Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2 mijë 558 gjoba në trafik.
Sipas policisë, gjatë të njëjtës periudhë kohore janë evidentuar 54 aksidente në trafikun rrugor, 26 prej tyre me lëndime dhe 28 tjerat me dëme materiale.
Policia njofton se u arrestuan 19 persona dhe 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje, po për të njejtin rreth kohor. /GJILANI INFO/


