- Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
- Moti sot
- Shtëpia me inati nuk mbahet
- Shtëpia me inati nuk mbahet
- Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
- Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
- 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
- Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Author: admin
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, është pritur nga drejtori i Rajonal i Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional për rritjen e sigurisë dhe menaxhimin sa më efikas të situatave emergjente. Gjatë takimit u diskutuan në detaje çështje që lidhen me koordinimin ndërinstitucional në raste emergjente, funksionalizimin sa më efikas të sistemit të reagimit të shpejtë, si dhe rolin e secilit institucion në menaxhimin e situatave të krizave. “Një vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit në kuadër të operativës 112, shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe organizimit të përbashkët të ushtrimeve praktike…
Policia ka arrestuar një person në Viti, pas një urdhërese të lëshuar nga Gjykata kompetente. Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor. Autoritetet bëjnë të ditur se veprime të tilla do të vazhdojnë në kuadër të zbatimit të ligjit dhe realizimit të urdhëresave gjyqësore./Gjilani INFO/
Një rast i kanosjes është raportuar dje në Kamenicë, ku një mashkull kosovar ka njoftuar autoritetet policore se është kërcënuar nga një person tjetër. Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari, gjithashtu mashkull kosovar, është arrestuar nga policia dhe është intervistuar në prani të organeve kompetente. Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave fillestare, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime nga ekipet përkatëse policore./Gjilani INFO/
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, ka takuar, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Jeton Qela. “Bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për zhvillimin lokal”, tha Huruglica. Drejtori për Zhvillim Ekonomik, tregoi se kanë diskutuar për përshpejtimin e proceseve në Komunën e Gjilanit dhe mbështetjen e nismave të reja, me fokus në rezultate të shpejta dhe konkrete./Gjilani INFO/
Mbrëmë para publikut kamenicas u paraqit shfaqja “Udhëtimi magjik i maskotave” e që është shfaqja e Teatrit të Qytetit “Muharrem Qena” nga Mitrovica. Përmes interpretimit të aktorëve dhe skenografisë së pasur, “Udhëtimi magjik i maskotave” arriti të tërheqë vëmendjen e publikut dhe të krijojë një përjetim të paharrueshëm për të pranishmit. Ngjarje të tilla kulturore dëshmojnë përkushtimin për të pasuruar jetën artistike në Kamenicë dhe për të afruar qytetarët me artin skenik./Gjilani INFO/
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, bashkë me Salih Mustafa, përgjegjës i operativës 112 në Gjilan dhe Hazir Mustafa, zyrtar për sistemimin e forcave për MSHN, është pritur nga komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, Besim Rexhepi. Në këtë takim është diskutuar për çështje me interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave. “Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit të vazhdueshëm, me qëllim të reagimit sa më të shpejtë dhe efikas në situata emergjente, si dhe rritjen e nivelit të sigurisë për qytetarët”, tha Shabani. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, tregoi se…
Sipas të dhënave zyrtare policore, gjatë kësaj periudhe raportuese janë regjistruar këto statistika, me sa vijon: asnjë aksident trafiku me fatalitet, 16 me persona të lënduar dhe 34 me dëme materiale. Nga ana tjetër, njoftohet se janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e101 tiketa trafiku, janë arrestuar 24 persona, 11 persona janë dërguar në mbajtje dhe 1 person në vuajtje të dënimit. Këto të dhëna pasqyrojnë angazhimin e institucioneve të sigurisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe rëndësinë e respektimit të rregullave në trafik./Gjilani INFO/
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë periudhës 17–23 prill 2026 janë shqiptuar gjithsej 1,828 gjoba trafiku, në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në rrugë. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe: Janë hetuar 5 aksidente me dëme materiale, Janë hetuar 19 aksidente me persona të lënduar, Janë shqiptuar 42 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, Janë shqiptuar 17 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, Janë shqiptuar 21 gjoba për modifikim të paautorizuar të automjeteve, Ndërsa 38 ngasësve u është ndaluar drejtimi i mjeteve motorike. Policia ka apeluar tek të gjithë…
UKZ siguron qasje në mbi 30 milion burime elektronike përmes marrëveshjes me Komunën e Gjilanit
Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Komuna e Gjilanit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e zhvillimit akademik dhe shkencor, si dhe përmirësimin e kushteve për mësim dhe hulumtim. Kjo marrëveshje mundëson qasje në burime të shumta shkencore dhe profesionale për studentët dhe stafin akademik të universitetit. Në kuadër të saj, parashihet edhe përdorimi i pajisjeve elektronike të pajisura me aplikacione të avancuara, të cilat ofrojnë qasje në databaza ndërkombëtare me mbi 30 milion burime elektronike. Në prani të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, Kushtrim…
Me këtë rast, është shprehur mirënjohje e veçantë për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës për donacionin e çmuar të librave. Po ashtu, janë falënderuar udhëheqësja e bibliotekës dhe zyrtarët për përkushtimin e vazhdueshëm, si dhe Drejtoria Komunale e Arsimit dhe drejtorët e shkollave për bashkëpunimin korrekt dhe profesional. Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Viti, Valmir Sahiti, ka theksuar se mbështetja për nxënësit dhe të rinjtë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, përmes investimeve në dije, kulturë dhe zhvillim./Gjilani INFO/

