- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Investime jo të pakta janë duke u zhvilluar në Komunën e Gjilanit. Këto projekte kanë për qëllim krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se afër 10 milionë euro investime brenda një rrezeje prej rreth 500 metrash. “Po realizohen projekte të rëndësishme që po e transformojnë qytetin”, tha Alban Hyseni. I pari i komunës, tregoi se bëhet fjalë për Sallën e Sporteve në vlerë prej 2.7 milionë euro, Stacionin e Autobusëve në vlerë rreth 1 milionë euro, Shkollën e Mjekësisë në vlerë prej 3.3 milionë euro dhe…
Të nderuar besimtarë! Vëllezër e motra! Nesër më 01 Mars 2025 është dita e parë e ramazanit, kam kënaqësinë dhe privilegjin që me urimet dhe përgëzimet më të mira të ju dëshiroj, shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë të muajit të Ramazanit. Duke ditur se Islami është udhëzim hyjnorë i cili e shoqëron njeriun nëpër të gjitha fazat e jetës së tij, pa marrë parasysh vendin dhe kohën, njeriut i ofron mundësin reale të rregullimit të jetës duke e shoqëruar atë me kryerjen e obligimeve që dalin nga Kurani Famëlartë. Nisur nga ky parim agjërimi i muajit të Ramazanit e…
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu, së bashku me prokurorin nga Departamenti për Krime të Rënda z. Isuf Sadiku, gjatë ditës së sotme vizituan kampin Bonsteel. Kryeprokurori Kadriu dhe prokurori Sadiku u pritën nga përfaqësuesit e Zyrës Ligjore të KFOR-it amerikan, kapiteni z. Ryan Adams, kapitenja znj. Laura Eckstein dhe përfaqësues të tjerë. Fillimisht kryeprokurori falënderoi të njëjtit për pritjen, pastaj u diskutuan çështje të ndryshme të punës dhe u vlerësua roli i tyre në ruajtjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në vend. Gjithashtu, u vlerësua edhe bashkëpunimi i deritanishëm dhe u dakorduan që ky bashkëpunim…
Policia në Gjilan ka arrestuar një person nga Maqedonia e Veriut, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje. Sipas policisë, fjala është për një shqiptar për të cilin thuhet se ka sulmuar fizikisht të dashuren e tij, shtetase e Kosovës. “Ajo ka pranuar pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./GJILANI INFO
Haziri: VV Gjilanin e shndërroi në shitore të thyer, ne e dëshmuam konstruktivitetin sepse e duam qytetin më shumë se partinë
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, në konferencën për media të mbrëmjes, ka paraqitur qëndrimet e partisë përkitazi me zhvillimet e fundit në Kuvendin Komunal. LDK në Gjilan ka filluar me procesin e analizës së zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke i falënderuar strukturat e partisë, komisionerët e vëzhguesit, duke qenë se jemi në fazën e tretë të procesit zgjedhor, ku pritet çertifikimi i tyre. Jemi falënderues ndaj të gjithë atyre që kanë punuar pa u kursyer, në mënyrë që LDK ta kalojë këtë process, duke qenë shembulli më i mirë…
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka bërë një vizitë studimore në Bibliotekën Romane Pustika, OJQ- Durmish Aslano, Romano Teatro “Nexhip Menekshe” dhe Radio Ramono Avazo në Prizren. Qëllimi i organizimit të vizitës ishte shkëmbimi i përvojave dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve si dhe diskutimi i problemeve, sfidave që ballafaqohen qytetarët e komunitetit Rom. Gjatë vizitës qytetarët e komunitetit rom janë njoftuar nga kreatorja e bibliotekës “Romane Pustika”, Urma Menekshe e cila i njoftojë të pranishmit për poetët rom, për titujt e librave rome…
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Programi “Arsimi i Lartë dhe Hulumtimi i Qëndrueshëm” (SHER) kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, duke hapur mundësi për bashkëpunim të ngushtë në fushën e arsimit të lartë dhe hulumtimit të qëndrueshëm. Kjo marrëveshje do të kontribuoi në forcimin e kapaciteteve të të dyja institucioneve dhe do të mundësojë realizimin e projekteve të përbashkëta që promovojnë zhvillimin dhe avancimin e njohurive në këto fusha. Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan tha se ky është një moment që thellon dhe forcon lidhjet tona në fushën e arsimit…
Kuvendarët e Gjilanit miratojnë rregulloren dhe planin e ri të veprimit për transparencë 2025-2028
Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në seancën e sotme të rregullt, e cila është e dyta për këtë vit, ka miratuar rregulloren dhe planin e ri për transparencë, të cilat i ka arsyetuar drejtoresha për Administratë të Përgjithshme, Arbenita Sopi Haziri, duke theksuar se risia më këtë rast është buxhetimi me pjesëmarrje, që tashmë bëhet obligative për t’u zbatuar nga Komuna e Gjilanit. Në këtë rast, asambleisti Gentrit Murseli (LDK) tha se e mira është që edhe kjo rregullore tregon hapat se si duhet të miratohet buxheti. Kuvendi ka miratuar, po ashtu, edhe rregulloren…
Kuvendi Komunal i Vitisë diskutoi pasqyrat financiare për periudhën Janar-Dhjetor 2024 dhe raportin e kryetarit të Komunës
Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancën e tij të dytë për këtë vit, në të cilën u diskutuan disa çështje me rëndësi për zhvillimin e komunës. Pika kryesore e diskutimit ishte raporti njëvjeçar i Kryetarit të Komunës, si dhe pasqyrat financiare për periudhën janar-dhjetor 2024. Seanca u hap nga kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi, i cili nisi diskutimet rreth pyetjeve dhe shqetësimeve të këshilltarëve drejtuar ekzekutivit, duke pasuar me miratimin e rendit të ditës për këtë seancë. Pika e parë që ngjalli më shumë diskutime ishte prezantimi i raportit të punës së Kryetarit të Komunës. Ky raport u shoqërua me…
Shënohet Dita e Dëshmorëve të UÇPMB-së, zbulohet obelisku i dëshmorëve nën patronatin e kryetarit të Gjilanit Alban Hysenit
Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Gjilan dhe OVL e UÇPMB-së Bujanoc me aktivitete të shumta shënohet Dita e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Përkujtimet nisen me homazhe tek vendi i rënies në Konçul të Bujanocit. Pastaj homazhe u bënë edhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan. Po ashtu është mbajtur akademia përkujtimore në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan. Derisa është bërë edhe zbulimi i obeliskut të dëshmorëve të UÇPMB-së në Gjilan. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se…

