Author: admin

Për ngjarjen e ka njoftuar policia, dhe sipas saj, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, pas konstatimit të kësaj vdekje, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’u kryer autopsia dhe që të zbulohet shkakun i vdekjes. Policia ka nisur hetimet për rastin./GJILANI INFO/

Read More

Skuadra gjilanase, FC Drita, në momentet e fundit ia ka arritur ta shkëpus një pikë, në ballafaqimin që pati me Prishtinën, ndeshje kjo e javës së 20-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. Ky derbi i luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, solli emocione të papërshkrueshme për të dyja taborët, pasi u shënuan plotë gjashtë gola. Ishin vendësit që përmbyllën pjesëlojën e parë me epërsi 2:0, me golat e Leotrim Kryeziut (25’) dhe Diar Halilit (35’), dhe kur u duk se për vendësit po shkonte takimi “vaj” e për mysafirët, si më keq, Drita ia arrin që ta…

Read More

Kryetrajneri i SC Gjilanit. Ardian Nuhiu ka bërë thirrje për reflektim nga konferenca për shtyp e mbajtur para duelit kampional ndaj FC Ballkanit, takim ky i cili zhvillohet të dielën në Gjilan. Nuhiu ka vlerësuar kundërshtarin, por ka theksuar se ka besim te plotë në grupin që ai drejton për këtë takim dhe pjesën tjetër të kampionatit. “Na pret një ndeshje e fortë përballë Ballkanit, duke parë edhe dy përballjet e kaluara në të cilat kishte raste dhe gola të shumtë. Përballë kemi një skuadër që brenda vetës ka shumë cilësi dhe luan me disa sisteme të ndryshme. Bashkë…

Read More

Portieri i SC Gjilanit, Kenan Haxhihamza është shfaqur para gazetarëve në konferencën për shtyp në prag të duelit të fundjavës ndaj Ballkanit, të cilën, ekipi i tij e zhvillon në shtëpi. Numri një i portës së skuadrës kuq e bardh, ka bërë thirrje gjithë bashkëlojtarëve për të pasur fokusin dhe përqendrimin maksimal në këtë përballje, si dhe të luftojnë për të marrë maksimumin e pikëve, gjithmonë duke vlerësuar edhe cilësitë e kundërshtarit. “Na pret një kundërshtar i fortë dhe i respektuar. Por, ne do ta respektojmë vetën fillimisht dhe do të japim gjithçka nga vetja, duke filluar nga minuta…

Read More

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 46 gjoba trafiku. Sipas të dhënave të policisë, brenda kësaj kohe janë regjistruan 26 aksidente me të lënduar si dhe 34 aksidente tjera me dëme materiale. Për të njejtën kohë janë arrestuar dhjetë persona, ndërsa pesë të tjerë u dërguan në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More

Është lënduar në këmbë me armë zjarri një femër nga Hajnoci i Kamenicës nga një person, ka njoftuar policia, rast ky që është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Lidhur me rastin, thuhet se e plagosura ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor. Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/

Read More

Në kuadër të xhiros së 20-të, FC Drita do të takohet me FC Prishtinën, nesër e shtune në “Stadiumin Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 17:00. Për kryetrajnerin e skuadrës gjilanaseë, Zekirija Ramadani këto ndeshje janë derbi dhe janë vërtetë të ‘zjarrta’ në fushë. “Nesër do të luhet derbi i xhiros, ku do të luhet në orarin e mbrëmjes ku për ne jashtë do të jetë pak ftohtë, mirëpo jam i bindur se për futbollistët brenda në fushë flet shumë nxehtë. Një fushë shumë e mirë, skuadër entuziaste por gjithmonë mbështetemi te skuadra jonë, objektivi jonë, jemi në rrugën e…

Read More

Komuna e Vitisë nderoi z. Remzi Ibrahimi me mirënjohje pas ky dhuroj pajisje teknologjike, konkretisht 13 kompjuter, për Shkollën fillore të mesme të ulët “Safet Rexhepi” në Zhiti. Bëhet me dije se ky donacion ka mundësuar funksionalizimin e plotë të kabinetit të informatikës, duke përmirësuar cilësinë e mësimdhënies. Zyrtarët komunal në emër të kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe DKA-së falënderuan z. Ibrahimi për kontributin e tij në mbështetje të arsimit./GJILANI INFO/

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve A.I. dhe E.D., pasi që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, të pandehurit A.I. dhe E.D., me datën 18 janar 2025, në Gjilan, me qëllim të dobisë pasurore të kundërligjshme, me përdorimin e forcës apo kanosjes serioze, me mjet të rrezikshëm sëpatë dhe thikë, kryejnë grabitje në dëm të të dëmtuarit A.A, në atë mënyrë që fillimisht e thërrasin të takohen, hyjnë në veturën e tij dhe kërkojnë nga i njëjti…

Read More

FC Drita ka prexzantuar sot prurjen e re në klub, ukrainasin Denys Kostyshyn. “Denys vjen nga superliga e Ukrainës dhe do të jetë një alternativë shtesë për trajnerin Zekirija Ramadani. Denys është lojtarë me tipare ofensive dhe pozita e tij e preferuar është mesfushor ofensiv por që mund të luaj edhe në krahë e fazës sulmuese”, thuhet tutje në njoftim. Denys në kampionatin e Ukrainës ka qenë pjesë e ekipeve si Dnipro ku dhe është zhvilluar si futbollist, Kolos Kovalivka dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Oleksandriya. “Kostyshyn ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në qershor…

Read More