Author: admin

Autoritetet zyrtare policore të vendit, kanë njoftuar sot edhe për 2 mijë e 658 raste gjobitjesh në trafik të premtën e ditës së djeshme për drejtuesit e automjeve që kanë shkelur mbi ligjin dhe rregullat në trafik. Burimet e njejta, bëjnë me dije edhe 58 raste aksidentesh trafiku që janë shënuar të njejtën ditë, e që thuhet se 20 prej tyre ishin me të lënduar dhe 38 tjerat me dëme materiale. Ndërkohë që njoftohet edhe për arrestimin e 16 persona dhe 11 presonave të tjerë të cilët janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

Read More

“Ju njoftojmë se pas veprimeve operative dhe angazhimit të njësive relevante të Policisë së Kosovës, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarëve dhe mediave, personi i shpallur më herët si i humbur Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, me banim në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore”, njoftuan autoritetet policore nga Rajoni i Gjilanit. I njëjti aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku janë duke u zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan falënderon mediat dhe të gjithë qytetarët për…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndryshme me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, në njërin rast janë dy (2) persona që janë ndaluar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 315, dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i Kodit Penal të Kosovës. E njejta Prokurori ka ngritur shtatë (7) aktakuza,…

Read More

Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Viti, me datën 15.01.2026,  si rezultat i zhvillimit të veprimeve intensive hetimore ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar meshkuj kosovar M.J. (viti i lindjes 2002) dhe B.K. (viti i lindjes 2006), kanë njoftuar autoritetet zyrtare policore. Bëhet e ditur se arrestimi i tyre është bërë, me dyshimin se janë përfshirë në disa raste të vjedhjesh të rënda që kanë ndodhur në tri institucione arsimore të komunës së Vitisë. “Dyshohet se në bashkëveprim në tri lokacione të institucioneve arsimore kanë vjedhur një sasi e konsiderueshme e pajisjeve dhe…

Read More

Bazuar në statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 60 aksidente trafiku, në tërë teritorin e Kosovës. Sipas autoriteteve policore thuhet se 1 aksident ishte me fatalitet, 20 me lëndime dhe 39 tjerat me dëme materiale. Brenda kësaj periudhe kohore, ndërkaq janë shqiptuar 2 mijë e 692 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për veprime kundërvajtëse në trafik rrugor. Nga ana tjetër, njoftohet se brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 34 persona, 29 prej tyre janë dërguar në mbajtje  si dhe 1 person në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 09.01.2026 – 15.01.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e njëzet e gjashtë (1526) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Shqiptuar dymbëdhjetë (12) gjoba për përdorim të telefonit, Shqiptuar njëzet e dy (22) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta), Shqiptuar masa…

Read More

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Lokalisht, në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegullinë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-22 km/h. Temperaturat minimale që do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C

Read More

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Gjilan, gjatë zhvillimit të hetimeve në koordinim të plotë me prokurorinë kompetente ka siguruar prova të besueshme dhe të dhëna zyrtare për përfshirje të dy personave të dyshuar në veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas veprimeve të ndërmarra dhe provave të siguruara dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar i caktuar si bibliotekist në një shkollë, me kontratë pune për kohë të pacaktuar, për një periudhë kohore nuk është paraqitur në vendin e punës, në ndërkohë që ka përfituar paga mujore nga buxheti…

Read More

Sipas raportit ditor nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se brenda një dite kanë ndodhur 69 aksidente trafiku, prej tyre 17 aksidente me lëndime dhe 52 tjerat me dëme materiale. Ndërkaq, janë shqiptuar 2 mijë e 884 tiketa gjobitëse ndaj kundërvajtësve  në trafik rrugor si dhe janë arrestuar 22 persona, 17 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe 1 person tjetër në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/

Read More

Aktakuzat e ngritura nga kjo Prokurori janë si në vijim: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje ”, Dy (2) aktakuza kundër dy (4) personave, për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor‘’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprat penale ‘‘Sulmi’’ dhe ’’Kanosje’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve ’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë ’’./Gjilani INFO/

Read More