Personi i dyshuar, shtetas i Serbisë, pas një mSzmarrëveshje verbale, ka sulmuar fizikisht një person në Ranilluk, duke e grushtuar, bëri me dije sot policia.
Personi I sulmuar thuhet se është shtetas i Kosovës, dhe për të njejtin njoftohet se ka pësuar lëndime trupore për çka edhe ka pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërkaq I dyshuari gjendet në arrati, thuhet për rastin./GJILANI INFO/


