Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve Abdullah Tahirit, Ibrahim Pacollit dhe Arben Ramadanit, janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve nga përfaqësues komunalë, ata të subjekteve politike, bashkëpunëtorë, familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të luftës së UÇK-së dhe përfaqësuesit e OVL-UÇPMB.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, së bashku me bashkëpunëtorë, familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të luftës së UÇK-së, bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës heroike të
Abdullah Tahirit, Ibrahim Pacollit dhe Arben Ramadanit.
“Sakrifica dhe gjaku i dëshmorëve janë gurthemelet e lirisë tonë. Kujtimi për ta do të mbetet gjithmonë udhërrëfyes në punën tonë të përditshme për forcimin e shtetit. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, tha kryetari Hyseni./Gjilani INFO/
Të fundit
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
- Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
- Sonte më prit
- Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
- Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
- Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
- Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
- Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit


