Drejtori për Arsim, Jeton Rexhepi, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Qendrës së Vlerësimit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Fatmir Elezi, udhëheqës i Qendrës për Vlerësim, dhe Afrim Rrahmani, nga Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim, mbajti një takim informues me administruesit e Testit të Maturës.
Sipas Drejtorit të Arsimit, në takim morën pjesë 50 administrues të caktuar nga Komuna e Gjilanit, për administrimin e Testit të Maturës.
“Gjatë takimit u diskutua për detyrat dhe përgjegjësitë e administruesve, ndërsa u kërkua që gjatë procesit të administrimit të sigurohet rend dhe disiplinë maksimale, si dhe të mos lejohet përdorimi i telefonave celularë”, tha drejtori Jeton Rexhepi./Gjilani INFO/


