Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë persona, të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas njoftimit, ndalimi është bërë në një rast, ndërsa të dyshuarit hetohen për veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 315 i Kodit Penal të Kosovës.
Po ashtu, Prokuroria ka njoftuar edhe për ngritjen e disa aktakuzave ndaj personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat e ngritura: Dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”; Dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”; Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Kontrabandimi me mallra”; Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Kanosje”; Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”; dhe një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Dhuna në familje”./Gjilani INFO/


