Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Venhar Salihu, ka pritur në takim gjyqtarët e dekretuar Asdren Selmani dhe Gentrit Kuqani, njëherët iu ka dëshiruar suksese në ushtrimin e funksionit të gjyqtarit, me integritet profesional dhe një rrugëtim të suksesshëm në shërbim të drejtësisë dhe sundimit të ligjit.
Me datë 06.05.2026 janë dekretuar nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Albulena Haxhiu dhe gjyqtarët e caktuar do të shërbejnë në Gjykatën Themelore në Gjilan – Dega Novobërdë./Gjilani INFO/


