Edhe gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar raste të aksidenteve dhe gjobave në trafik, arrestime, paraburgime dhe vuajtje dënimesh në Kosovë.
Policia e vendit ka njoftuar se për një ditë kanë ndodhur 51 aksidente, prej tyre, 1 me fatalitet, 15 me lëndime trupore si dhe 35 tjerat me dëme materiale.
Mandej, se janë shqiptuar 1 mijë e 811 gjoba në trafik, si dhe, që janë arrestuar 11 persona, paraburgpsur 7 dhe 2 janë dërguar në vuajtje dënimi./GJILANI INFO/


