- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
- 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
- Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
- Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
- Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
- Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
Author: admin
Sipas të dhënave më të fundit nga autoritetet e sigurisë, gjatë periudhës raportuese janë evidentuar këto statistika: – Nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet – 26 aksidente trafiku me persona të lënduar – 33 aksidente trafiku me dëme materiale -Janë shqiptuar 2,423 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme – 16 persona janë arrestuar – 8 persona janë dërguar në mbajtje – 1 person është ndaluar me urdhër të policisë – 2 persona janë në vuajtje të dënimit Autoritetet e rendit bëjnë apel për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe…
Në fshatin Partesh, policia ka arrestuar një person të dyshuar mashkull kosovar, pas një incidenti të raportuar brenda familjes. Sipas burimeve zyrtare, i dyshuari, nën ndikim të alkoolit, ka ofenduar anëtarët e familjes së tij, duke shkaktuar shqetësim dhe ndërhyrje të menjëhershme të organeve të rendit. Pas pranimit të informatave se i njëjti posedonte armë zjarri, njësitë policore kanë kryer kontroll, me ç’rast kanë konfiskuar një pistoletë, dy karikatorë dhe 22 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në polici për procedura të mëtejme hetimore. Autoritetet theksojnë se rastet e…
Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme. Gjatë orëve të pasdites, në zonat malore mund të paraqiten reshje të izoluara shiu. Era do të fryjë nga drejtimi verior dhe verilindor, duke arritur në intervale të caktuara intensitet më të lartë, me shpejtësi që varion nga 17 deri në 54 km/h, sipas MeteoKosovës, transmeton Gjilani INFO. Temperaturat minimale parashihen të jenë ndërmjet 8 dhe 10°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 17 deri në 21°C.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Halil Musliu, drejtoreshën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Vjollca Kadolli, stafin drejtues komunal, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë pritur sot në takim znj. Mehra Gashi, me rastin e pensionimit të saj pas më shumë se 43 vitesh përvojë pune dhe shërbimi në sektorin e shëndetësisë. Znj. Gashi, e cila gjatë karrierës së saj ka ushtruar detyrën si mami dhe infermiere në QKMF-Viti, u vlerësua lartë për kontributin e çmuar profesional, përkushtimin institucional dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj qytetarëve ndër vite. Gjatë këtij takimi, kryetari…
Është mbajtur punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”
Në kuadër të procesit të pas-akreditimit, Fakulteti i Shkencave Sociale organizoi një punëtori gjithëpërfshirëse për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”. Kjo punëtori kishte për qëllim shqyrtimin e progresit në zbatimin e rekomandimeve të dala nga procesi i akreditimit, si dhe përgatitjen institucionale për fazat e mëtejshme të vlerësimit. Punëtoria u drejtua nga Dekani i Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, me pjesëmarrjen e menaxhmentit të fakultetit, stafit akademik dhe administrativ, si dhe përfaqësuesve të studentëve. Në punëtori u diskutua mbi planin e zbatimit të rekomandimeve dhe evidencat përkatëse të mbledhura nga fakulteti. Në këtë pjesë u analizuan hapat konkretë…
Shkruan: Selajdin Abdullahu Në kohë të ndryshme, drejtësia ka veshur petkun e padrejtësisë dhe ka gjykuar jo mbi të vërtetën, por mbi frikën, interesin apo paragjykimin. Historia njerëzore është e mbushur me raste kur ata që qëndruan në anën e lirisë u vunë në bankën e të akuzuarve, ndërsa koha më pas i shpalli të pafajshëm dhe madje i ngriti në piedestal. Sot, për shumëkënd, ajo ndjenjë rikthehet kur sheh liderët e UÇK-së të mbajtur prej vitesh në Hagë, në një proces që shpesh perceptohet si tepër i gjatë, i padrejtë dhe i mangët në prova. Që në fillesat…
Policia e Kosovës ka intensifikuar aktivitetet në trafik gjatë javës së kaluar, duke shqiptuar gjithsej 1,931 gjoba për shkelje të ndryshme rrugore në rajonin e Gjilanit. Sipas Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, gjatë periudhës 10–16 prill 2026 janë hetuar 12 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 16 aksidente me të lënduar. Në kuadër të kontrolleve të shtuara, policia ka shqiptuar: – 33 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, – 29 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, – 25 gjoba për modifikime të paligjshme të automjeteve (folije të errëta), – 81 gjoba për automjete të paregjistruara si dhe ka…
Prokuroria në Gjilan ndalon një person për ngacmim seksual, ngre tri aktakuza për vjedhje shërbimesh
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ngacmimi seksual”, sipas nenit 183 të Kodit Penal të Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë, ndërsa ndaj të dyshuarit janë ndërmarrë veprimet procedurale të nevojshme. Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave të ndryshëm, të cilët dyshohen për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”. Autoritetet bëjnë të ditur se mbeten të përkushtuara në luftimin e kriminalitetit dhe në…
Aksionit për pastrimin e mjedisit jetësor i bashkangjitet edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti
Në territorin e Komunës së Vitisë po vazhdojnë aksionet për pastrimet mjedisore. Gjatë këtij muaji, në lokalitete të ndryshme të kësaj komune janë zhvilluar aksione të shumta mjedisore, me pjesëmarrje të gjerë të institucioneve dhe të qytetarëve. Sot, kryetari Haliti ka vizituar aksionin e pastrimit në fshatin Vërban të Vitisë, i cili po kryesohet nga drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Arton Musliu. Në këtë aktivitet po marrin pjesë nxënës, mësimdhënës, përfaqësues të fshatit, kompanisë Eco-Higjena, si dhe punëtorë për mirëmbajtjen e hapësirave publike. Gjatë këtij aksioni kryetari Haliti i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin…
Policia e Kosovës: Për 24 orët e fundit janë lënduar 25 persona në aksidente dhe janë shqiptuar mbi 2000 gjoba në trafik
Gjatë periudhës raportuese, autoritetet kanë publikuar statistikat e përgjithshme lidhur me sigurinë në komunikacion dhe rendin publik. Sipas të dhënave, nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 25 aksidente me persona të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale. Sa i përket masave ndëshkuese, janë shqiptuar gjithsej 2319 tiketa trafiku, si pjesë e kontrolleve të vazhdueshme në rrugë. Ndërkohë, janë arrestuar 19 persona, prej të cilëve 7 janë në mbajtje, ndërsa nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor. Po ashtu, 3 persona janë duke vuajtur dënimin. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në…

