Ahmet Selmani
(ose engjëll dashurie)
Vasha është verbuar nga rrëngjimi i diellit
në vend se të qëndisë një engjëll dashurie
e të ngjitet mbi flatrat e tij të mëndafshta
për të lozur me ajrin si një flutur e mbuzur
ajo qëndis një lucifer me buzëqeshje të rreme
i cili nesër do ta hajë të gjallë si prenë
e më pastaj me një përgjërim të thellë
do të stisë përrallën e bukur të dashurisë
e cila u varros në kujtesën me sy prej qielli.