “Drita” dhe gjithë tifozët “Intelektualët”. Vajzat e Klubit të…
Një rast i vjedhjes së rëndë në tentativë është raportuar në fshatin Topanicë të Kamenicës. Sipas ankuesit, i cili është imam i xhamisë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objekt, ku kanë thyer dhe dëmtuar kasafortën. Megjithatë, ata nuk kanë arritur të marrin asgjë nga brenda saj. Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar/Gjilani INFO/
Sot vendi ynë do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm në orët e paradites, ku do të mbizotërojë dielli. Megjithatë, gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave, të cilat në disa zona mund të sjellin reshje të izoluara shiu. Gjatë orëve të natës, reshjet pritet të bëhen më të shpeshta dhe të përfshijnë një pjesë më të madhe të territorit. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi që varion nga 10 deri në 32 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 19 deri në 24…
Autor: Selajdin Abdullahu Në një shoqëri që ende jeton me kujtimet e freskëta të luftës, me plagët që nuk janë mbyllur dhe me familje që ende kërkojnë drejtësi për më të dashurit e tyre, çdo trajtim i krimeve të luftës kërkon përgjegjësi të madhe morale dhe shoqërore. Kosova nuk e ka luksin e harresës, sepse historia e saj e afërt është e mbushur me dhimbje, sakrificë dhe vuajtje të thella njerëzore. Ekspozita e organizuar së fundmi në Prishtinë, në vend që të shërbente si një hap drejt reflektimit të ndershëm dhe respektit për viktimat, për shumë qytetarë u perceptua…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po vazhdon të mbajë takime të rregullta me zyrtarët komunalë, me fokus në avancimin dhe realizimin e projekteve të shumta zhvillimore në këtë komunë. Në këto takime pune, një rëndësi e veçantë po i kushtohet projektit për transformimin e objektit të vjetër të shkollës së mesme teknike “Jonuz Zejnullahu” në Viti. Sipas planifikimeve, ky objekt pos që do të shndërrohet në inkubator biznesi, do të përdorët edhe për qëllime të tjera ku në mesin e tyre parashihet të ndërtohet edhe salla e re e teatrit. Kryetari Haliti ka theksuar se përmes këtij projekti…

