Author: admin

Pas një angazhimi të gjatë dhe të vazhdueshëm për të përmirësuar infrastrukturën e ujësjellësit, Komuna e Vitisë është bërë përfituese e një projekti të rëndësishëm që do të sjellë investime të shumta në fabrikën e ujit në Letnicë. Ky projekt, i cili ka për qëllim modernizimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit të ujit për qytetarët e kësaj komune, është pjesë e një iniciative më të gjerë të mbështetur nga Programi për Nxitjen dhe Levimin e Mundësive për Sigurinë e Ujit (FLOWS). Ky projekt, i cili përfshin ndërtimin dhe rinovimin e disa impianteve dhe sistemeve kyçe të ujësjellësit, pritet të…

Read More

Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, në prag Ditës së Gruas-8 Mars, ka ndarë mirënjohje për gratë që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme siç janë shëndetësia, polivia, administrate komunale, arsimi dhe biznesi. Drejtoresha Leka ka thënë se në një ceremoni të mushur me atëmosferë të jashtëzakonshme kanë qenë të pranishme gra që kanë punuar me pasion dhe përkushtim e disa prej të cilave janë tashmë pensioniste, por që e kanë lënë një shenjë të paharrueshme në çdo sektor ku kanë vepruar. “Si drejtoreshë për zhvillim ekonomik dhe kryesuese e grupit të grave, është një…

Read More

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar raste të aksidenteve dhe gjobave në trafik, arrestime, paraburgime dhe vuajtje dënimesh në Kosovë. Policia e vendit ka njoftuar se për një ditë kanë ndodhur 51 aksidente, prej tyre, 1 me fatalitet, 15 me lëndime trupore si dhe 35 tjerat me dëme materiale. Mandej, se janë shqiptuar 1 mijë e 811 gjoba në trafik, si dhe, që janë arrestuar 11 persona, paraburgpsur 7 dhe 2 janë dërguar në vuajtje dënimi./GJILANI INFO/

Read More

Personi i dyshuar, shtetas i Serbisë, pas një mSzmarrëveshje verbale, ka sulmuar fizikisht një person në Ranilluk, duke e grushtuar, bëri me dije sot policia. Personi I sulmuar thuhet se është shtetas i Kosovës, dhe për të njejtin njoftohet se ka pësuar lëndime trupore për çka edhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërkaq I dyshuari gjendet në arrati, thuhet për rastin./GJILANI INFO/

Read More

KV Drita ka shkruar histori duke fituar për herë të parë trofeun e Ligës Gjergj Kastrioti, i cili ishte titulli i vetëm që i mungonte klubit gjilanas. Drita e mposhti Ferizajn me rezultat 3:0 (25:11, 25:23, 25:17). Dominimi i Dritës u pa që në setin e parë, ku skuadra nga Gjilani zhvilloi një lojë të shkëlqyer dhe fitoi 25:11. Ferizaj reagoi në setin e dytë, duke luftuar deri në fund, por Drita tregoi qetësi dhe e mbylli atë me rezultat të ngushtë 25:23. Në setin e tretë, Drita nuk la vend për surpriza, duke e siguruar fitoren me 25:17…

Read More

Drita vazhdon me lojëra të mira dhe fitore në elitën e futbollit të Kosovës. Drita e ka mundur me rezultat 2:0 Ferizajn, në takimin e javës së 22-të. Drita ndali tre pikë që e ka bërë edhe një hap të madh drejt titullit të kampionit. Pjesa e dytë vulosi takimin. Albert Dabiqaj shënoi me kokë në minutën e 57-të dhe Veton Tusha në të 69-të realizoi për 2:0. Drita kryeson me 50 pikë e Ferizaj zë vendin e shtatë me 26 pikë.

Read More

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan  përmes një reagimi vlerëson se pushteti me drona i VV-së në Gjilan brenda një rreze prej 500 m2, po i bën katër shkelje të rënda, të cilat përbëjnë katër vepra penale “Brenda një rrezeje prej 500 m², pushteti me drona i VV-së në Gjilan po i bën katër shkelje të rënda dhe, rrjedhimisht, katër vepra penale, përfshirë projekte pa leje dhe uzurpime pronash, duke e lënë qytetin e Gjilanit në mëshirën e të tjerëve. Kjo është një pasqyrë e qartë e mungesës së kontrollit dhe administratës së dobët, ku çdo ditë…

Read More

“Në themelin e murit të një oborri në Llashticë të Gjilanit është gjetur një pako metalike me disa kapsolla eksplozivi të pashpërthyera nga pronari derisa po kryente disa punë në shtëpinë e tij”, njoton policia. I njejti për rastin është ankuar në polici, e pastaj në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i FSK së për deminim dhe KFOR-i të cilët edhe e kanë tërhequr pakon me eksploziv. Sipas policisë dyshohet  se kjo pako me të  gjeturat në të u përkasin një periudhës të vjetër kohore./GJILANI INFO/

Read More

Ekipi i Gjilanit ka mbyllur edhe seancën e fundit stërvitore në prag të duelit kampional ndaj Suharekës, takim i vlefshëm për xhiron e 22-të në Albi Mall Superligë. “Gjithë grupi ka qenë në dispozicion të stafit teknik përveç Robert Rrahmanit, i cili po vazhdon me procesin e rikuperimit dhe sulmuesit Almir Aganspahic, i cili ka ndjerë një shqetësim muskular pas sfidës së javës së kaluar ndaj Dukagjinit. Pozitiv është rikthimi i Endri Reçit, i cili kishte kohë që po qëndronte në infermieri. Gjatë javës ekipi ka shfaqur pozitivitet dhe gatishmëri për përballjen ndaj Suharekës, e cila është e treta…

Read More