Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
  • Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik
Lajme Lokale

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

adminBy adminJune 26, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Komunën e Vitisë është mbajtur debati publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027–2029, dokument që përcakton orientimet financiare dhe prioritetet zhvillimore të komunës për tre vitet e ardhshme.

Takimi, i organizuar nga Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal, mblodhi përfaqësues të institucioneve, bizneseve, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarë, të cilët patën mundësi të japin vërejtje dhe propozime lidhur me planifikimin buxhetor.

Debatin e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, i cili theksoi se Korniza Afatmesme Buxhetore është një dokument kyç për përcaktimin e prioriteteve të zhvillimit lokal dhe për planifikimin e investimeve në interes të qytetarëve.

Më pas, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Milihate Ajeti, prezantoi përmbajtjen e KAB-së 2027–2029, duke shpjeguar planifikimet financiare, projektet prioritare dhe drejtimet strategjike të komunës për periudhën e ardhshme.

Gjatë debatit, zëvendëskryetari i Komunës, Hasan Aliu, shprehu keqardhje për pjesëmarrjen e ulët, sidomos të anëtarëve të Kuvendit Komunal dhe Komitetit për Politikë dhe Financa, të cilët ishin edhe organizatorë të këtij procesi. Ai theksoi se dokumente të tilla strategjike kërkojnë angazhim më të madh institucional dhe pjesëmarrje më aktive të qytetarëve, në mënyrë që nevojat dhe prioritetet e komunitetit të përfshihen në planifikimin buxhetor.

Në fund të debatit, pjesëmarrësit ngritën çështje dhe paraqitën propozime për projektet që duhet të përfshihen në planifikimet komunale gjatë viteve 2027–2029, me fokus në investimet që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Vitisë./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Opinione

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

By adminOctober 16, 2026

Shkruan: Isuf Bajrami Ka momente në histori kur e kaluara nuk mbetet më në…

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026

Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.