- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
- 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
- Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
- Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
- Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
- Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
Author: admin
Programi qeverisës i LDK, 10 zotimet kryesore “LDK besë dhe shpresë për Kosovën”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Me energjinë dhe besimin për fitore edhe më të madhe se ajo e dhjetorit, i nisëm tubimet e kësaj fushate në Velekincë. Aty gjetëm frymën e mobilizimit për 7 qershorin, te mbështetja e banorëve dhe secila dorë e shtrënguar sot”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan. Në tubim, kryetari Alban Hyseni prezantoi kandidatët e listës sonë, të cilët para banorëve shpalosën zotimet dhe programin për mandatin e ri. “Velekinca i bashkohet rrugëtimit për shtetin që garanton siguri për vendin, progres për zhvillimin dhe mirëqenie për qytetarët, pa lënë askënd mbrapa”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes së…
Hyseni: Mbështetje për biznese që fuqizojnë rininë dhe sjellin standarde evropiane në Gjilan
Kreu i Vetëvendosjes në Gjilan, Alban Hyseni, së bashku me kandidatët e kësaj Lëvizjeje për deputetë, vizituan kompaninë KiKxxl, e cila ofron shërbime profesionale për kompanitë më të njohura gjermane. Hyseni ka thënë se kompanitë e këtij niveli janë një vlerë e shtuar e jashtëzakonshme për shtetin tonë dhe një shtyllë e rëndësishme për ekonominë lokale. Ai shtoi se përmes këtij investimi, të rinjtë tanë jo vetëm që sigurojnë vende pune stabile dhe afatgjata, por edhe vlerësohen me paga të mëdha e dinjitoze që u mundësojnë ta ndërtojnë të ardhmen këtu. “Mbështetja për biznese të tilla që fuqizojnë rininë…
Policia në Gjilan paralajmëron shoferët: Gjoba deri në 500 euro për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes
Policia Rajonale në Gjilan ka rikthyer vëmendjen te rreziku i përdorimit të telefonit mobil gjatë vozitjes, duke u bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes maksimal në komunikacion. Në njoftimin e publikuar, Policia thekson se përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit, si mbajtja e tij në dorë apo përdorimi i pajisjeve që shpërqendrojnë vozitësin, ndalohet me ligj pasi cenon sigurinë në rrugë dhe ul mundësinë e reagimit në kohë. Autoritetet kanë sqaruar edhe masat ndëshkuese për ata që kapen duke shkelur këtë rregull. Për shkeljen e parë parashihet gjobë prej 100 euro dhe…
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me DKKO në Gjilan, pas një hetimi dhe aplikimit të masave të veçanta hetimore, ka ndaluar të dyshuarin S.S, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas dyshimit të bazuar, i pandehuri S.S, nga viti 2019 e deri me datë 02.03.2026 i punësuar në Komunën e Kllokotit, në cilësinë e zyrtarit për kulturë, rini, sport dhe si menaxher i bibliotekës së Kllokotit, me dashje ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke mos…
Njoftim nga Lëvizja Vetëvendosje – Gjilan “Champions League Final. Të shtunën, më 30 maj, me fillim nga ora 18:00, në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, shikojmë bashkë finalen e Ligës së Kampionëve në ekran të madh. Pas finales fillon Tubimi i Madh. Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gjilan.
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë evidentuar dhjetëra aksidente trafiku dhe mijëra gjoba për shkelje në komunikacion. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 21 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 28 aksidente me dëme materiale, ndërsa nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. Po ashtu, policia ka shqiptuar 2 mijë e 488 tiketa trafiku ndaj pjesëmarrësve që kanë shkelur rregullat në komunikacion. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 persona, 10 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona janë raportuar në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/
Shkruan: Refik Hasani Një çerek shekulli pas arritjes së Marrëveshjes së Konçulit, sfidat dhe perspektiva e paqes së qëndrueshme mbeten ende të hapura në procesin e zbatimit të plotë të saj. Kjo marrëveshje u arrit ndërmjet përfaqësuesve të UÇPMB-së dhe faktorëve ndërkombëtarë, ku pala shqiptare mbrojti pragun, Dinjitetin, Identitetin dhe Referendumin e shqiptarëve të kësaj krahine, që përfshin Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Realiteti me të cilin përballen shqiptarët e kësaj treve vazhdon të mbetet i rëndë. Shqiptarët shumicë ende nuk gëzojnë të drejta të barabarta, dhe nuk jan të përfaqësuar përpjestimisht dhe kanë mbetur ndërmjet premtimeve të pambajtura, moszbatimit të…
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” në fshatin Germovë të Vitisë. Sipas raportit policor, rasti kishte ndodhur më 11 tetor 2025, rreth orës 13:30, ku dyshohet se ishte kryer vjedhje në një objekt fetar – xhami. Më 22 maj 2026, pas veprimeve hetimore, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar për përfshirje në këtë rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./Gjilani INFO/
Një lokal në rrugën “Brigada 173” në Viti është përfshirë nga zjarri të premten rreth orës 13:00. Sipas raportit policor, personi që është ankuar, ka njoftuar se objekti i tij është kapluar nga flakët, për të cilin rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve dhe policia, të cilët kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll. Autoritetet bëjnë të ditur se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe as vlera e dëmit të shkaktuar. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./Gjilani INFO/

