- Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
- Moti sot
- Shtëpia me inati nuk mbahet
- Shtëpia me inati nuk mbahet
- Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
- Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
- 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
- Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Author: admin
Në terren për vlerësimin e gjendjes së lumenjve dhe identifikimin e nevojave për ndërhyrje në pastrimin e tyre
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani, së bashku me zyrtarët e drejtorisë për vlerësimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore, kanë filluar vizitat në teren në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për vlerësimin e gjendjes së lumenjve dhe identifikimin e nevojave për ndërhyrje në pastrimin e tyre. Sipas drejtorit Shabani, gjatë këtyre vizitave në terren, po bëhet inspektimi i detajuar i segmenteve të ndryshme të lumenjve në territorin e komunës, me fokus të veçantë në zonat ku janë evidentuar probleme të mëhershme si grumbullimi i mbeturinave, bllokimi i rrjedhës së ujit, dëmtimi i…
Drejtori i Arsimit, Jeton Rexhepi, priti në takim drejtorin Policisë në Bashkësi dhe Parandalim (DPP) në Prishtinë, major Ramadan Ahmeti, si dhe koordinatorin për Komunitet dhe Parandalim në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, toger Fatos Latifi. Gjatë takimit, major Ahmeti prezantoi projektin “Nga errësira në dritë”. Ky projekt, do të realizohet në bashkëpunim ndërmjet DPP-së dhe DKA-së në Gjilan dhe synon ngritjen e vetëdijesimit tek të rinjtë për dukuritë negative në shoqëri, me theks të veçantë në parandalimin e përdorimit të drogave. Njëkohësisht, projekti promovon mendimin kritik dhe nxit zgjedhje të shëndetshme përmes artit dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se më 21 prill 2026 ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit: – Dy (2) aktakuza janë ngritur kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”; – Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Kontrabandimi me mallra”; – Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”; – Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”; – Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”; – Një (1) aktakuzë…
Në vazhdën e vizitave të realizuara nëpër qendrat e mjekësisë familjare, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, ka vizituar QMF “Fazli Ramadani” në Zhegër. “Aty nga afër u njohëm me punën dhe përkushtimin e stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, tha Kadriu. Drejtoresha për Shëndetësi, tregoi se gjatë vizitës u diskutua për sfidat me të cilat përballen, nevojat për përmirësim të kushteve të punës si dhe mundësitë për avancimin e mëtejmë të shërbimeve shëndetësore. “U vlerësua lartë angazhimi dhe profesionalizmi i stafit, të cilët çdo ditë janë në shërbim të komunitetit”, tha drejtoresha Mimoza Kadriu./Gjilani…
Rrëfimi i Hoxhë Enverit dhe Abdylhakim Shaqirit nga Gjilani: Nga sfidat e regjimit te kontributi në luftë dhe pas saj
Shkruan: Sabri Abdullahu Një dëshmi e rrallë dhe mjaft domethënëse vjen nga hoxha gjilanas, Enver Rexhepi, i cili përmes një rrëfimi personal ka shpalosur jetën dhe angazhimin e tij ndër vite, duke reflektuar mbi sfidat, sakrificat dhe kontributin në shoqëri. I lindur në vitin 1949 në Malishevë të Gjilanit, ai rrugëtimin fetar e nisi përmes shkollimit në Prishtinë dhe Preshevë. Në vitin 1973 u emërua imam në xhaminë “Dere Mëhallë”, ku shërbeu për plot 41 vite, deri në pensionimin e tij në vitin 2014. Gjatë periudhës së regjimit të atëhershëm, hoxhë Enveri u përball me vështirësi të shumta, përfshirë…
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme që pasqyrojnë gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend. Sipas raportit, nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë evidentuar 25 aksidente me persona të lënduar dhe 25 të tjera vetëm me dëme materiale. Në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut, janë shqiptuar gjithsej 1,759 tiketa trafiku ndaj shkelësve të rregullave rrugore. Sa i përket masave policore, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 23 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 4 persona janë ndaluar me vendim të prokurorit. Ndërkohë, një person është…
Sot vendi ynë do të ndikohet nga një mot i paqëndrueshëm, ku paraditja pritet të karakterizohet me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa nuk përjashtohen reshje të izoluara shiu në disa zona. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shtohen dukshëm, duke sjellë reshje lokale shiu, të cilat herë pas here mund të jenë në formë rrebeshi dhe të shoqërohen me shkarkesa rrufesh. Era do të fryjë nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor, me intensitet mesatar deri të fuqishëm, duke arritur shpejtësi nga 15 deri në 51 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet…
Sipas të dhënave më të fundit nga autoritetet e sigurisë, gjatë periudhës raportuese janë evidentuar këto statistika: – Nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet – 26 aksidente trafiku me persona të lënduar – 33 aksidente trafiku me dëme materiale -Janë shqiptuar 2,423 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme – 16 persona janë arrestuar – 8 persona janë dërguar në mbajtje – 1 person është ndaluar me urdhër të policisë – 2 persona janë në vuajtje të dënimit Autoritetet e rendit bëjnë apel për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe…
Në fshatin Partesh, policia ka arrestuar një person të dyshuar mashkull kosovar, pas një incidenti të raportuar brenda familjes. Sipas burimeve zyrtare, i dyshuari, nën ndikim të alkoolit, ka ofenduar anëtarët e familjes së tij, duke shkaktuar shqetësim dhe ndërhyrje të menjëhershme të organeve të rendit. Pas pranimit të informatave se i njëjti posedonte armë zjarri, njësitë policore kanë kryer kontroll, me ç’rast kanë konfiskuar një pistoletë, dy karikatorë dhe 22 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në polici për procedura të mëtejme hetimore. Autoritetet theksojnë se rastet e…
Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme. Gjatë orëve të pasdites, në zonat malore mund të paraqiten reshje të izoluara shiu. Era do të fryjë nga drejtimi verior dhe verilindor, duke arritur në intervale të caktuara intensitet më të lartë, me shpejtësi që varion nga 17 deri në 54 km/h, sipas MeteoKosovës, transmeton Gjilani INFO. Temperaturat minimale parashihen të jenë ndërmjet 8 dhe 10°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 17 deri në 21°C.

