Author: admin

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan mbajt ceremoninë e ndarjes së titullit më të lartë akademik, Doctor Honoris Causa, për juristin e njohur ndërkombëtar Dr. Daniel Müller. Ky vlerësim iu dha në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të veçantë në fushën e së drejtës ndërkombëtare, për angazhimin akademik shumëvjeçar dhe për rolin e tij në mbështetje të Republikës së Kosovës në procese të rëndësishme historike dhe juridike. Fillimisht, z. Daniel Müller u shoqërua nga Rektori Porf. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe stafi i tij, në ambientet e Rektoratit, ku z. Muller u nënshkrua në Librin Amë të Universitetit,…

Read More

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dje është shënuar Dita e Shkollës Fillore dhe të mesme të ulët “Dëshmorët e Vitisë”, me një sërë aktivitetesh të organizuara nga stafi dhe nxënësit e kësaj shkolle. Manifestimi u karakterizua me një program të pasur artistik, ku nxënësit prezantuan pika të ndryshme kulturore, përfshirë recitime, këngë dhe valle, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e tyre. Aktivitetet u ndoqën nga mësimdhënës, prindër dhe përfaqësues institucionalë. Me këtë rast, një fjalë rasti ka mbajtur edhe drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, e cila vlerësoi punën e shkollës dhe angazhimin e…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 14 aktakuza ndaj 14 personave për vepra të ndryshme penale. Në mesin e rasteve dominojnë ato për “Dhunë në familje”, me katër aktakuza të ngritura, pasuar nga “Vjedhje”, “Vjedhje të shërbimeve” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, me nga dy raste secila. Ndërkaq, nga një aktakuzë është ngritur edhe për “Rrezikim të trafikut publik”, “Kallëzim të rremë”, “Sulm” dhe “Shmangie nga pagesa e detyrimeve doganore ose akcizore”. Autoritetet e drejtësisë kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë me trajtimin e rasteve të tilla në përputhje me ligjin./Gjilani INFO/

Read More

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës rreth orës 20:00, pasi gjatë një kontrolli tek ai është gjetur substancë e dyshuar narkotike. Sipas njoftimit, tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar 13.55 gramë substancë e dyshuar e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve./Gjilani INFO/

Read More

Një person është arrestuar në Gjilan pasi është kapur me armë pa leje. Ngjarja ka ndodhur më 5 maj 2026 rreth orës 19:30, kur gjatë një kontrolli policor, tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur në çantën e tij të krahut një pistoletë me pesë fishekë, e cila është konfiskuar nga policia. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/

Read More

Një person është ndaluar nga policia në Gjilan pasi tek ai është gjetur substancë e dyshuar narkotike. Ngjarja ka ndodhur më 5 maj 2026, rreth orës 16:00, kur njësitë policore gjatë një kontrolli kanë hasur tek i dyshuari mashkull kosovar një sasi marihuane prej 2.28 gramësh. Pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rast për posedim të paautorizuar të narkotikëve, ndërsa është liruar në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/

Read More

Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, së bashku me Prodekanin Prof. Ass. Dr. Blerim Haziri, realizuan një vizitë pune në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan. Delegacioni universitar u prit nga Drejtori i Arsimit, Jeton Rexhepi, si dhe nga zyrtari Samir Berisha, me të cilët zhvilluan një takim të përbashkët pune. Gjatë takimit u diskutua për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit dhe Komunës, me fokus të veçantë në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e arsimit dhe ngritjes profesionale. Në këtë takim, u shqyrtuan mundësitë që stafi akademik i…

Read More

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit, Nijazi Rexhepi një delegacion i kryesuar nga zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë Bekim Azizi, kanë bërë homazhe të varrezat e dëshmorëve në Viti dhe kanë vendosur kurore lule. Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme përfshirë shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, subjekteve politike, përfaqësues të shkollës që mbanë emrin këtij dëshmori në Sllatinë si dhe të tjerë. Po ashtu sot në këtë fshat do të shënohet edhe dita e shkollës që mbanë emrin e këtij dëshmori kurse duke filluar nga ora…

Read More

Drejtori për Zhvillim Ekonomik Haki Huruglica, ka zhvilluar një takim me kryesinë dhe përfaqësues të biznesit nga shoqata e industrialistëve të Ballkanit, Rumelisiad, në Bursa të Turqisë, një rrjet që bashkon mbi 300 kompani aktive në sektorët kyç të prodhimit dhe industrisë. Ai tregoi se në këtë takim, potenciali ekonomik i rajonit tonë nuk u trajtua si abstraksion, por si mundësi konkrete për partneritete dhe investime reale. “U paraqitën sektorët ku Kosova dhe rajoni kanë hapësirë të qartë zhvillimi dhe ku bashkëpunimi ekonomik mund të sjellë ndikim të drejtpërdrejtë”, tha Haki Huruglica. Sipas tij nga ana e përfaqësuesve të biznesit…

Read More

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri: zgjedhje të reja. Seancat parlamentare janë shndërruar në një lloj teatri monoton: shumë seanca, pak dialog dhe një fund i parashikueshëm, dështim për kuorum. Deputetët bëjnë rolin e spektatorëve të vetes, ndërsa publiku jashtë sallës sheh një shfaqje që përsëritet aq shpesh sa humb edhe efektin komik. Në fund, mbetet vetëm ironia: një shtet që s’arrin të zgjedhë presidentin, por arrin gjithmonë të zgjedhë momentin për zgjedhje të reja. Zgjedhjet e shpeshta po trajtohen si terapi universale: nëse s’ka marrëveshje—zgjedhje; nëse ka krizë, zgjedhje; nëse…

Read More