Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
Shendetesi

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm

adminBy adminMay 20, 2026Updated:May 20, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sot u shënua një moment i rëndësishëm me vendosjen e gurthemelit të objektit të ri për Shërbimin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, një investim me rëndësi të veçantë për përmirësimin e kujdesit shëndetësor ndaj fëmijëve dhe krijimin e kushteve më moderne për trajtim dhe shërbime mjekësore.

I pranishëm në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit ishte edhe Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, i cili theksoi se ndihet i gëzuar që gjendet në mesin tuaj për një rast kaq të rëndësishëm për shëndetësinë publike, në veçanti për atë të Gjilanit, duke ndarë këtë moment që paraqet një zotim për shëndetësinë në Gjilan dhe Anamoravë, në mënyrë që të krijohen objekte moderne dhe kushte më të mira për pacientët dhe stafin. Ky rast është dyfish më i rëndësishëm, sepse bëhet fjalë për Pediatrinë, ku fëmijët do të marrin shërbimet e nevojshme. Llogarisni në ne, sepse Qeveria do të jetë gjithmonë pranë jush.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, theksoi se projekte si ky i Pediatrisë do të vazhdojnë edhe në institucione të tjera shëndetësore, duke kontribuar vazhdimisht në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për pacientët tanë.

Drejtori i SHSKUK-së, z.Elvir Azizi, theksoi se ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Drejtorin e SPGJ-së, Dr. Afrim Cana, ku së bashku kanë marrë iniciativën për ndërtimin e objektit të ri të Pediatrisë, projekt ky me rëndësi të veçantë për avancimin e shërbimeve shëndetësore për fëmijët dhe përmirësimin e kushteve të trajtimit dhe kujdesit mjekësor. Ai vlerësoi angazhimin dhe bashkëpunimin institucional, duke theksuar se ky investim do të krijojë kushte moderne dhe më funksionale për pacientët dhe stafin shëndetësor.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan, Dr. Afrim Cana, theksoi se ky projekt paraqet një hap të madh drejt avancimit të sistemit shëndetësor, duke synuar ofrimin e ambienteve bashkëkohore, më të sigurta dhe më funksionale për fëmijët dhe stafin shëndetësor. Objekti i ri do të jetë i pajisur me infrastrukturë moderne dhe hapësira të përshtatshme për diagnostikim, trajtim dhe kujdes profesional, duke synuar edhe zgjerimin e gamës së shërbimeve për këtë kategori. Ai vlerësoi lart angazhimin dhe bashkëpunimin me SHSKUK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë përfaqësues institucionalë, drejtues të institucioneve shëndetësore, profesionistë shëndetësorë dhe mysafirë të shumtë, të cilët vlerësuan rëndësinë e këtij investimi për të ardhmen e shëndetit të fëmijëve dhe për zhvillimin e shërbimeve spitalore.

Udhëheqësi i Shërbimit të Pediatrisë, Dr. Sadik Rashiti, tha se me vendosjen e këtij gurthemeli fillon një kapitull i ri për Shërbimin e Pediatrisë, me synimin që fëmijët të marrin kujdesin më të mirë të mundshëm në ambiente moderne dhe dinjitoze.

Ky investim madhor, me vlerë prej 996,687.37 euro, është inicuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Objekti do të ndërtohet në një hapësirë mbi 1000 m² dhe do të përfshijë të gjitha kushtet e nevojshme për ofrimin cilësor të shërbimeve shëndetësore./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Mbi 95 mijë vizita mjekësore për gjashtë muaj të këtij viti në QKMF të Gjilanit

August 12, 2026

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana: Mbi 68 mijë kontrolle për gjashtë muaj, Pediatria e re dhe Hemodializa moderne po ndryshojnë shërbimet

August 5, 2026

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës

July 14, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.