- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Rashiti: PDK i jep përkrahje vetëm propozimit të parë të UKZ-së, e jo propozimit të kryetarit të Gjilanit
“Që nga data 8 tetor 2024, kryetari i Gjilanit Alban Hyseni e ka injoruar tërësisht kërkesën urgjente të Universitetit Kadri Zeka, për dhënien në shfrytëzim të parcelës në kompleksin e shkollave të mesme, për t’i hapur rrugë investimeve të reja në UKZ”, ka thënë sot Riad Rashit, kryetar i PDK-së së Gjilanit në konferencën për media. Sipas Rashititi, pas pesë muaj heshtje të tij, ai sot ka ftuar seancë urgjente të Kuvendit Komunal, kinse në kordinim me përfaqësuesit politik. Çfarë hipokriti tipik është ky kryetar komune. Ai thotë se propozimi i tij, për dhënien në shfrytëzim të shkollës së…
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësitin DHTN në Gjilan, pas hetimeve disa mujore, me urdhër të prokurorit ka ndaluar të pandehurin V.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Tek i njëjti, në komunën e Vitisë janë sekuestruar 11 paketime substancë e dyshuar narkotike, e llojit ‘’Marihuanë’’, me peshë prej 10 kg. 488 gr., 3 peshore dhe para në vlerë prej 1,630 euro.…
Ka filluar në Viti edicionin i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Këngës Folklorike Tradicionale “NINULLA”
Në Viti përmes një tryeze të rrumbullakët ka filluar edicioni i dytë i festivalit Ndërkombëtar të Këngës Folklorike Tradicionale “NINULLA”. Me këtë rast një fjalë rasti si nikoqir i këtij festivali ka mbajtur kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. “Kam nderin që në cilësinë e kryetarit të komunës, të mirëpresim edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Këngës Folklorike Tradicionale “NINULLA” në qytetin e Vitisë. Ky festival, i cili mbledh artistë nga Italia, Turqia, Republika Çeke, Sllovenia, Qiproja Veriore, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, është dëshmi e fuqisë së kulturës për të bashkuar njerëzit, për të ndarë…
Fillon në Gjilan implementimi i projektit për vendosjen e numrave të objekteve dhe ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare
Komuna e Gjilanit, ka nisur me vendosjen e numrave të objekteve. Në fillimin e nisjes së këtij projekti ishte edhe kryetari Alban Hyseni, ku numri u vë edhe në objektin e komunës. “Filloi implementimi i projektit për vendosjen e numrave të objekteve dhe ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare”, tha kryetari Hyseni. Më tej ati tregoi ka filluar instalimi i 33 mijë e 250 numrave të objekteve në Komunën e Gjilanit. “Ky është një hap i rëndësishëm drejt standardizimit të adresave, që do t’i ndihmojë qytetarët në regjistrimin e adresave zyrtare dhe unike, do të përmirësojë sigurinë dhe do të…
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, sot, përveç urimit më të sinqertë, dua t’ju shpreh në emër të gjithë qytetarëve të Vitisë falënderimin dhe mirënjohjen tonë të thellë për punën tuaj të palodhur dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që keni dhënë dhe vazhdoni të jepni në përcjelljen e dijes dhe edukatës tek brezat e shumtë. Përmes punës suaj, e cila është përplot përkushtim, dashuri dhe seriozitet, ju kontribuoni në zhvillimin e të rinjve dhe të rejave, duke i pajisur ata me arsim dhe edukatë, dhe duke i nxitur që të shikojnë përpara, për të punuar për veten e…
Është mbajtur tribuna fetare me studentë dhe nxënës në organizim të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka organizuar tribunë fetare me studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka“ dhe nxënësit e shkollave të mesme në medresen paralelja në Gjilan, me dy ligjërues: Dr.Kushtrim Qerimin dhe .Dr.Fidan ef Xhelilin Në hapje të tribunes, mirëseardhje për ata që ishin të pranishëm uroj kryetari i KBI të Gjilanit, Naim ef. Aliu, e pastaj ka folur për rëndësinë e muajit të Ramazanit dhe vlerën e këtij muaji që dallon nga muajit e tjerë, sepse në këtë muaj ka zbritur Kurani Famëlartë. Ligjërata e Dr. Kushtrim Qerimi ishte e fokusuar në aspektin shëndetësor, kurse ligjerata…
Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10 deri në 27 km/h, njofton Meteo Kosova. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kamenicës, Liridon Kastrati së bashku me përfaqësuesin e OVL-UÇK-së dega në Kamenicë, Milaim Limoni, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pjesëtarë të FSK-së dhe të tjerë, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Këto homazhe janë bërë në kaudër të Manifestimit Tradicional “Epopeja e UÇK-së” 2025. /GJILANI INFO/
Me rastin e Epopesë së UÇK-së, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale të Vitisë të udhëhequr nga kryetari i komunës Sokol Haliti, kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi dhe të tjerë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh, për të përkujtuar dhe nderuar dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës. Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, policisë, FSK-së dhe të tjerë. Përndryshe Epopeja e UÇK-së është një ndër ngjarjet më kulmore të historisë së popullit shqiptar të Kosovës dhe si e tillë, manifestohet çdo vit si përkujtim…
Të premtet do të jenë ditët kur qytetarët mund të priten në takime nga Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni
Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pasi ka thënë se dyert e komunës janë të hapura për qytetarët, edhe ka paralajmëruar se do të takohet pasditen e së premtes me ata qytetarë që shprehin interesim për takim. Kryetari Hyseni ka theksuar se pavarësisht takimeve të përditshme dhe për shkak të kërkesave të shumta, krakas kësaj ka caktuar një kohë të veçantë për takime me qytetarët. Sipas tij, çdo të premte, nga ora 14:00 deri në 16:00, do të priten në takime qytetarët e interesuar për bashkëbisedime të hapura. “Të dashur qytetarë, ky nuk është një kufizim, dyert tona…

