Author: admin

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe stabil. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me acar të lehtë, ndërsa dita e ngrohtë me rritje të mëtutjeshme të temperaturave. Minimalja pritet të zbresë deri në -3 gradë Celsius, kurse maksimale mund të arrijë deri në 16 apo 17 gradë Celsius.

Read More

“Aty ku e nisëm 35 vite më parë, në Shtëpinë e Kulturës “Zija Shemsiu” në Përlepnicë, u mblodhëm bashkë për ta shënuar këtë përvjetor të madh të themelimit të partisë shtetformuese”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar aktual i degës së LDK-së në Gjilan. Ai bëri me dije se më 4 mars 1990 u themelua Dega e LDK-së në Gjilan, ku kryetar i Kuvendit Zgjedhor u zgjodh Musa Qerimi, por kësaj ngjarjeje i parapriu 23 janari 1990, ku u themelua Këshilli Organizativ për themelimin e LDK-së, me kryetar tashmë të ndjerin dhe të paharrueshmin, veprimtarin e madh, Dalip Dalipi. “2025-ta…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe deputetë e zyrtarë të tjerë nga institucionet qendrore e lokale kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në rrugën “Hamdi Kurteshi”. Kryetari i Alban Hyseni, i njoftoi mysafirët për investimet rreth 2.4 milionë eurove, ku rruga do të jetë me katër korsi, trotuare në të dy anët, shteg për biçikleta dhe infrastrukturë nëntokësore. Kryeministri, Albin Kurti, tha se vizituan vendpunimet e zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi” ku rreth 50% të punëve kanë përfunduar. Të tregojmë se kryeministri Kurti, kishte marrë pjesë në vendosjen…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcin dhe deputetë e zyrtarë të tjerë nga institucionet qendrore e lokale kanë vënë gurthemelin e çerdhes së re në lagjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan. Kryetari Alban Hyseni, tha se ky investim i rëndësishëm, me vlerë prej 855 mijë eurosh, do të ofrojë një hapësirë moderne prej 900 metra katrorë, e cila do t’i shërbejë 80 fëmijëve, duke garantuar kushte të përshtatshme dhe të sigurta për zhvillimin e tyre. Kryeministri Albin Kurti, tha se janë këtu për…

Read More

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu ka pritur në takim gjyqtarët Bekim Salihu, Dibran Jusufi dhe Freskim Musliu, të cilët janë transferuar nga gjykatat tjera të Republikës së Kosovës, në Gjykatën Themelore në Gjilan. Në këtë takim, kryetari i gjykatës Salihu iu uroi mirëseardhje gjyqtarëve, duke ju dëshiruar suksese në punë dhe duke iu ofruar bashkëpunim dhe mbështetje të plotë, duke theksuar se ky transferim do të kontribuojë në zgjidhjen dhe efikasitetin më të lartë të trajtimit të lëndëve në gjykatë, gjithashtu edhe në degët Kamenicë dhe Viti. Gjyqtari Bekim Salihu është transferuar në fund të vitit…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë me dije se fshatin Rogoqicë të Kamenicës është zënë një shtetas i Serbisë duke kaluar me veturën e tij ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Sipas policisë personi është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. “Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë i cili përmes rrugëve ilegale me veturën tij ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /GJILANI INFO/

Read More

Me rastin e vënies së gurthemelit të një çerdheje të fëmijëve, sot Albin Kurti deklaroi se derisa ka ardhur ai në pushtet nuk ka pasur interesim institucional dhe social për fëmijët e Gjilanit. Me këtë ai hodhi poshtë gjithë angazhimin e shoqërisë dhe institucioneve të Gjilanit për angazhimin dhe interesimin e tyre për një edukim, shëndet dhe mirëqenie të fëmijëve. Komisioni për Arsim i LDK-së i kujton Kurtit se kur ka patur edukim parashkollor në Gjilan, ai as gjallë nuk ka qenë. Prandaj, deklaratën e tij e shohim si nënçmuese dhe shumë fyese për gjithë qytetarët dhe historikun e arsimit…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka kërkuar nga Kuvendi Komunal, të thërras seancë urgjente me vetëm një pikë të rendit atë për dhënien në shfrytëzim të pronës publike për periudhën prej 30 vjetëve për Universitetin “Kadri Zeka”. I pari i Gjilanit, tregon se të premten, më datën 7 mars, duke filluar nga ora 10:00, kanë ftuar seancën urgjente për të votuar dhënien në shfrytëzim të pronës publike për Universitetin publik “Kadri Zeka”. “Në këtë pikë, jemi së bashku me të gjithë përfaqësuesit politikë në Gjilan. Po hapet rruga për investime në Universitetin e Gjilanit”, tha kryetari Alban Hyseni./GJILANI…

Read More

Organizata joqeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës, ka organizuar fushatën e vetëdijesimit në Kamenicë me qëllim të promovimit të drejtave të komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës. Qëllimi fushatës vetëdijësuese ishte promovimi dhe informimi i qytetarëve për mbrojtjen e të drejtave të Komunitetit Rom, për integrimin e romëve dhe shfrytëzimin e të gjitha të drejtave në arsim, punësim, mirëqenie sociale, shëndetësi, etj. Në këtë aktivitet për shpërndarjen e fletëpalosjeve kanë marrë pjesë stafi i Dardanapressit, të rinjtë e komunitetit Rom. Ky projekt është përkrahur nga Zyra e…

Read More