- Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë
- U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik
- Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë
- Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan
- Policia e Gjilanit apelon për kujdes të shtuar ndaj përdoruesve të trotinetëve
- Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029
- Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
- Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
Author: admin
Prezantohet raporti vjetor i punës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për vitin 2025
Sot u prezantua raporti vjetor i punës për vitin 2025 i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, i cili u paraqit nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi, në prani të Drejtorit të Drejtorisë për Operacione Nënkolonel Arbnesh Ajvazi, përfaqësuesve të institucioneve lokale, kryetarëve të komunave, përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë, përfaqësues të bashkësive fetare, si dhe përfaqësuesve të ndryshëm institucionalë dhe të komunitetit. Gjatë prezantimit u theksua se viti 2025 ka shënuar rezultate pozitive në fushën e sigurisë, ku statistikat tregojnë një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për -4.17%,…
/ Poezia që e fitoi vendin e parë në konkursin anonim letrar në manifestimin kombëtar të kulturës, Flaka e Janarit – 2026 / Ramë ORACA PSALM PËR TË PAGJETURIT përditë pritja zbret e ulet në prag si dikur kur priste hapat tuaj ora kotet në mur si ikonë e lënë pasdore akrepat kanë harruar emrin e kohës që nga dita e moskthimit në karrige qëndron hija juaj vetëm era hap dhe mbyll derën nënat çdo natë numërojnë yjet si rruzare dhimbjeje një yll u mungon gjithmonë pastaj flasin me erën si me ndonjë engjëll lajmëtar flokët u janë thinjur duke…
Në Teatrin e Qytetit të Gjilani, mbrëmë u dha premiera e shfaqjes “Kabare 1999”, bashkëprodhim i Teatrit të Qytetit Gjilan dhe Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, e cila u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga artdashësit e pranishëm, që ishin në numër, ndërkohë që një pjesë e tyre edhe u kthye mbrapsht, për shkak se interesimi ishte më i madh sesa hapësira në skenë, ku ishte e zhvendosur shfaqja. Gjithsesi, sot dhe nesër është paraparë repriza e kësaj shfaqje dhe të gjithë të interesuarit mund ta ndjekin atë në fillim prej orës 20:00, ndonëse sipas drejtuesve të Teatrit edhe për…
Sot, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u mbajt një organizim solemn me rastin e pensionimit të Prof. Dr. Naim Mustafës, njërit nga profesorët me kontribut të veçantë në zhvillimin akademik, shkencor dhe institucional të universitetit. Në këtë ceremoni morën pjesë drejtuesit e universitetit, stafi akademik dhe administrativ, studentë, si dhe familjarë të profesorit. Me këtë rast, në fjalën hapëse të këtij organizimi, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Xhevat Sopi, vlerësoi lart rrugëtimin profesional të Prof. Dr. Naim Mustafës, duke theksuar se ai është shembull i përkushtimit akademik dhe seriozitetit profesional, i cili ka kaluar me sukses…
Komuna e Vitisë dhe Komuna e Saint-Julien-en-Genevois kanë zyrtarizuar sot marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri bashkëpunimi dhe miqësie ndërmjet dy komunave dhe qytetarëve të tyre. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte i pranishëm edhe zëvendës ambasadori i Francës në Kosovë, Marc Ivarra. Marrëveshja u nënshkrua nga Julien Chevalier, zëvendëskryetar i Komunës së Saint-Julien-en-Genevois dhe përgjegjës për sportin, shëndetin dhe jetën asociative, si dhe nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Përmes kësaj marrëveshjeje, të dy komunat shprehën vullnetin e përbashkët për forcimin e lidhjeve institucionale, zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndërtimin e marrëdhënieve…
Komuna e Kamenicës me çmim për digjitalizim, komuna me përdorimin më të lartë të e-shërbimeve nga gratë
Sot, Komuna e Kamenicës ka pranuar çmimin për komunën me përdorimin më të lartë të e-shërbimeve nga gratë. Ky çmim ipet për Komunën e Kamenicës në kuadër të projektit “Promovimi i shërbimeve digjitale në nivel lokal” nga Democracy for Development (D4D) në bashkëpunim me KFOS (Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur). D4D gjithashtu ka mbajtur edhe një sesion të hapur diskutimi më zyrtarët komunal dhe të rinj nga Komuna e Kamenicës në kuadër të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike” në bashkëpunim me NED. Në këtë diskutim kanë marrë pjesë edhe Nënkryetarja e Komunës së…
Prokuroria Themelore në Gjilan, të enjten e kësaj jave, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”./Gjilani INFO/
Të ejtën e kësaj jave kanë ndodhur 53 aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar 2 mijë e 521 tiketa gjobitëse për pjesëmarrësit në trafik që kanë ra ndesh me ligjin dhe rregullat në trafik, bëhet e ditur sot nga statistikat e raportit ditor të Policisë së Kosovës. Sipas këtij raporti, njoftohet se 18 nga aksidentet ishin me lëndime dhe 35 tjerat vetëm me dëme materiale. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se janë arrestuar 29 persona, 17 janë dërguar në mbajtje dhe1 person tjetër në vuajtje të dënimit për të njejtën periudhë kohore./Gjilani INFO/
Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin e aktiviteteve institucionale
Në fokus të takimit ishte implementimi i projekteve dhe zbatimi i ligjit në të gjitha sektorët komunalë, si bazë për funksionim efikas, transparent dhe në shërbim të qytetarëve. Po ashtu, u trajtuan projektet e realizuara gjatë mandatit aktual, si dhe planifikimi i projekteve strategjike për katër vitet e ardhshme, në kuadër të planit zhvillimor të komunës. Një rëndësi e veçantë iu kushtua infrastrukturës rrugore, me theks në ndërtimin e rrugëve alternative që lidhin fshatrat me qytetin, duke synuar lehtësimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zhvillimin ekonomik lokal. Gjithashtu, u diskutua për zhvillimin dhe funksionalizimin e zonës ekonomike,…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndalur dy persona të dyshuar për veprën penale, “Vrasja në tentativë”
Me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si të dyshuar për veprën penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 i Kodit Penal të Kosovës. Nga ana tjetër, e njejta Prokurori ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale, për të njëjtën periudhë kohore, si në vijim: Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”, Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”, Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë…

